Connect with Us

Ukraina konfirmon rastin e parë me koronavirus

Bota

Ukraina konfirmon rastin e parë me koronavirus

Publikuar

-

Ukraina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus.

Njoftimin e ka dhënë zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Viktor Lyashko i cili tha se rasti ishte identifikuar në qytetin jugperëndimor të Chernivtsi.
Sipas mediave vendase, pacienti kishte udhëtuar me familjarët për në Itali.

“Ne patëm katër raste të dyshuara dhe sot një rast u konfirmua,” tha Lyashko në një konferencë për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Publikuar

-

Nga

Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur.

Këtë deklaratë e ka bërë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç në një vizitë zyrtare sot në vendin afrikan.

“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE-së dhe OKB-së, ka thënë Daçiqi.

Sipas shefit të diplomacisë së Serbisë, “prej 193 shteteve anëtare të OKB-së, 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 nuk e njohin atë, përderisa pesë shtete ndodhen në një gjendje fluide, përkatësisht e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të”.

LEXO EDHE:  Foto-16-vjeçarja filmon vdekjen e saj/ Çfarë ndodhi me të?

LEXO EDHE:  Publikimi i audio-përgjimeve/ Kryeministri ukrainas jep dorëheqjen

Sierra Leone, e vendosur në Afrikën Perëndimore në brigjet e Atlantikut, është vendi i 18-të që tërheq tërheqjen e njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur.

LEXO TE PLOTE

Bota

Forcohen masat për koronavirusin/ Mbyllen 28 shkolla në Greqi

Publikuar

-

Nga

Pas regjistrimit të disa rasteve të personave të prekur nga koronavirusi, autoritetet greke kanë ndërmarrë masa kundr përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

Sipas mediave greke, janë mbyllur përkohësisht 28 shkolla, të cilat do të dezinfektohen.

Kjo për faktin se disa prej fëmijëve të këtyre institucioneve kanë pasur kontakte me 7 të prekurit që janë aktualisht me koronavirus. Mësohet se këto shkolla do të qëndrojnë të mbyllura për 1 javë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pesë shtetet ku është përqendruar koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se koronavirusi i ri, edhe pse është përhapur në 62 vende të botës, ai mbetet i përqendruar vetëm në pesë vende.

Rrjedhimisht, shtoi ai, ka ende mundësi që të shmanget përhapja globale.

Koronavirusi COVID-19 e ka origjinën në Kinë.

Nga mbi 88,900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit – provincën Hubei.

Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.

LEXO EDHE:  Dyshohet për të prekurin e parë me koronavirus në Kosovë/ Një person shkon në spital

LEXO EDHE:  Publikimi i audio-përgjimeve/ Kryeministri ukrainas jep dorëheqjen

“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.

Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar.

Që atëherë, mbi 3,000 njerëz – shumica në Kinë – kanë humbur jetën.

Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

LEXO TE PLOTE