LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si dështoi Lulzim Basha t’i prishte protestën Ilir Metës

3 Mars 2020, 09:44, Politikë CNA
Si dështoi Lulzim Basha t’i prishte protestën Ilir Metës

Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar që në muajin nëntor të vitit të shkuar, se në 8 dhjetor do të dilte në një protestë në sheshin ?Demokracia? në Qytetin Studenti. Protestë e cila u shty për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Por, Ilir Meta nuk harroi. Ai e riktheu dje tubimin e tij, protestën në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, me një pjesëmarrje që në fakt ishte surprizuese, po të shikosh rrethanat.

Ilir Meta mundi që i vetëm, me një fjalim të fortë të mblidhte shumë njerëz, ti elektrizonte ata dhe të tregonte se ishte një faktor politik për t?u marrë parasysh, dhe jo një president në periferi, apo i pavlerë siç konsiderohet rëndom.

Përtej çdo qëndrimi apo gjykimi politik, Ilir Meta dje mund të thuhet se e fitoi betejën e tij, megjithëse i tradhëtuar.

Së pari, Ilir Meta dje ishte i tradhëtuar nga Lulzim Basha. Nuk ka pasur asnjë organizim nga degët kryesore të Partisë Demokratike, në lidhje me pjesëmarrjen në protestë. Megjithëse kreu i Republikës së re bëri thirrje për dalje në protestë, ai tha gjithmonë do dal si qytetar, duke shmangur rolin e tij dhe u kthye në një nga mijëra qytetarët që ishin atje në protestë.

Lulzim Basha justifikoi praninë e tij jo si lider i opozitës, por si qytetar që rrinte përballë presidentit. Sepse si kryetar i Republikës së re apo i PD-së do të ishte turp që ai të shkonte përpara ish-it të LSI-së, njeriut që e kishte çuar PD-në në opozitë dhe kishte sjellë Rilindjen në pushtet dhe më pas bëri marëveshjen për ta shkatërruar politikisht në 2017-ën, por dështoi.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se Partia Demokratike nuk ka pasë asnjë organizim zyrtar në degë për të ardhur njerëz. Ka qënë vetëm LSI-ja, e cila ka sjellë disa autobusa. Kështu ka ndodhur në Korçë, Pogradec, Vlorë, apo Fier, Shkodër etj.

Në zonat më të largëta njerëzit janë porositur që sipas mundësisë së tyre të ishin pjesëmarrës në protestë nga Lulzim Basha, pa u shtrënguar. Ç?ka tregon se megjithëse shumica e njerëzve në shesh mund të quhen opozitarë përballë Edi Ramës, ata nuk i kishte thirrur Lulzim Basha me organizim, por i ishin përgjigjur thirrjes së Ilir Metës.

Kjo tregon se sa shumë forcë anti-Rama ka në opinionin publik shqiptar dhe se sa i pabesueshëm është Lulzim Basha. Sepse kushdo mund të dalë, qoftë edhe presidenti, me një kauzë, siç është ajo e Kushtetutës, apo faktorë të tjerë politikë, të thërrasin lëvizjen kundër Ramës, ta dalin në shesh me dhe qindra dhe mijëra njerëz të mblidhen atje për të protestuar kundër kryeministrit edhe pse në krye të tyre nuk është Lulzim Basha.

Dje, Lulzim Basha tentoi të shkatërrojë protestën e Ilir Metës, nuk e donte aq madhështore. Nuk e donte aq të fortë.  Ndoshta donte që të ishte më e vogël, ndoshta një grusht njerëzish që mblidhen para Presidencës, dhe kështu gjithçka justifikohej.

Por, demokratët si duket nuk është se iu bindën shumë urdhërit të Lulzim Bashës, që të vinin sipas qejfit. Në Tiranë apo në zonat përreth, njerëzit kanë shkruar në protestë sepse kanë urrejtje ndaj kreut të qeverisë dhe do të shkonin edhe në çdo protestë tjetër. Dhe kur i përgjigjen Ilir Metës, njeriut që i çoi në opozitë, njeriut që i ka ?masakruar? ata, lehtësisht kuptohet se në çfarë situate ndodhen demokratët opozitarë, të cilët shpresën e shohin tek Meta, pasi Lulzim Basha me piruetat e tij, me marrëveshjet e tij, me skandalet e tij politike, duket se iu ka vrarë gjithçka. Iu ka vrarë ëndrrën apo shpresën e vetme për t?u rikthyer në pushtet. Sepse edhe dje Luli lëvizi në drejtim të shkatërrimit të protestës së Ilir Metës, por mesa duket dështoi me sukses./ CNA.al

Lajmet e fundit nga