Connect with Us

“Hall më të madh mos paç”/ Greg Rama tregon si është të jetosh nën “hijen” e babait

Politikë

“Hall më të madh mos paç”/ Greg Rama tregon si është të jetosh nën “hijen” e babait

Publikuar

-

Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit Edi Rama ka folur për marrëdhënien me të atin dhe ndikimin që ka pasur në jetën e tij.

Teksa u pyet, nga gazetarja e TV “Abc News”, sesi është të jetosh nën “hijen” e babait, Gregori tha, me shaka, se ngushëllohet duke i thënë vetes “hall më të madh mos paç”.

Më tej, djali i Kryeministrit deklaroi se i ati ka qenë një shtysë për jetën e tij atistike.

“Jam krenar për prindërit që kam, ai ka qenë një shtysë, më ka dhënë besim që unë të merrem me këtë gjë (art). E ndjej që kam një përgjegjësi më të madhe se dikush tjetër që kur bëj diçka ta bëj sa më mirë. Por ky proces, sikur çdo gjë tjetër e imja, ka ardhur natyrshëm dhe është zhvilluar natyrshëm”, tha Gregor Rama nga ekspozita e tij e fundit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dule flet për gabimin e opozitës/ “Meta duhet ta kishte shpërndarë Parlamentin 1 vit më parë”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e ka cilësuar të drejtë paralajmërimin e presidentit, Ilir Meta, për shpërndarje të Parlamentit.

Dule thotë se shpërndarja e Parlamentit është një akt i vonuar i Metës, pasi pretendon se Kreu i Shtetit kishte të gjithë tagrin ligjor e Kushtetues që në maj të vitit 2019-të, kur shteruan listat plotësuese të opozitës dhe Parlamenti mbeti me 122 deputetë.

Aleati i Lulzim Bashës deklaroi se situata aktuale është si pasojë e një krize më të thellë politike, që sipas tij, kërkon zgjidhje politike, siç janë zgjedhjet e parakohshme.

LEXO EDHE:  I dashur Skënderbe i Spiropalit/ Na çove vite e vite larg Europës

LEXO EDHE:  “Fshihet pas Manjës dhe Fugës”/ Noka nuk i kursen akuzat për Ramën

Gjithashtu, Dule tregoi në studion e TV “Abc News”, se djegia e mandateve, nga ana e opozitës, filllisht ishte një gabim, ndërsa theksoi se opozita nuk mund të bëhej fasadë e mazhorancës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përfaqësuar Ramën në gjyqet tona”/ Berisha i vërsulet Avokates së re të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për emërimin e Enkelejda Muçës si Avokate e Përgjithshme e Shtetit, në vend të Artur Metanit.

Berisha thotë se Muça është avokate personale e kryeministrit Edi Rama dhe është shpërblyer për punët që ka bërë. Ish lideri i demokratëve deklaron se Avokatja e re e Shtetit ka përfaqësuar kreun e qeverisë në paditë që ky i fundit ka ngritur ndaj tij.

“Avokatja e kreut të meduzës, Muçaj emërohet kryeavokate e shtetit! Miq, Ndrikull Enkelejda Muçaj, narkoavokatja personale e krye kreut të mafies së Shqipërisë, rajonit dhe Europës, Edvin Mafisë shpërblehet me emërimin kryeavokate e narkoshtetit të parë në Europë! Kjo ndrikull ka përfaqësuar Edvin Mafinë në të gjitha paditë hakmarrëse farsë që ai ka ngritur kundër meje!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

Emërohet Avokatja e Përgjithshme e Shtetit/ Kush është femra që zëvendëson Metanin

LEXO TE PLOTE

Politikë

E firmosi në shesh/ Meta dërgon në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend për disa shtesa dhe ndryshime ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Meta deklaron se ndryshimet e miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës shkelin parimin e sigurisë juridike, parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit, parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Shtetit thotë se anashkalimi i betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Presidenti, synon të deformojë rëndë këtë institucion, që tregon përgjegjshmërinë, ndërgjegjshmërinë dhe angazhimin e subjektit që merr një detyrë të rëndësishme.

Sipas Metës, synimi për ta kthyer këtë përjashtim nga rregulli, tinëzarisht e kthen këtë formë betimi në një rregull të përgjithshëm.

“Betimi përpara Kreut të Shtetit, është një garanci më shumë për njohje të parimit të sovranitetit kombëtar dhe lirive e të drejtave themelore të popullit. Për rrjedhojë, anëtarët e Gjykatës së Lartë, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njësoj si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që do të shërbejnë në ushtrimin e funksioneve të tyre si garant të të drejtave dhe parimeve të një shoqërie demokratike që përcaktohen në Kushtetutë, legjitimitetin që i rrjedh nga Kushtetuta, dhe vullnetin për ta ushtruar atë nuk mundet ta deklarojnë dhe ta garantojnë askund tjetër veçse para Kreut të Shtetit personalisht. Ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm, duhet ta bëjë betimin përpara Kuvendit, siç përcaktohet në ligjin organik[2] dhe siç ka ndodhur. Betimi para Presidentit të Republikës, përveç pasojave të kërkuara institucionale për fillimin e ushtrimit të detyrës, sjell garanci morale, dhe forcim të angazhimit për mbrojtjen e detyrimeve të paraqitura në tekstin e Kushtetutës”, thuhet në arsyet që ka renditur Meta.

LEXO EDHE:  Video-Rama ia merr valles/Tani shfaqet dhe në dasma

LEXO EDHE:  Video-Rama ia merr valles/Tani shfaqet dhe në dasma

Kujtojmë se Meta e firmosi dekretin e kthimit në Kuvend para protestuesve në Bulevardin e Kombit, ku dhe premtoi se do të shpërndajë Parlamentin nëse e votojnë sërish ligjin.

Kliko  këtu për të lexuar arsyet e plota të kthimit të ligjit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE