Connect with Us

“Shtyrja e Reformës Zgjedhore”/ Vasili: Lojës së Rilindjes i ka dalë boja!

Politikë

“Shtyrja e Reformës Zgjedhore”/ Vasili: Lojës së Rilindjes i ka dalë boja!

Publikuar

-

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Damian Gjiknurit i cili u shpreh se marrëveshja pë Reformën Zgjedhore mund të zgjasë edhe përtej datës së parashikuar 15 mars.

Vasili shkruan se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit dhe se çdo shtyrje përtej kësaj date është një imponim i Rilindjes që kërkon të shkatërrojë marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë.

“Reforma zgjedhore duhet te perfundoje brenda 15 marsit.

Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.

LEXO EDHE:  Duka “shuplakë” Bashës për Reformën Zgjedhore/ Lufta duhet të jetë paralele

Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne keshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.

Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.

E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi “bën për ujë të ftohtë” Bashën/ “Nuk fitohet me Ramën duke ngrënë paçe koke”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se në gjendjen aktuale, opozita nuk i fiton zgjedhjet përball kryeministrit Rama.

Duke iu referuar dhe aktiviteteve të fundit të kreut të PD,  Rakipi thotë se Rama është i paimitueshëm.

Me këtë luftë që ka nisur opozita shqiptare nuk i fiton zgjedhjet me Edi Ramën, nuk fitohet kështu me këtë regjim. Duke pirë kafe me dy kohë, duke ngrënë paçe koke, duke takuar njerëz duke veshur kostum të trash dhe kapuç  të trash në temperaturën 20 gradë për të imituar Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Mediu del kundër Bashës/ Opozita duhet të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Në Parlament ka deputetë kriminelë

Edi Rama është i paimitueshëm në botë. Edi Rama ka vetëm një gjë, njeriu më i zoti në botë për të bërë atë atë që bën. Atë fasadën e jashtëzakonshme ato poturet që vesh. Po fillove të vishesh dhe ti të krijosh veshje, pra nëse do e imitosh këtë njeri ai të lë miliona kilometra mbrapa”, u shpreh Rakipi në “Opinion”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti kritika Bashës/ “Nuk duhet të dilte në tubim pa marrë këto përgjigje nga Meta”

Publikuar

-

Nga

Studiuesi dhe analisti Redi Shehu, është shprehur kritik ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha, i cili iu bashkua mbrëmë tubimit të thirrur nga presidenti Meta.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehu tha se Basha para se të shkonte në manifestimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta, duhet të kishte marrë disa përgjigje nga ky i fundit.

“Unë mendoj se duhet të ishte në formatin e një partie politike të mirëfilltë, nëse duhet të vinte në formatin që erdhi si qytetar i thjeshtë.

Ai nuk duhet të vinte përsa kohë që duhet të merrte disa përgjigje pyetjeve që duhet ti bënte kreut të shtetit.

LEXO EDHE:  KiE tërhoqi vëzhguesit zgjedhor/ Reagon Vasili

LEXO EDHE:  KiE tërhoqi vëzhguesit zgjedhor/ Reagon Vasili

E para duhet të dinte se kush është organizata mafioze ndërkombëtare që ka marrë peng sovranitetin e vendit.

E dyte duhet të përcaktonte pozicionin, duhet të qëndronte si pozicion tampon mes presidentit dhe ndërkombëtarëve.

Gjërat më të rëndësishme në politikë bëhen nga ndërkombëtarët duam apo nuk duam ne. Faktori ndërkombëtarë nuk mund të lihet jashtë kësaj analize. Prandaj, Basha do të duhet të sqaronte këtë element, kush është kjo organizatë”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rudina Hajdari sfidon Metën/ “Të bëjë vepra, jo vetëm fjalë”

Publikuar

-

Nga

Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka sfiduar presidentin Ilir Meta, teksa foli për manifestimin që organizoi dje Kreu i Shtetit.

“Çdo manifestim që është paqësor është i mirëpritur, por ajo që ajo që dua të merrem është, se unë e sfidoj Presidentin që të mbështesë listat e hapura dhe të mbështesë ndryshimin e sistemit. Sepse ky sistemi që kemi sot, dhunon Kushtetutën e Shqipërisë pasi dhunon zgjedhësit. Ta bëjë me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Ai ndryshim që ka ndodhur në 2008 nuk është bërë me referendum por nga një marrëveshje politike. Dhe ligji i referendumeve duhet përmirësuar sepse sot nuk kemi mundësi që të bëjmë referendume”, deklaroi deputetja në studion e Euro News.

Më tej, Hajdari tregoi se më më 6 mars do të paraqesë propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral.

LEXO EDHE:  Mediu del kundër Bashës/ Opozita duhet të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore

LEXO EDHE:  Duka “shuplakë” Bashës për Reformën Zgjedhore/ Lufta duhet të jetë paralele

“Do të shikojmë vullnetin e palëve më datë 6 mars kur do të propozoj sistemin e ri. Kemi tre propozime; sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, proporcional rajonal me lista të hapur me korrektim kombëtar dhe sistemin aktual me grupime rajonesh dhe lista të hapura”, nënvizoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE