LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur”/ Avokati i Henri Çilit flet për akuzat

3 Mars 2020, 22:22, Kronika CNA
“Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka

Avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e rënda që janë ngritur ndaj klientit të tij.

Duraj deklaroi se gjatë gjithë kohës ka konstatuar shkelje të ligjit, duke filluar që nga arrestimi i Çilit e deri te marja në pyetje.

Avokati pretendon se takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, ndërsa theksoi se shpreson që kjo deklaratë të jetë një pakujdesi.

?Kanë qenë dy avokatë që janë arrestuar. Janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mbrojtësve. Është kontrolluar zyra pa prokurorin. Madje edhe përgjimet konsiderohen si përgjime mes avokatit dhe klientit dhe nuk konsiderohet apo përdoret si provë. Janë të ndaluara me ligj. Ky është vetëm fillimi i shkeljeve. Akuza e parë ishte mashtrimi, arrestohen edhe mashtruesi dhe i mashtrueri. U arrestua e gjithë zyra ligjore dhe këtu fillon paradoksi. Paradoksi i dytë është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Të gjithë mund të mbajnë përgjegjësi për ushtrim ndikimi të paligjshëm, vetëm avokati jo. O do akuzohet për korrupsion ose s?ka vepër penale. Sepse, ku do ta ushtronte këtë ndikim? Çdo avokat mund të bëjë takime dhe ndërmjetësim, por nuk ka ndodhur. Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, shpresoj të jetë një pakujdesi?, tha Duraj në ?Top Show?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga