LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL, ultimatum dy të “fortëve” të radhës

3 Mars 2020, 12:27, Kronika CNA
Të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL, ultimatum

Operacioni Forca e Ligjit ka ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit dy personave të tjerë, të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020,  OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E. H., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”;

I. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale ?Vrasja me paramendim? e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga