LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti sfidon Metën/ Paralajmëron politikanët: Do t’i çjerrim maskën

4 Mars 2020, 16:08, Politikë CNA
Deputeti sfidon Metën/ Paralajmëron politikanët: Do t’i

Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani ka sfiduar presidentin Ilir Meta, teksa komentoi deklaratat se këtij të fundit se do të shpërndajë Parlamentin.

Deputeti tha se nëse Meta do që të hyjë në histori, duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë se kush janë politikanët e korruptuar që kanë abuzuar me fondet e pasuritë publike.

?Paralajmërimet e zotit Ilir Meta unë do i merrja seriozisht dhe e mbështesja pa asnjë rezervë vetëm në një rast. Meta ka shansin dhe populli do ta amnistojë. Po e do Meta Shqipërinë aq sa thotë këto ditët e fundit le të dalë dhe të rrëfehet të tregojë bashkëpunëtorët e korrupsionit të lartë shtetërore me kë ka bashkëpunuar këto 30 vjet. Ti shpjerë të gjithë përpara drejtësisë si një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ai do të shpallet një hero i gjallë. Vetëm kështu e besoj unë presidentin. Sa për të hyrë në Kuvend apo për ta shpërndarë këtë, i sugjeroj kreut të shtetit që ta zgjidh me ata që e vunë President të Republikës.

Ne jemi aty për opozitë, një opozitë sa më objektive dhe jo të ndikuar nga pazaret dhe marrëveshjet. Ne jemi opozita me konstruktive që ka njohur historia e pluralizmit në këto 29 vite. Sa për ta hetuar e kam thënë disa herë janë lojëra dhe presione që i bëjnë njeri-tjetrit në kohë paqe dhe kohë lufte. Megjithatë, me besim te drejtësia dhe institucionet e reja dhe me sytë nga SHBA e BE, besoj se ditë më të mira do të vine për qytetarët shqiptarët?, deklaroi Çaçani në një prononcim për gazetën ?SOT?, ndërkohë që përplasjet mes Kreut të Shtetit dhe Metës i cilësoi lojëra politike që bëhen për të fituar kredo politike.

Deputeti paralajmëroi se opozita Parlamentare nuk do të bëhet kurrë pjesë e pazareve dhe do t?i çjerrë maskën politikanëve e pushtetarëve që kanë 30 vjet që tallen me qytetarët shqiptarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga