LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dade thumbon Ballën?/ “U mundova të largoja nga PS disa fytyra që sot na përfaqësojnë në PE”

4 Mars 2020, 20:45, Politikë CNA
Dade thumbon Ballën?/ “U mundova të largoja nga PS disa fytyra

Ish-ministrja Socialiste Arta Dade nuk i ka kursyer aspak kritikat dhe thumbimet për Partinë Socialiste, teksa ishte duke treguar shqetësimet e saj.

Dade tha se kur ka qenë në PS, së bashku me disa socialistë të tjerë, janë munduar të ndryshonin disa fytyra që janë pjesë e partisë.

?Brenda meje vazhdon të jetë shqetësimi për këtë forcë politike të cilës unë si shumë kolegë të tjerë i kushtuam 27 vite të jetës dhe sigurisht kam qenë e nderuar që kam qenë afër mjaft personaliteteve për t?i dhënë një fytyrë të re Partisë Socialiste. Atëherë u munduam të ndryshonim dhe t?i jepnim edhe një faqe të re fytyrave të atyre që kanë mbetur ende dhe tashmë na përfaqësojnë në nivelin e Parlamentit Europian apo parlamentet e tjerë, sepse dihet që Shqipëria ftohet duke qenë se ne jemi vend  kandidat në BE?, deklaroi Dade në emisionin ?Arena?.

Kështu ajo ngriti pikëpyetjet se thumbini ishte për kreun e grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën, i cili është kryetari i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian./ CNA.al

Lajmet e fundit nga