Connect with Us

Amnistia fiskale/ Denaj: Do të nisë “viti zero”, të çlirojmë Shqipërinë nga plaga ekonomike e sociale

Politikë

Amnistia fiskale/ Denaj: Do të nisë “viti zero”, të çlirojmë Shqipërinë nga plaga ekonomike e sociale

Publikuar

-

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur për amnistinë fiskale.
Denaj deklaroi se ky projekt-ligj ka si synim që të lërë pas një plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, mënjanimin e ekonomisë informale.

“Në fakt janë 7 lagje nga 2006 deri 2017 qe janë hedhur për biznesin që janë konsideruar si amnisti, por s’kanë qenë amnisti. Vetëm më 2011 ka pasur një përpjekje për të bërë amnisti dhe ka dështuar. Kjo amnisti nuk u bë, sepse nuk u shoqërua me amnisti penale. Kryeministri tha se do jetë një ligj jo i thjeshtë, por preku edhe nene të caktuara në Kodin Penal. Pra, e kemi rregulluar brenda ligjeve. Lidhet me objektiv për të nisur një vit zero për të lënë pas një plagë të madhe. Më herët kanë synuar informalitetin, por jo evazionin. Flasim për vit zero që të çlirojmë Shqipërinë nga një plagë ekonomike dhe sociale”, tha Denaj në studion e Real News.

Anila Denaj theksoi se shteti do të marrë një rol rregullator të ekonomisë me ligje që janë të njëllojta si në vendet e BE-së.

LEXO EDHE:  Zhvillim i shpejtë i bankave në Shqipëri dhe Kosovë

“Ne flasim për një ndryshim të rëndësishëm dhe për të bërë ligje sikundër në BE. Ne mendojmë se brenda shtatorit jemi gati që administrata jonë të bëjë shmë për këtë ligj. Ne do të luftojmë pastrimin e parave. Ka elementë të administratës që nuk janë gati, por ne do të fillojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Unë nuk mund të them se që nesër mund të bëjmë një kontroll të imtësishëm, por do të bëjmë të pamundurën në vazhdim për të luftuar informalitetin”, deklaroi Denaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Brenda PS është vrarë demokracia”/ Dade: Në Kongres erdhën njerëz me lista

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, thotë se brenda Partisë Socialiste është vrarë demokracia e brendëshme.

Sipas saj, Rama largoi nga radhët e PS në mënyrë arbitrare njerëz që kishin vlera dhe kontribute në këtë parti. Dade thekson se gjithçka ndodhi pas vitit 2009.

“Unë Kongresin e kam ndjekur nga televizioni. Sado bëra përpjekje të mos e ndiqja, por mesa duket brenda meje vazhdon të jetë shqetësimi për këtë forcë politike që i kushtuam 27 vjet të jetës. Kam qenë e nderuar që kam qenë në krah të personaliteteve për ti dhënë një fytyrë të re partisë. Si mua ka dhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe sidomos pas 2009, personalitete të spikatura në fushën e tyre. Sigurisht që kjo ka qenë në mënyrë arbitrare. Sepse nëse dikush e lë karrierën sepse nuk zgjidhet dhe nuk zbaton rregullat e partisë, kjo është normale. Por kjo ka ardhur si rezultat i mbytjes së demokracisë së brendshme në parti”, tha Dade në emisionin “Arena” në RTV “Ora”.

Më tej Dade u shpreh se në Kongres u sollën njerëzit me lista nga bashkitë.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Banka Botërore: Gati të japim 100 mln euro hua për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Pesha e popullsisë me 9-vjeçare në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë

“Takimi ishte manifestim, pasi gratë dhe rinia nuk quhet Kongres. Janë sjellë njerëzit me kuota, janë sjellë me lista nga bashkitë. Veprimtaria për rininë ishte manifestim”, tha Dade./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hall më të madh mos paç”/ Greg Rama tregon si është të jetosh nën “hijen” e babait

Publikuar

-

Nga

Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit Edi Rama ka folur për marrëdhënien me të atin dhe ndikimin që ka pasur në jetën e tij.

Teksa u pyet, nga gazetarja e TV “Abc News”, sesi është të jetosh nën “hijen” e babait, Gregori tha, me shaka, se ngushëllohet duke i thënë vetes “hall më të madh mos paç”.

Më tej, djali i Kryeministrit deklaroi se i ati ka qenë një shtysë për jetën e tij atistike.

LEXO EDHE:  Bien me 13.2 % të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

LEXO EDHE:  Bien me 13.2 % të ardhurat nga tatimi mbi fitimin

“Jam krenar për prindërit që kam, ai ka qenë një shtysë, më ka dhënë besim që unë të merrem me këtë gjë (art). E ndjej që kam një përgjegjësi më të madhe se dikush tjetër që kur bëj diçka ta bëj sa më mirë. Por ky proces, sikur çdo gjë tjetër e imja, ka ardhur natyrshëm dhe është zhvilluar natyrshëm”, tha Gregor Rama nga ekspozita e tij e fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dule flet për gabimin e opozitës/ “Meta duhet ta kishte shpërndarë Parlamentin 1 vit më parë”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e ka cilësuar të drejtë paralajmërimin e presidentit, Ilir Meta, për shpërndarje të Parlamentit.

Dule thotë se shpërndarja e Parlamentit është një akt i vonuar i Metës, pasi pretendon se Kreu i Shtetit kishte të gjithë tagrin ligjor e Kushtetues që në maj të vitit 2019-të, kur shteruan listat plotësuese të opozitës dhe Parlamenti mbeti me 122 deputetë.

Aleati i Lulzim Bashës deklaroi se situata aktuale është si pasojë e një krize më të thellë politike, që sipas tij, kërkon zgjidhje politike, siç janë zgjedhjet e parakohshme.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Pulje, “autostrada” e drogës

LEXO EDHE:  Reuters: Franca kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Gjithashtu, Dule tregoi në studion e TV “Abc News”, se djegia e mandateve, nga ana e opozitës, filllisht ishte një gabim, ndërsa theksoi se opozita nuk mund të bëhej fasadë e mazhorancës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE