Connect with Us

“Ciu Ciu Tao Tao”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Të duket vetja i fortë

Politikë

“Ciu Ciu Tao Tao”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Të duket vetja i fortë

Publikuar

-

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur kreu të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Blushi shprehet se Ballës i duket vetja fortë ngaqë rri me çuna problematikë.

Më tej, zëdhënësi i presidentit i bën thirrje Ballës të dëgjojë zërin e popullit pasi sipas tij, ai është zëri i zotit.

“Ciu Ciu Tao Tao.
Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.
Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!
Dëgjoje zërin e popullit!
është zëri i zotit”, shkruan Blushi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Helmimi i nxënësve në Fier/ Ish deputeti thirrje prindërve: Merrni në dorë fatet e tyre

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar lidhur me helmimin e nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Baçi thotë se është e pafalshne dhe e pa imagjinueshme papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore në Fier.
Ish deputeti u bën thirrje prindërve të nxënësve, të rrezikuar që të marrin në dorë fatet e fëmijëve të tyre

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa përgjegjshmëria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier. Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.
Helm në gjithë ambjentet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital.
Shteti ka rënë, do duhej t’ju bëja thirrje, deputetëve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë. I bëj thirrje qytetarëve të Fierit prindërve të nxënësve, të rrezikuar nga përgjegjshmëria e të pa përgjegjshmëve që të marrin në dorë fatet e fëmijëve të tyre Ne na kanë në krah”, shkruan Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tallja me shqiptarët/ Kushtetuta e thotë qartë: Presidenti nuk e shpërndan dot parlamentin

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh, ose më mirë le të themi prej disa muajsh, finalizuar dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta dhe opozita kanë ngritur pritshmëritë për shpërndarjen e parlamentit. Se ai mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës.

Në fakt mazhoranca duket e qetë. Shumica e socialistëve dhe opozita informale në parlament, e kanë kundërshtuar. Të gjithë debatojnë, por debati ka ngelur gjithmonë në kuadrin e debatit politik.

Por, le të hapim Kushtetutën, meqënëse as analistët tanë të nderuar dhe askush nuk na e lexon. Tek neni 96, në pikën 4, thuhet qartë kur presidenti mund të shpërndajë parlamentin. “Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryeministrin e ri, presidenti Republikës shpërndan parlamentin”-thuhet në pikën 4 të nenti 96. Ka edhe një detaj tjetër. Në qoftë se kryeministri i emëruar nuk miratohet nga parlamenti, presidenti emëron një kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Dhe në qoftë se kryeministri i emëruar nuk miratohet brenda 10 ditëve, Kuvendi zgjedh një kryeministër tjetër dhe në këtë rast presidenti emëron kryeministrin e ri.

Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryeministrin e ri. Pra, pasi janë ezauruar tre hapat e mësipërme, presidenti i Republikës shpërndan parlamentin. Kjo është e shkruar, e zeza mbi të bardhë.

Ndërsa po të shikojmë një pikë tjetër, e cila është neni 92, tregon qartë se kush janë kompetencat e Presidentit të Republikës, që fillojnë nga mesazhet në Kuvend dhe mbyllet me mendime dhe të dhëna që kërkon nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrën e tyre.

Ka disa pika, për dhënie shtetësie, ushtrimin e faljes, dekorata nderi, grada, pranon letra kredenciale, lidh marrëveshje ndërkombëtare, emëron disa drejtues shteti, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe pushtetin vendor.

Pra, ata që flasin për Kushtetutën, filluar nga presidenti Ilir Meta i pari, duke shkuar tek juristët e opozitës, tek ata qesharakët sepse opozita ka edhe disa juristë seriozë, por që heshtin kur flitet kjo marrëzi, deri tek karagjozët e shumicës, të cilët debatojnë thjeshtë dhe vetëm politikisht dhe asnjëri nuk del me Kushtetutë në dorë.

Atë librin e kuq që Ilir Meta e puth lart e poshtë nëpër studiot televizive, apo në Bulevard. Meta mund ta hapë dhe të lezojë nenin 92 dhe nenin 96, apo edhe të gjitha nenet e tjera që përmban kjo Kushtetutë dhe të na thotë publikisht se cili është neni që i jep atij kompetencën të shpërndajë parlamentin.

Në asnjë fjalë, në asnjë fjali, në asnjë rrjesht të Kushtetutës, nuk thuhet se Presidenti ka kompetencë të shpërndajë parlamentin. Shqipëria nuk është Republikë Presidenciale. Shqipëria është një Republikë parlamentare.

Pavarësisht se mazhoranca socialiste i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, kjo edhe për faktin se vetë opozita e Lulzim Bashës dhe Republika e re i dhanë atij në tavolinë një mazhorancë kushtetuese, të cilën nuk ia dhanë shqiptarët apo është po opozita që kërkoi gjatë Reformës në Drejtësi që ndryshimet në institucione të bëheshin me shumicë kushtetuese, ç’ka ishte një garanci për opozitën. Kjo e fundit braktisi parlamentin dhe ia la të gjitha në dorë Edi Ramës.

Më tej, mund të themi se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, pa bërë konstitucionalistin, por duke e lexuar atë nen për nen, nuk i jep asnjë kompetencë Presidentit. Dhe Shqipëria si Republikë Parlamentare, mund ta shkarkojë presidentin për disa arsye, të cilat më pas duhen çuar në Gjykatë Kushtetuese, e cila aktualisht mungon. Prandaj dhe Ilir Meta sot është në betejë. Është në betejë nga frika e tij se Gjykata Kushtetuese e kapur nga mazhoranca, mund ta shkarkojë atë pas një një vendimi të parlamentit për ta shkarkuar nga detyra.

LEXO EDHE:  Sa vjet keni në krevat me PD?/ “Meta fut në sherr” Ralf Gjonin me Taulant Ballën

LEXO EDHE:  A duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha?/ Ja si përgjigjen shqiptarët

Prandaj ato që thamë më lart dhe po sjellim më poshtë nenet e nënvizuara dhe të nxjerra nga Kushtetuta e Shqipërisë, të cilat tregojnë se kush janë kompentencat e Presidentit.

Ato teoritë politike me sovranitet, se merr 10 mijë vetë në shesh e pastaj shpërndan parlamentin, e kështu e ndez debatin politik, nuk është se zgjidhin gjë, për shkak se kjo do të krijonte një preçedentë tjetër të keq për vendin. Gjë që do të çonte në të njëjtën situatë si me zgjedhjet lokale, ku ndërkombëtarët ndërhynë dhe e ndalën. Pra, pranuan që të ketë edhe zgjedhje monopartiake në më shumë se 60% të vendit.

Sepse nesër mund të vijë një president tjetër. Ikën Ilir Meta dhe vjen Edi Rama dhe shpërndan parlamentin e demokratëve. Ikën Edi Rama dhe vjen një president tjetër i PD-së dhe shpërndan parlamentin e socialistëve, i cili në fakt është zgjedhur nga populli, pavarësisht problematikave dhe raporteve zgjedhore të mbajtura nga palët.

Prandaj Kushtetuta është e përcaktuar qartë dhe me marëveshjen e 2008-ës, ka qënë Berisha dhe Rama që e kanë zgjidhur këtë çështje.

Sot është Ilir Meta i cili kërkon të ushtrojë presion duke thënë se ai mund të shpërndajë parlamentin. Asnjëherë, në asnjë rast, Ilir Meta, pra Presidenti i Republikës, nuk ka kompetencë ta shpërndajë parlamentin. Në qoftë se ai “çmendet” këtë mund ta bëjë, në qoftë se dikush tjetër i hedh benzinë zjarrit dhe do të djegë Shqipërinë dhe të krijojë një situatë tensioni në këto momente kur Shqipërisë mund t’i çelen negociatat me BE-në, është diçka tjetër.

Por, me Kushtetutë, Presidenti nuk ka asnjë kompetencë të shpërndajë parlamentin. Kjo është e shkruar, e zeza mbi të bardhë dhe nuk e mohon askush.

Le të dalë dikush dhe të nxjerrë nenin dhe pikën ku thuhet se Presidenti mund të shpërndajë parlamentin. Askund në Kushtetutë nuk gjendet.

Tani tezat me shpërndarje, me dy javë afat, e të tjera si këto, janë si ato lojërat që Ilir Meta bënte kur u kap me bllok në dorë dhe sa herë ka pasur hall, siç ishte në vitin 2008 kur janë bërë ndryshimet Kushtetuese.

Ndoshta duhet të presim dhe pak për të parë se deri ku do të shkojë “marrëzia” e Presidentit tonë. Pasi Kushtetuta nuk e lejon dhe nuk i jep kompetencë të shpërndajë parlamentin dhe ai publikisht ka premtuar se do të shkojë të bëjë këtë në mes të parlamentit pas datës 15 mars./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Adriatik Doçi

Bën aheng, tollovi dhe shenja të marra me duar para Presidencës, me rastin e firmosjes së një dekreti rutinë.

Mbledh militantët e LSI dhe PD para Presidencës për t’u puthur me Fahri Balliun, me të cilin ka 30 vite që puthet në prapaskenë.

Thërret Bashën në takim dhe i kërkon të informojë Monikën (gruan e vet) për grushtin e shtetit, thua se me Monën i ndan një kontinent dhe jo një shtrat.

Akuzon ndërkombëtarët si organizatë kriminale duke tundur flamurin amerikan.

Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që nuk tregon financimin e tubimit ku po mban fjalim.

Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që ka deklaruar vilën me vlerë disa milionë euro në Gjirin e Lalzit, pallat në Laprakë, apartament 400 mijë euro dhe pasuri të tjera të paluajtshme, me vetëm dy paga shteti.

Kërcënon se do mësyjë Kuvendin, pra se do të bëjë një grusht shteti, në emër të shpartallimit të grushtit të shtetit që ekziston vetëm në kokën e tij.

Paralajmëron se do shpërndajë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë, duke pranuar se ka paskërka shkelur Kushtetutën deri më sot që nuk e ka shpërndarë, pasi Kuvendi ka një vit që nuk i ka 140 deputetë!

Nëse Kuvendi qenkërka i paligjshëm dhe ai paskërka tagër për ta shpërndarë, si mund të caktohen afate për ushtrimin e kësaj të drejte?

Ankohet për kapjen e Kushtetutës, duke qenë vetë protagonisti i kapjes së Kushtetueses, përmes dekretimeve të paligjshme të anëtarëve pa Veting, jashtë afatit, jashtë listës fituese dhe në një vend vakant të plotësuar.

LEXO EDHE:  I quajti shpellarë/ Banorët e ‘Unazës së Re’ i përgjigjen dhëmb për dhëmb Veliajt

LEXO EDHE:  Pranoi mashtrimin me tenderin e Unazës/ Deputeti i përgjigjet Gjiknurit

I dërgon letër Dvoranit që mos kualifikojë kandidat pa Veting për Kushtetuesen, ndërkohë që vetë dekretoi dy anëtarë pa Veting, konkretisht Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin.

Kërkon si arbitër Venecian dhe kur Venecia sjell raport se ka tejkaluar kompetencat, si në rastin e tre dekreteve për një palë zgjedhje, akuzon Venecian si të përfshirë në lojërat e maxhorancës.

Mbledh stafin e Presidencës dhe si 300 spartanët shkon në dyert e SPAK për të kallëzuar Etilda Gjonajn si puçiste, ndërkohë që kallëzimin mund ta dorëzonte një punonjës i Presidencës tek posta ose mund të bëhej direkt në faqen e SPAK, madje nga celulari.

Akuzon për grusht shteti kryeministrin, i cili ka 7 vite në pushtet, ndërkohë që grushti i shtetit bëhet për të marrë pushtetin dhe jo për të rrëzuar veten nga pushteti.

Vajton boshatisjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ai bashkë me Berishën i emëruan anëtarët besnikë në këto dy gjykata, të cilët sipas pas Vetingut rezultuan hajdutë dyqanesh në Itali, ushtarë të krimit dhe të korruptuar.

Identifikon veten me Skënderbeun, i cili ishte kalorës i krishterimit dhe jo kalorës i bllokut të pazareve.

Shantazhon ambasadorin e BE me video rozë dhe në të njëjtën kohë kërkon hetimin e shantazhuesit.

LEXO TE PLOTE