LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Selami Xhepa ngre alarmin/ “Emigrimi masiv i shqiptarëve po dëmton ekonominë”

3 Mars 2020, 20:14, Ekonomi CNA
Selami Xhepa ngre alarmin/ “Emigrimi masiv i shqiptarëve po

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë po tkurret ndjeshëm. Kjo për shkak të emigrimit, i cili pesë vitet e fundit po njeh rritje të vazhdueshme. Profesor Selami Xhepa, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se ritmet e larta të emigrimit kanë filluar të prodhojnë efektet e para negative në ekonominë e vendit.

? Problemi i emigrimit të shtuar dhe masiv të popullsisë në një farë mase që po çon drejt depopullimit të vendit pa asnjë dyshim efektin thelbesor do ta ketë në dimensionin e vet të ekonomisë. Unë mendoj që tani shenjat kanë filluar që të jepen. Ekonomia është një matematikë shumë e thjeshtë. Numër njerëzish shumëzim për të ardhura, baraz konsumi. Nëse baza e popullisisë bie, konsumi, efektivisht tregon që ekonomia do të fillojë drejt denatyrimit. E dyta jemi në proces që të ardhurat e shoqërisë kanë patur rritje stanjative, pothuajse inekzistente. Madhësia e ekonomisë ka filluar që të tkurret, problemi i tkurrjes së madhesisë së ekonomisë sjell efektet e tjera zinxhir. E para me skemën e sigurimeve shoqërore, në veçanti. Dhe nqs këto prirje demografike do të vazhdojnë që të thellojnë reduktimin e numrit të popullsisë që efektivisht do të thote numri i atyre që do të kontribojnë në sistem atëherë skema e pensioneve në Shqipëri, edhe tani në fakt është e falimentuar sepse vetëm gjysma e fondit garantohet nga kontributi. 500 milionë euro ccdo vit shkojnë përmes sitemit të taksave për të mbuluar skemën e pensioneve.? ? theksoi Xhepa./CNA.al

Lajmet e fundit nga