Sociale
Do të krijojë një parti të re?/ Meta shuan kureshtjen, sfidon publikisht mazhorancën

Ndërsa në media dhe në rrjetet sociale ka filluar të flitet mbi idenë se Presidenti Meta do të krijojë një forcë të re politike, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje që të mos lodhen me konspiracione, ndërsa thekson se projekti i tij i vetëm është mbrojtja e Kushtetutës dhe demokracisë.
Ndërkohë që mazhoranca ka ngritur një komision për shkarkimin e Metës, ky i fundit duket se sfidon sërish hapur, ndërsa i drejton edhe një mesazh të fortë qeverisë, ku rithekson se do të jetë presidenti deri në 24 korrik 2022.
“Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.
Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.”-shkruan Meta./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...