Connect with Us

Gati projekt-vendimi për ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti/ Rama tregon shifrën e fondit

Politikë

Gati projekt-vendimi për ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti/ Rama tregon shifrën e fondit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama bën me dije se qeveria ka bërë gati projekt-vendimin për ndërtimin e 3400 shtëpive të para të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se për ndërtimin e banesave të para është vënë në dispozicion fondi prej 8.7 miliardë lekëve.

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme

Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”, shkruan kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati nga Shkodra/ PD kërkon të na mbajë peng nga çadra

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit shkakoi vdekjen e 51 personave dhe shkatërroi mijëra banesa./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Populli është fajtor”/ Alizoti: Shqiptarët nuk reagojnë ndaj padrejtësisë

Publikuar

-

Nga

alizoti nuk jam dakord me bashen

Anëtari i Kryesisë së PD, Tomorr Alizoti, ka folur në lidhje me paralajmërimin që ka bërë Presidenti Ilir Meta, se nëse mazhoranca nuk reflekton deri në 15 mars, ai do të shpërndajë Parlamentin.

Sipas Alizotit, populli është fajtor që nuk funksionon demokracia. Ai thotë se populli shqiptar nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet. Mes të tjerash Alizoti thekson se populli është përgjegjës që mban këta politikanë.

“Populli është fajtor që nuk funksionon demokracia, e marr përsipër përgjegjësinë për ta thënë këtë gjë. Ky koncepti bolshevik që populli nuk ka kurrë faj është i gabuar. Popujt ndryshojnë, ndryshe janë gjermanët, ndryshe italianët, ndryshe anglezët. Populli shqiptar nuk reagon, përfshirë edhe mua, nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet. Demokracia është reagim. Ky popull ka bërë zgjedhjet më të lehta në historinë e tij, dhe unë e marr kurajën të jem kritik me këtë gjë. Po të kishte marrë vendime të mira, Shqipëria nuk do të ishte e fundit në Ballkan dhe Rajon, qoftë për demokraci, qoftë për varfëri, qoftë për mirëqenie. Ky popull nuk mund të pranonte këta lloj politikanësh që shkon i voton. I shan gjithë ditën, dhe kur vijnë votimet përsëri shkon voton këta politikanë, dhe partitë më të mëdhaja. Po të mos ishte kështu, do kishte dalë mundësia që të kishin prodhuar një revolucion të ri, mondan, demokratik por kjo nuk ka ndodhur. Kjo është një fiasko kot, që themi se populli është shumë i mirë. Populli është përgjegjës që mban këta politikanë. Këta politikan janë aty se i populli i voton. Edi Rama në Shqipëri unë mendoj që e votojnë, edhe pak vjedh vetë. Nëse populli është i pakënaqur me Edi Ramën duhet ta heqi. Pse nuk i thonë; ra një tërmet në Durrës, a doli njeri para drejtësisë? Ai kryetari i bashkisë që vdiqën njerëz që ikën miliona dollarë investimi i gjithë shqiptarëve që mezi i kanë fituar me gjak, kush mban përgjegjësi për këtë? Durrësi duhej të ngrihej, dhe ti thoshte; mos hajde më këtu, por nxirr përpara përgjegjësisë personat”, u shpreh Alizoti në studion e TV “Abc News”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arta Dade kërkon largimin e Ramës/ “Shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit”

Publikuar

-

Nga

“Kam ditë që e them që Rama duhet të largohet”. Kështu deklaroi socialistja Arta Dade, e cila pretendon se vetëm në këtë mënyrë të zgjidhet kriza politike.

Ish-ministrja tha se në të njëjtën mënyrë si ajo, mendojnë edhe të tjerë anëtarë të PS-së, pasi theksoi se tashmë shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit.

“Ka ende njerëz në PS që mendojnë se PS mund të reformohet. Ka mjaft anëtarë të Partisë Socialsite që kanë këtë shqetësimin që kam dhe unë. Unë kam pasur kontakte me një grup të madh të rinjsh, kemi bërë një bisedë për marrëdhëniet rajonale, dhe pas këtij takimi me shumë të rinj biseduam, që ishin të majtë, por që nuk përfaqësohen. E njëjta gjë është dhe me gratë. PS është një vlerë kombëtare. Ka kaluar dy opozita, ka kaluar një mandat dy vjeçar në qeverisje. Këto rekorde duhen çbërë tashmë. Kemi një autoritarizëm, vetëm kryeministri po rrëshket. Nuk ruan më tiparet e një force të së majtës”, deklaroi Dade në emisionin “Arena” të Dritan Hilës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Amnistia fiskale/ Eksperti i ekonomisë: Pa mirëkuptim me opozitën ligji mund të kthehet në bombë me sahat

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, duke folur për amnistinë fiskale deklaroi se ky ligj duhet të bëhet në marrëveshje të plotë me opozitën, pasi ndryshe mund të kthehet në “bombë me sahat”.

Ai sqaroi se nëse kjo mund të ndodhë opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë.

Sipas Civicit, nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim.

“Në tërësi sukses në amnistinë fiskale kanë vendet perëndimore. Ne po flasim sot detajet, ndërsa besoj se duhet që të fokusohemi tek objektivi. Në tërësi ka disa objektiva dhe ka të bëjë me bindjen se një vend ka sektor informal shumë të zhvilluar paralel. Berluskoni kur bëri reformë fiskale tha se kemi një Itali formale dhe një Itali informale dhe prandaj shpalli dhe realizoi këtë amnisti edhe Berluskoni. Ka edhe raste të tjera, edhe Greqia e ka bërë. Ka edhe raste kur bëhen transformime totale dhe amnistinë totale e bën me revolucion fiskal. Kemi krijuar bindjen se në Shqipëri ka shumë para të padeklaruar brenda dhe jashtë. Ka Shqipëri informale. Duhet një vendim politik dhe është ndër vendimet më të rëndësishëm që merr një qeveri. Pa marrëveshje me opozitën, këto bëhen një bombë me sahat. Kjo sepse opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë. Nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim. Prandaj, duhet bërë me goditje finale dhe duhet një performancë e shkëlqyer në ligj”, tha Civici në studion e emisionit “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE