LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohej për 10 të raste/ IKSHPK: Asnjë i prekur me koronavirus në Kosovë

4 Mars 2020, 22:07, Kosova & Bota CNA
Dyshohej për 10 të raste/ IKSHPK: Asnjë i prekur me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se 10 pacientë të shtruar në spital, dyshohet se ishin infektuar me koronavirus.

IKSHPK njofton se pas kontrollit, fatmirësisht ka rezultuar se në Kosovë ende nuk ka koronavirus.

?Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dhjetë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative domethënë të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2?, thuhet në njoftimin që i është dërguar mediave.

IKSHPK deklaron se që nga data 8 shkurt deri në ditën e sotme janë testuar gjithsej 52 mostra të dyshimta e koronavirus, por që të gjitha kanë rezultuar negative./ CNA.al

Lajmet e fundit nga