Connect with Us

“Rregull dhe ligj në Ministrinë e Jashtëme”/ Propozohet tërheqja e 7 diplomatëve kosovar

Kosova & Rajoni

“Rregull dhe ligj në Ministrinë e Jashtëme”/ Propozohet tërheqja e 7 diplomatëve kosovar

Publikuar

-

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, propozi të martën tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve, përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Përveç saj në një njoftim të publikuar edhe në rrjetet sociale, raporton radioja amerikane VOA, thuhet se është propozuar tërheqja e Edon Canës që shërbën aktualisht në Sofje, Lirim Grejçevcit që shërben në Hagë, Shpend Kallabës që shërben në Budapest, Mimoza Ahmetajt që shërben në Strasburg, Ylber Hysës që është në shërbim në Podgoricë dhe Ramadan Avdiut që shërben si konsull në Gjenevë.

Në njoftim thuhet se “që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë që e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”. Megjithatë, sipas Kushtetutës së Kosovës: vendimi për emërimet dhe shkarkimet e shefave të misioneve diplomatike të Kosovës i takon Presidentit të vendit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ndahet nga jeta mjeku i parë ligjor shqiptar

Publikuar

-

Nga

Është ndarë sot nga jeta në moshën 64 vjeçare, profesori dhe mjeku i parë ligjor shqiptar, Agim Ramadani.

Ramadani ka lindur më 3 tetor 1956, në fshatin Zhelinë, rrethina e Tetovës.

Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse specializimin për Mjekësi Ligjore dhe Patologji e kreu në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Për mbi 15 vite ka udhëhequr Mjekësinë Ligjore dhe Patologjinë në Tetovë, kurse ndërkohë ka magjistruar dhe doktoruar në drejtime që lidhen me profesionin primar.

Ramadani ka qenë edhe profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë.

LEXO EDHE:  Video/ Momenti i hapjes së kordonit të policisë

LEXO EDHE:  Eurostat: Kosovarët në krye të kërkesave për azil

Pas vetes ka lënë kontributin shkencor dhe mjekësor. Në vitin 2015 ka botuar librin e parë në shqip me praktika të mjekësisë ligjore. Gjithashtu ka qenë themelues i Shoqatës së mjekëve dhe stomatologëve shqiptar në Maqedoni.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thaçi dhe Vuçiç takohen në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon qeveria Kurti

Publikuar

-

Nga

Thaci vucic marreveshja

Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vuçiç, u takuan në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Richard Grenell. Qeveria Kurti thotë se Thaçi po vepron në një hapësirë jotransparente.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi mbrëmë vonë se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takim ky i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Presidenti Thaçi tha se në takim ka marr pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Tramp Robert O’Brien, ku është diskutuar siç thuhet “mundësia e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”. Mbrëmë vonë Thaçi shkroi në Facebook për takimin, ku tha se do të raportojë në detaje në Kuvendin e Kosovës për këtë takim.

Raportimi në Kuvend

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Washington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, shkroi Presidenti Thaçi duke potencuar që siç thotë, “duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë”.

Reagimi i Kurtit dhe qeverisë

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti nuk pati njohuri për këtë takim, prandaj zëvendëskryeministri i qeverisë, Haki Abazi, thotë se “Presidenti po vepron në një hapësirë jotransparente”. “Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe në Kuvendin e Kosovës, që presidenti është duke vepruar nga një hapësirë jotransparente dhe në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës. Ne si qeveri nuk kemi absolutisht asnjë informacion se çfarë është agjenda, për çfarë është duke u diskutuar dhe cilat janë pozicionet që presidenti i ka paraqitur në këto takime në Washington”, reagoi zëvendëskryeministri Abazi. Sipas tij, “Presidenti po i kalon kompetencat kushtetuese, dhe është duke vazhduar me agjendën e tij”.

LEXO EDHE:  Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i “mbytur” në pasuri, shmang përballjen me Vettingun

LEXO EDHE:  Video/ Momenti i hapjes së kordonit të policisë

Mungesa e transparencës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një javë që po qëndron në SHBA-së, dhe para nisjes kryeministri Albin Kurti e ftoi Presidentin në një takim që siç tha “të ulen dhe të diskutojnë për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme, me theks të veçantë për dialogun me Serbinë”. Këtë kërkesë për Presidentin, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë me qëllim që t’i hapet rruga dialogut.

“Po pres kur të kthehet presidenti nga SHBA-ja dhe le ta bëjmë një diskutim të hapur për politikën e jashtme. Ai ka disa qëndrime, unë kam disa ide, por deri sa nuk isha kryeministër mi shkruante nga dy letra në ditë, tash po ikë”, deklaroi Kurti në Kuvend, duke njoftuar se letra për takim u ka dërguar edhe kryetarëve të partive opozitare, por as nga ata nuk ka marrë përgjigje.

Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018 kur qeveria e Kosovës vendosi tarifë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Që nga ajo kohë asnjë takim kokë më kokë, ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun nuk është zhvilluar. Takimi i mbrëmshëm i Presidentit Thaçi me Presidentin e Serbisë, Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, shënon një kthesë në dialog, sidomos pas angazhimit të drejtpërdrejt amerikan në këtë proces. Shtetet e Bashkuara dhe i ngarkuari i tyre për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve. Një për rivendosjen e linjës ajrore, Beograd-Prishtinë dhe atë për hekurudhat./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Takimi me Vuçiç në SHBA/ Thaçi kërkon seancë të jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një seancë të jashtëzakoinshme në parlamentin e vendit në 4 mars për të raportuar rreth vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimit me presidentin serb Vuçiç në Uashington.

Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje.

Gjatë vizitës në SHBA, Thaçit i është bërë e qartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në institucionet e tjera të larta në Uashington, se duhet të hiqet taksa plotësisht në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes finale dhe përmbylljes së dialogut me Serbinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE