LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret”/ Manjani tregon hapat që duhen ndërmarrë

3 Mars 2020, 09:39, Politikë CNA
“Tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret”/ Manjani

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar tubimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Manjanit, tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret, as me një premtim përt dekret tjetër

Manjani thekson se ai tubim kërkon mendim të pjekur se si do të vendoset sundimi i Kushtetutës dhe ligjit në vend.

?Tubimi tregoi se sa nevojë ulëritëse kanë njerëzit për lëvizje politike përbashkuese. Përballë është vetëm një individ që bën si cub dhe, që ua shpifi njerëzve me ato që bën e flet.
Nëse ai tubim nuk pasohet nga lëvizje politike të mirfillta, sipas një plani të mirkoordinuar dhe që bashkon politikën dhe shqiptarët, nuk kemi që në terezi.
Është e qartë, tashmë edhe analistët e qeverisë e pranojnë, që Kushtetuta është shkelur e përdhosur?, shkruan Manjani.
Ai thotë se detyra e politikës është që të rikthejë normalitetin kushtetues.

?Populli në rrugë nuk kthen normalitet. Maksimumi bën revolucion. Është politika që duhet ta bëjë.
Që politika të fillojë të funksionojë, duhet si fillim dialogu, në vijim rivendosja e pluralizmit politik në përfaqësim, pra duhen lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme.
Pa parlament pluralist nuk ka as institucione të besueshme e as garanci që sundon Kushtetuta.
Sigurisht, ka shuuuuumë gjëra të tjera për t’u bërë, por këto janë vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit.
Pa dyshim është edhe opsioni që populli bën revolucion, por personalisht nuk e uroj! Askush ska pa hajër nga lëvizjet revolucionare. Maksimumi që bëjnë revolucionet është:heqin një rregjim dhe sjellin një tjetër të ngjashëm ose më të egër se ai që hiqet.
Prandaj është koha për politikë, ky kryefjala është dialogu dhe zgjedhjet?, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga