Connect with Us

Braçe e thotë troç/ Ndryshimi i pagës minimale s’mjafton, PS duhet të bëjë më shumë

Politikë

Braçe e thotë troç/ Ndryshimi i pagës minimale s’mjafton, PS duhet të bëjë më shumë

Publikuar

-

Zv.Kryeministri, Erion Braçe, ka folur për akuzat e Presidentit të Republikës lidhur me favorizimin e oligarkëve me ligjin e dividentit si dhe për ndryshimin e pagës minimale në 30 mijë lekë.

Braçe u shpreh se ligji i dividentit nuk ka efekt prapaveprues, siç pretendon Ilir Meta, dhe nuk ka favorizuar një grup njerëzish, por kanë përfituar mbi 4 mijë kompani. Ai theksoi se është një nga të vetmit deputetë të Partisë Socialiste që nuk e ka votuar këtë ligj, pasi kërkon që taksimi të jetë progresiv dhe me një deklarim të vetëm vjetor për të ardhurat.

“E njoh që të vogël dhe i lexoj të gjitha çfarë thotë presidenti. I vetmi që nuk e ka votua ligjin jam unë. Presidenti nga pikëpamja formale gënjen. Ia kam dërguar të gjitha provat dhe faktet dhe përsëri gënjen. Nuk ka efekt prapaveprues. 4100 kompani kanë përfituar. Oligarkë janë këta? As te përgjegjësit nuk përmend dot emrin Meta dhe as oligarkët? Kaq oligarkë nuk janë as në Rusi”, deklaroi z. Braçe.

Duke shpjeguar pse ka votuar kundër për këtë ligj, zv.Kryeministri tha se kërkonte t’i qëndrohej zotimit të bërë në Kongresin e PS-së për tatim progresiv.

“Nuk jam nga ata që fshihem, kam procesverbalin e Kongresit të PS ku zotohemi për tatim progresiv. Është bërë debat në Parlament që mbledhja e të ardhurave të ishte në një dhe më pas të tatohej në mënyrë progresive. Të gjitha të ardhurat nuk duhen tatuar veç e veç, por në një deklarim vjetor të të ardhurve. Presidenti është në krahun e të pasurve në këtë vend dhe nuk e ka kurajën ta bëjë këtë debat”, tha më tej deputeti socialist në një intervistë për Euronews Albania.

Braçe nuk e mohoi se ka munguar në Kongresin e fundit të PS-së, madje ai nuk kurseu as kritikat për një nga zotimet e bëra nga Kryeministri, Edi Rama për ndryshimin e pagës minimale. Ai tha se, vendosja e pagës minimale në 30 mijë lekë praktikisht në realitet nuk do të ndryshojë asgjë. Zv. Kryeministri tha se në administratë janë më pak se 1 mijë persona që kanë një pagë nën këtë nivel, ndërsa për sektorin privat tha se paga minimale po përdoret për efazion fiskal të pagave dhe sigurimeve shoqërore.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Pedagogëve nuk u jepen pagat?

“Ata që mbrojnë idenë e një page minimale prej 30 mijë lekësh duhet të vijnë në Divjakë dhe të kuptojnë që nuk ka më pagë minimale 30 mijë lekë.  Ata bujq që punojnë sot në Divjakë, marrin 45 mijë lekë në muaj.  Dua që PS të diskutojë shumë për punën si e drejtë themelore, jo thjesht për pagën minimale. Ata që diskutojnë për pagë minimale, nuk ka pagë minimale 30 mijë lekë. Duhet folur për të rinjtë, për taksat e punës, për sigurinë publike. Jam marrë gjerësisht me pagën minimale, në administratë mund të jenë 800-900 rroga ose pak më tutje. Paga minimale është referencë për taksimin. Paga minimale po përdoret për evazionin fiskal të pagave dhe tatimin. Që të shmanget kjo do të duhej të shkonim drejt pagave reale dhe  të rritet presioni i administratës fiskale mbi kompanitë që gënjejnë për pagat”, theksoi Braçe.

Më tej zv. Kryeministri tha se ka shumë kompani që gënjejnë në deklarimin e pagave. Për këtë ai iu referua sektorit të fasonerisë, duke thënë se aktualisht nuk ka asnjë punonjës që paguhet nën 30 mijë lekë por deklarimi është më pak. Për këtë z. Braçe kërkoi që të bëhet më shumë nga administratë fiskale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gati projekt-vendimi për ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti/ Rama tregon shifrën e fondit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën me dije se qeveria ka bërë gati projekt-vendimin për ndërtimin e 3400 shtëpive të para të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se për ndërtimin e banesave të para është vënë në dispozicion fondi prej 8.7 miliardë lekëve.

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme

Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”, shkruan kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  Debat mes Erion Braçes dhe Koço Kokëdhimës

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Pedagogëve nuk u jepen pagat?

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit shkakoi vdekjen e 51 personave dhe shkatërroi mijëra banesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Populli është fajtor”/ Alizoti: Shqiptarët nuk reagojnë ndaj padrejtësisë

Publikuar

-

Nga

alizoti nuk jam dakord me bashen

Anëtari i Kryesisë së PD, Tomorr Alizoti, ka folur në lidhje me paralajmërimin që ka bërë Presidenti Ilir Meta, se nëse mazhoranca nuk reflekton deri në 15 mars, ai do të shpërndajë Parlamentin.

Sipas Alizotit, populli është fajtor që nuk funksionon demokracia. Ai thotë se populli shqiptar nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet. Mes të tjerash Alizoti thekson se populli është përgjegjës që mban këta politikanë.

“Populli është fajtor që nuk funksionon demokracia, e marr përsipër përgjegjësinë për ta thënë këtë gjë. Ky koncepti bolshevik që populli nuk ka kurrë faj është i gabuar. Popujt ndryshojnë, ndryshe janë gjermanët, ndryshe italianët, ndryshe anglezët. Populli shqiptar nuk reagon, përfshirë edhe mua, nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet. Demokracia është reagim. Ky popull ka bërë zgjedhjet më të lehta në historinë e tij, dhe unë e marr kurajën të jem kritik me këtë gjë. Po të kishte marrë vendime të mira, Shqipëria nuk do të ishte e fundit në Ballkan dhe Rajon, qoftë për demokraci, qoftë për varfëri, qoftë për mirëqenie. Ky popull nuk mund të pranonte këta lloj politikanësh që shkon i voton. I shan gjithë ditën, dhe kur vijnë votimet përsëri shkon voton këta politikanë, dhe partitë më të mëdhaja. Po të mos ishte kështu, do kishte dalë mundësia që të kishin prodhuar një revolucion të ri, mondan, demokratik por kjo nuk ka ndodhur. Kjo është një fiasko kot, që themi se populli është shumë i mirë. Populli është përgjegjës që mban këta politikanë. Këta politikan janë aty se i populli i voton. Edi Rama në Shqipëri unë mendoj që e votojnë, edhe pak vjedh vetë. Nëse populli është i pakënaqur me Edi Ramën duhet ta heqi. Pse nuk i thonë; ra një tërmet në Durrës, a doli njeri para drejtësisë? Ai kryetari i bashkisë që vdiqën njerëz që ikën miliona dollarë investimi i gjithë shqiptarëve që mezi i kanë fituar me gjak, kush mban përgjegjësi për këtë? Durrësi duhej të ngrihej, dhe ti thoshte; mos hajde më këtu, por nxirr përpara përgjegjësisë personat”, u shpreh Alizoti në studion e TV “Abc News”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arta Dade kërkon largimin e Ramës/ “Shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit”

Publikuar

-

Nga

“Kam ditë që e them që Rama duhet të largohet”. Kështu deklaroi socialistja Arta Dade, e cila pretendon se vetëm në këtë mënyrë të zgjidhet kriza politike.

Ish-ministrja tha se në të njëjtën mënyrë si ajo, mendojnë edhe të tjerë anëtarë të PS-së, pasi theksoi se tashmë shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit.

“Ka ende njerëz në PS që mendojnë se PS mund të reformohet. Ka mjaft anëtarë të Partisë Socialsite që kanë këtë shqetësimin që kam dhe unë. Unë kam pasur kontakte me një grup të madh të rinjsh, kemi bërë një bisedë për marrëdhëniet rajonale, dhe pas këtij takimi me shumë të rinj biseduam, që ishin të majtë, por që nuk përfaqësohen. E njëjta gjë është dhe me gratë. PS është një vlerë kombëtare. Ka kaluar dy opozita, ka kaluar një mandat dy vjeçar në qeverisje. Këto rekorde duhen çbërë tashmë. Kemi një autoritarizëm, vetëm kryeministri po rrëshket. Nuk ruan më tiparet e një force të së majtës”, deklaroi Dade në emisionin “Arena” të Dritan Hilës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE