Connect with Us

Vijon operacioni “Mezhgorani”/ Shkon në 37 numri i të arrestuarve

Kronika

Vijon operacioni “Mezhgorani”/ Shkon në 37 numri i të arrestuarve

Publikuar

-

Shkon në 37 numri i të arrestuarve nga operacioni “Mezhgorani”.
Vihet në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

5 ditë më parë, pas një hetimi 6-mujor u finalizua operacioni “Mezhgorani”, në kuadër të të cilit u arrestuan, u ndaluan dhe u proceduan 53 shtetas.

LEXO EDHE:  Protesta në “Rrugën e Kombit”/ 23 të arrestuarit dërgohen në Gjykatën e Tiranës

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Presione dhe inskenime ndaj qytetarëve/ Arrestohet avokati në Fier

Publikuar

-

Nga

Kapet dhe ndalohet një shtetas me profesion avokat, i shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: K. Xh., 30 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 08.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi K.Xh., gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

LEXO EDHE:  Kapen 103 kg drogë gati për transport/ Arrestohen 6 persona

LEXO EDHE:  Tensione dhe përplasje te Drejtoria e Policisë/ Banorët e Astirit shkatërrojnë derën

Materialet proceduriale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunë ndaj motrës, vajzës dhe bashkëshortes/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në Yzberisht, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

LEXO EDHE:  Vjedhja e zyrës ku paguheshin gjobat/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Dosja e Toyota Yaris/ Lirohen katër të arrestuarit

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M.., 57 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë një 30 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Korçës ku një 30 vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lozhan, ndërsa identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të riut./CNA.al

LEXO TE PLOTE