Kronika
Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Zbardhen të tjera detaje, shoqërohen disa persona

Të tjera detaje kanë dalë në ditë në lidhje me ngjarjen e rëndë, mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku dy persona u ekzekutuan me armë zjarri.
Mësohet se dy viktimat janë, Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mësohet se rreth 13 persona janë shoqëruar si autorë të dyshuar, për vrasjen e mbrëmshme, por më pas disa prej tyre janë lënë të lirë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Njëri nga viktimat Dorjan Shkoza disa vite më parë ka bërë 5 vite burg ndërkohë 24 vjeçari dhe pse nuk është një person i skeduar nga policia është një person që në zonë njihet për shitje dhe trafikim narkotikësh./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...