Lajme
Studentja seksi krah Presidentit/ Zbulon si u bë pjesë e manifestimit

Oneda Skënderi ishte studentja për Drejtësi që mori jo pak vëmendje nga manifestimi i djeshëm i presidentit Ilir Meta.
Mediat shkruajtën për të duke e cilësuar si studentja bukuroshe krahas Presidentit.
Oneda ka qenë e ftuar në emisionin Ftesë në 5 dhe ka treguar se si është ndjerë pas të gjitha lajmeve dhe kurizoitetit të mediave për të.
“Të gjitha vajzat e bukura, dhe ato që janë të suksesshme, nuk shikohen vetëm për aftësitë personale, ndaj mediat për ta bërë lajmin më të klikueshëm shkruajnë edhe për këtë pjesë. Aty ku duhet të përqëndrohen mediat dhe njerëzit është te ajo që thuhet. Më pas Oneda ka treguar se si u bë pjesë e manifestimit të presidentit dhe ka rrëfyer se nuk është aspak e angazhuar me asnjë parti politike, por u bë pjesë e manifestimit për shkak të kauzës që trajtonte.
Duke qenë studente ekselente mora një ftesë për të mbajtur një fjalim, vendos të jem pjesëmarrëse se e mbështes kauzën dhe e ndjej shumë atë kauzë. Nuk është e thjeshtë pasi e dija që njerëzit do të filllonin të thoshin se është pjesë e ndonjë partie politike dhe ka risk. Këto 24 orë kam qenë duke studiuar dhe i kam kaluar kalimthi lajmet që janë shkruar nëpër media.
Për mua studimet janë kryesore. Manifestimi i djeshëm ishte shumë i rëndësishëm për atë kauzë që trajtonte. Nuk jam e anëtarësuar në ndonjë parti politike dhe nuk kam as mendje të anëtarësohem.Do jem aktive në çdo kauzë që do më duket e drejtë për demokracinë e vendit tim.”/CNA.al