Connect with Us

Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Kosova & Rajoni

Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Publikuar

-

Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur.

Këtë deklaratë e ka bërë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç në një vizitë zyrtare sot në vendin afrikan.

“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE-së dhe OKB-së, ka thënë Daçiqi.

Sipas shefit të diplomacisë së Serbisë, “prej 193 shteteve anëtare të OKB-së, 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 nuk e njohin atë, përderisa pesë shtete ndodhen në një gjendje fluide, përkatësisht e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të”.

LEXO EDHE:  Kosovë/ BE: Nuk ka liberalizim vizash pa plotësuar dy kriteret e fundit

Sierra Leone, e vendosur në Afrikën Perëndimore në brigjet e Atlantikut, është vendi i 18-të që tërheq tërheqjen e njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Presidentët Thaçi dhe Vuçiç takim në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

Radioja “Zëri i Amerikës” mëson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Tani për tani nuk është e qartë se në çfarë formati po takohen ata, por më herët ishte paralajmëruar që presidenti serb do të pritej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.

Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  “Die Zeit”: Kosovës i nevojiten marrëveshje punësimi në BE

LEXO EDHE:  Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës me Serbinë/ Kurti letër për Trump dhe Pompeo

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për t’i informuar mbi përkushtimin e qeverisë së tij për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, proces i duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve.

“Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë”, shkruan Kurti

Më tej, Kurti informon Trump edhe lidhur me vendimin për heqjen e taksës duke filluar nga 15 marsi dhe pret nga Beogradi t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës.

“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshje historike që do të krijonte paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri në Ballkan.
Së këndejmi, duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës.
Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Potencial për perspektivën europiane të rajonit

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Potencial për perspektivën europiane të rajonit

Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në BE, për ta çuar përpara këtë proces.

Qeveria ime i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Administrata juaj tashmë ka pasur ndikim të madh pozitiv në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë energji të reja dhe zbatueshmëri në zgjidhjen e problemeve, gjë që ne e mirëpresim jashtëzakonisht shumë. Mezi presim ta thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto-Albin Kurtit i vendosin një arkivol para zyrës

Publikuar

-

Nga

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë.

Sipër arkivolit gjenden letra në të cilat është shkruar “reciprocitet”, ç’ka do të thotë se ndaj tij po protestohet me fjalët që ka përdorur më parë në lidhje me raportin me Kosovën.

Kjo formë e protestës u ba pak minuta para se të fillonte seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe./CNA.al

LEXO TE PLOTE