Connect with Us

Horoskopi i ditës, 4 mars 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 4 mars 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Duke pare pozicionimin e Plutonit ne qiellin tuaj, gjerat kane për t’iu ecur me se miri. Klima ne jetën ne çift do jete edhe me e ngrohte nga me pare dhe mund te merreni vesh për gjithçka me partnerin. Beqaret do takojnë shume persona interesante, por do e kenë te vështirë te hedhin menjëherë hapa. Ne planin financiar mos humbni kohen duke u marre me gjera te kota, por riorganizoni buxhetin.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ju te dashuruarit do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite dhe do bëni te pamundurën për te sqaruar edhe mosmarrëveshjet qe iu kishin lindur. Beqaret do afrohen me persona me te cilët ndajnë interesa te përbashkëta. Ata mund t’i takojnë ne pune ose ne ndonjë trajnim ku do shkojnë. Për financat do përkujdeseni me shume se kurrë dhe do mund te gjeni zgjidhje për çdo problem.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Venusi do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ta përmirësojë atë. Merkuri nga ana tjetër do forcoje dialogun dhe mirëkuptimin. Beqaret do kenë një dite me te favorshme dhe do arrijnë te njohën me persona me vlera. Për financat duhet te dini te kujdeseni me tepër dhe te kryeni shpenzime te mirëmenduara. Po ja dolët sot, gjendja do jete e mire edhe nesër.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ju çiftet. Gjerat do rrjedhin shume natyrshëm dhe nuk keni për te pasur probleme serioze me partnerin. Beqaret do jene me te gatshëm për te dale neper takime e për te hedhur hapa te menjëhershme. Për fat, mundësitë e sotme do jene te jashtëzakonshme. Ne planin financiar nuk roitën vështirësi sepse prej kohesh dini si ta organizoni situatën.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Edhe pse Urani do mundohet t’ua destabilizoje marrëdhënien ne çift, ju dhe partneri do bëni te pamundurën qe kjo gjë te mos ndodhe. Dëgjojeni zemrën dhe besojini me tepër atij qe keni ne krah. Beqaret jo vetëm qe do kenë njohje, por mund te hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje afatgjate. Ne planin financiar mundohuni te mos ndërmerrni shume rreziqe qe te mos keni as probleme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Partneri do jete shume romantik gjate kësaj dite do iu beje te ndiheni si neper ëndrra. Nuk do mungojnë përkëdheljet dhe puthjet ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite gjithashtu te favorshme. Ata do joshin dhe do joshen ne çdo moment. Ne planin financiar do jeni me te motivuar për ta përmirësuar situatën dhe do merrni gjithë masat e nevojshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Të gjithë ata që kanë kaluar ditë të vështira së fundmi, sot do ndihen me më shumë energji për të sqaruar gjithçka. Mund të heqin dorë edhe nga disa zakone të hershme. Beqarët do kenë fat me shumicë dhe do fillojnë të ndërtojnë mure të fortë për një lidhje afatgjatë. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm dhe nuk do keni probleme serioze. Do ndiheni shumë të qetë.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Gjatë kësaj dite do e thelloni edhe më shumë marrëdhënien me partnerin. Do e shprehni pafund dashurinë dhe do bëni edhe premtime. Beqaret do kërkojnë persona specialë e pa të meta çka nuk do mund të arrihet sot. Dita do jetë e zakonshme. Financat do kenë disa përmirësime të vogla që në fakt do ju ndihmojnë të zgjidhni disa probleme të mbetura pezull.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do keni përshtypjen se nuk keni përfituar mjaftueshëm nga jeta dhe do doni te bëni ndryshime sa më parë. Ne çdo moment do i shprehni ndjenjat edhe me shumë dhe goxha persona do bien pre e joshjes tuaj. Beqarët jo vetëm qe do keni takime, por do hidhni edhe hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Ne planin financiar do ju ndodhë një problem që do ua turbullojë gjithçka.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Më shumë se kurrë më parë ju do i kushtoni rëndësi të madhe jetës tuaj në çift. Do shmangni me çdo kusht mosmarrëveshjet dhe problemet. Beqarët do afrohen me disa persona që do i bëjnë t’iu rrahe fort dhe me ta mund të fillojnë lidhje të pathyeshme. Për financat dita duket e mërzitshme. Nuk do jeni shumë të përqendruar dhe mund te bëni gabime me shpenzimet.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë me atë që keni në krah duhet me patjetër të bëni më tepër lëshime. Po menduat se ju nuk keni bërë gabime dhe t’ia hidhni gjithë fajin personit në krah gjërat do ndërlikohen edhe më shumë. Beqarët do joshin gjithë kohës, por nuk do kenë shumë fat. Dielli do i privilegjojë përkohësisht financat dhe gjendja do jetë e kënaqshme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse keni nj lidhej te fortë dhe harmonike sot gjërat do përmirësohen akoma dhe me shumë. Do ndiheni të plotësuar dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë prej yjeve. Beqarët do ndihen ende të pasigurt për hapat që do hedhin dhe do stepen të ecin më tej. Ne planin financiar do favorizohen transaksionet financiare dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Largimi i të rinjve/ Ish drejtuesja e INSTAT: Shqipëria rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore

Publikuar

-

Nga

Ish drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja, thotë se shifrat e largimeve të shqiptarëve jashtë vendit vijojnë të mbeten të larta.

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Nurja ngre alarmin se po largohet mosha e re dhe Shqipëria rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore në të ardhmen.

“Shifrat që nga viti 2008 të larginit të shqiptarëve dhe kanë qënë diku 2 000 deri në 3 000 jo më shumë. Dhe pas vitit 2014 ka filluar një rritje e madhe duke arritur kulmin në 2015 me 69 000 të larguar që kërkojnë azil ekonomik. Dhe ky trend pati një rënie të lehtë më 2016 – 2017 por në dy vitet e fundit ka ruajtur trendin rritës 22 000. Në krahasim me vendet e tjera të ballkanit. Psh Bosnje Hercegovina që është një vend si Shqipëria ka pasur 10 000 të larguar. Pra shifrat tregojnë që është më tepër një fenomen që ka ndodhur në Shqipëri. I vetmi vend që mund të krahasohet me ne ka qenë vetëm Kosova që ka pasur 73 000 të larguar. Vendet e tjera kanë qenë me ritme shume të ulta. Ajo që mua më shqetëson më shumë nga këto shifra është largimi i moshes së re. 76 % janë nën moshën 35 vjeç. Problemi është për të ardhmen. Dhe kjo nuk lidhet vetëm me mungesën e forcës së punës, por edhe lindjet. Lindjet kanë rënë”, tha Nurja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Tomini: 39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinimi

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetsisë thekson se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të identifikuar me koronavirus përveç disa rasteve të dyshuara të cilët janë bërë të gjithë verifikimet e nevojshme.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës , Eugena Tomini tha se rastet e testuara janë persona që kanë pasur udhëtime në vendet ku ka shpërthyer epidemia, si dhe që kanë shfaqur probleme respiratore.

“Deri më tani, në total janë kontrolluar 17.830 udhëtarë në pikat kufitare, ku mes tyre vëmendja më e veçantë ka qenë ndaj atyre të kthyer nga Italia, apo shtete të tjera të prekura, të cilëve u sugjerohet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Nga këta, janë 39 udhëtarë që u janë sugjeruar vetëkarantinim, dhe nëse pas telefonatave edhe me numrin e gjelbër 127, gjendja shëndetësore vështirësohet, rastet shkojnë tek Shërbimi Infektiv”, tha Tomini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përfituan nga amnistia/ Sot hapen dyert e burgjeve për 175 të dënuar

Publikuar

-

Nga

Rreth 175 të dënuarit që përfituan nga amnistia do të lënë sot çelitë e burgut.

Kujtojmë këtu se  ligji për amnistinë u miratua në fillim të këtij viti, ndërsa presidenti Meta e dekretoi në datën 14 shkurt 2020.

Nga amnistia përfitojnë përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

LEXO TE PLOTE