Connect with Us

Arta Dade kërkon largimin e Ramës/ “Shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit”

Politikë

Arta Dade kërkon largimin e Ramës/ “Shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit”

Publikuar

-

“Kam ditë që e them që Rama duhet të largohet”. Kështu deklaroi socialistja Arta Dade, e cila pretendon se vetëm në këtë mënyrë të zgjidhet kriza politike.

Ish-ministrja tha se në të njëjtën mënyrë si ajo, mendojnë edhe të tjerë anëtarë të PS-së, pasi theksoi se tashmë shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit.

“Ka ende njerëz në PS që mendojnë se PS mund të reformohet. Ka mjaft anëtarë të Partisë Socialsite që kanë këtë shqetësimin që kam dhe unë. Unë kam pasur kontakte me një grup të madh të rinjsh, kemi bërë një bisedë për marrëdhëniet rajonale, dhe pas këtij takimi me shumë të rinj biseduam, që ishin të majtë, por që nuk përfaqësohen. E njëjta gjë është dhe me gratë. PS është një vlerë kombëtare. Ka kaluar dy opozita, ka kaluar një mandat dy vjeçar në qeverisje. Këto rekorde duhen çbërë tashmë. Kemi një autoritarizëm, vetëm kryeministri po rrëshket. Nuk ruan më tiparet e një force të së majtës”, deklaroi Dade në emisionin “Arena” të Dritan Hilës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Amnistia fiskale/ Eksperti i ekonomisë: Pa mirëkuptim me opozitën ligji mund të kthehet në bombë me sahat

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, duke folur për amnistinë fiskale në deklaroi se ky ligj duhet të bëhet në marrëveshje të plotë me opozitën, pasi ndryshe mund të kthehet në bombë me sahat.

Ai sqaron se kjo mund të ndodhë opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë.

Sipas Civicit, nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim.

“Në tërësi sukses në amnistinë fiskale kanë vendet perëndimore. Ne po flasim sot detajet, ndërsa besoj se duhet që të fokusohemi tek objektivi. Në tërësi ka disa objektiva dhe ka të bëjë me bindjen se një vend ka sektor informal shumë të zhvilluar paralel. Berluskoni kur bëri reformë fiskale tha se kemi një Itali formale dhe një Itali informale dhe prandaj shpalli dhe realizoi këtë amnisti edhe Berluskoni. Ka edhe raste të tjera, edhe Greqia e ka bërë. Ka edhe raste kur bëhen transformime totale dhe amnistinë totale e bën me revolucion fiskal. Kemi krijuar bindjen se në Shqipëri ka shumë para të padeklaruar brenda dhe jashtë. Ka Shqipëri informale. Duhet një vendim politik dhe është ndër vendimet më të rëndësishëm që merr një qeveri. Pa marrëveshje me opozitën, këto bëhen një bombë me sahat. Kjo sepse opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë. Nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim. Prandaj, duhet bërë me goditje finale dhe duhet një performancë e shkëlqyer në ligj”, tha Civici në studion e emisionit “Real Story”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe e thotë troç/ Ndryshimi i pagës minimale s’mjafton, PS duhet të bëjë më shumë

Publikuar

-

Nga

Zv.Kryeministri, Erion Braçe ka folur për akuzat e Presidentit të Republikës lidhur me favorizimin e oligarkëve me ligjin e dividentit si dhe për ndryshimin e pagës minimale në 30 mijë lekë.

Braçe u shpreh se ligji i dividentit nuk ka efekt prapaveprues siç pretendon Ilir Meta dhe nuk ka favorizuar një grup njerëzish por kanë përfituar mbi 4 mijë kompani. Ai theksoi se, është një nga të vetmit deputetë të Partisë Socialiste që nuk e ka votuar këtë ligj, pasi kërkon që taksimi të jetë progresiv dhe me një deklarim të vetëm vjetor për të ardhurat.

“E njoh që të vogël dhe i lexoj të gjitha çfarë thotë presidenti. I vetmi që nuk e ka votua ligjin jam unë. Presidenti nga pikëpamja formale gënjen. Ia kam dërguar të gjitha provat dhe faktet dhe përsëri gënjen. Nuk ka efekt prapaveprues. 4100 kompani kanë përfituar. Oligarkë janë këta? As te përgjegjësit nuk përmend dot emrin Meta dhe as oligarkët? Kaq oligarkë nuk janë as në Rusi”, deklaroi z. Braçe.

Duke shpjeguar pse ka votuar kundër për këtë ligj, zv.Kryeministri tha se, kërkonte t’i qëndrohej zotimit të bërë në Kongresin e PS-së për tatim progresiv.

“Nuk jam nga ata që fshihem, kam procesverbalin e Kongresit të PS ku zotohemi për tatim progresiv. Është bërë debat në Parlament që mbledhja e të ardhurave të ishte në një dhe më pas të tatohej në mënyrë progresive. Të gjitha të ardhurat nuk duhen tatuar veç e veç, por në një deklarim vjetor të të ardhurve. Presidenti është në krahun e të pasurve në këtë vend dhe nuk e ka kurajën ta bëjë këtë debat”, tha më tej deputeti socialist në një intervistë për Euronews Albania.

Braçe nuk e mohoi se ka munguar në Kongresin e fundit të PS-së, madje ai nuk kurseu as kritikat për një nga zotimet e bëra nga Kryeministri, Edi Rama për ndryshimin e pagës minimale. Ai tha se, vendosja e pagës minimale në 30 mijë lekë praktikisht në realitet nuk do të ndryshojë asgjë. Zv. Kryeministri tha se në administratë janë më pak se 1 mijë persona që kanë një pagë nën këtë nivel, ndërsa për sektorin privat tha se paga minimale po përdoret për efazion fiskal të pagave dhe sigurimeve shoqërore.

LEXO EDHE:  Padi penale kryebashkiakut demokrat/ Rama hakmerret ndaj Isa Sakjas?

LEXO EDHE:  Kur Edi Rama kërkonte daljen jashtë ligji të PS-së, shkruante në RD, e bëhej helaq nga ZP-ja

“Ata që mbrojnë idenë e një page minimale prej 30 mijë lekësh duhet të vijnë në Divjakë dhe të kuptojnë që nuk ka më pagë minimale 30 mijë lekë.  Ata bujq që punojnë sot në Divjakë, marrin 45 mijë lekë në muaj.  Dua që PS të diskutojë shumë për punën si e drejtë themelore, jo thjesht për pagën minimale. Ata që diskutojnë për pagë minimale, nuk ka pagë minimale 30 mijë lekë. Duhet folur për të rinjtë, për taksat e punës, për sigurinë publike. Jam marrë gjerësisht me pagën minimale, në administratë mund të jenë 800-900 rroga ose pak më tutje. Paga minimale është referencë për taksimin. Paga minimale po përdoret për evazionin fiskal të pagave dhe tatimin. Që të shmanget kjo do të duhej të shkonim drejt pagave reale dhe  të rritet presioni i administratës fiskale mbi kompanitë që gënjejnë për pagat”, theksoi Braçe.

Më tej zv. kryeministri tha se, ka shumë kompani që gënjejnë në deklarimin e pagave. Për këtë ai iu referua sektorit të fasonerisë, duke thënë se aktualisht nuk ka asnjë punonjës që paguhet nën 30 mijë lekë por deklarimi është më pak. Për këtë z. Braçe kërkoi që të bëhet më shumë nga administratë fiskale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryesia e PS institucion “kukull”/ Arta Dade: Shqiptarët refuzuan Ramën në 30 qershor

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja socialiste, Arta Dade thotë se shqiptarët refuzuan kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 30 qershorit të vitin 2019.

Sipas saj zgjedhjet u bojkotuan dhe nga anëtarësia e Partisë Socialiste.

Dade nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj kryesisë së PS, duke e quajtur institucion “kukull”.

“U kam një vit që kam artikuluar disa kundërshti të mijat për mënyrën se si veprohet brenda PS. Mocioni iu drejtua Kongresit. Unë nuk doja ta çoja te Kryesia, sepse unë kam refuzuar të jem pjesë e asaj kryesie. Ajo është një institucion kukull dhe nuk ka asnjë vendimmarrje. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kam lexuar komente në media. Kanë marrë detyra që sipas statutit të jenë poste të zgjedhura, ndërsa këta janë emëruar.
Janë disa dukuri që në PS nuk kanë ndodhur kurrë. Një përpjekje për të reformuar këtë parti, pasi ka shumë anëtarë të partisë nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në këtë parti. Fakti që në zgjedhjet lokale, unë besoj se kanë marrë pjesë 12-15%, dhe dihej që nuk ishin zgjedhje por votime, unë mendoj se zgjedhjet u bojkotuan dhe nga anëtarësia e Partisë Socialiste. Unë mendoj që këto vota që nuk shkuan te PS, ku shkojnë? Është një refuzim që iu bë Kryeministrit”, u shpreh Dade në studion e emisionit “Arena”./CNA.al

LEXO TE PLOTE