Connect with Us

Reagimi i SHBA për tubimin e Metës/ Ironizon Bushati: Vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur

Politikë

Reagimi i SHBA për tubimin e Metës/ Ironizon Bushati: Vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur

Publikuar

-

analisti dhe gazetari andi bushati

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u distancua nga manifestimi i presidentit Ilir Meta kur pa se flamuri i SHBA-ve u valëvit nga protestuesit.

Bushati shprehet se ambasada shqetësohet kur një palë manifeston duke valëvitur flamurin amerikan, por jo kur kryeministri Edi Rama flet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqetësohen se njëra palë manifeston me flamurin amerikan dhe nuk shqetësohen kur kryeministri flet në emër të SHBA-së, se ata që i prishin zgjedhjet monopartiake, do i ndalohet hyrja në Amerikë… vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se dhe ambasadorja e SHBA tha se u befasua kur e pa
flamurin amerikan në manifestim.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Grabitja e LSI-së, nuk është punë Rusie, por rrëmbim tepsie

“Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruajti ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Si dështoi Lulzim Basha t’i prishte protestën Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar që në muajin nëntor të vitit të shkuar, se në 8 dhjetor do të dilte në një protestë në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. Protestë e cila u shty për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Por, Ilir Meta nuk harroi. Ai e riktheu dje tubimin e tij, protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me një pjesëmarrje që në fakt ishte surprizuese, po të shikosh rrethanat.

Ilir Meta mundi që i vetëm, me një fjalim të fortë të mblidhte shumë njerëz, ti elektrizonte ata dhe të tregonte se ishte një faktor politik për t’u marrë parasysh, dhe jo një president në periferi, apo i pavlerë siç konsiderohet rëndom.

Përtej çdo qëndrimi apo gjykimi politik, Ilir Meta dje mund të thuhet se e fitoi betejën e tij, megjithëse i tradhëtuar.

Së pari, Ilir Meta dje ishte i tradhëtuar nga Lulzim Basha. Nuk ka pasur asnjë organizim nga degët kryesore të Partisë Demokratike, në lidhje me pjesëmarrjen në protestë. Megjithëse kreu i Republikës së re bëri thirrje për dalje në protestë, ai tha gjithmonë do dal si qytetar, duke shmangur rolin e tij dhe u kthye në një nga mijëra qytetarët që ishin atje në protestë.

Lulzim Basha justifikoi praninë e tij jo si lider i opozitës, por si qytetar që rrinte përballë presidentit. Sepse si kryetar i Republikës së re apo i PD-së do të ishte turp që ai të shkonte përpara ish-it të LSI-së, njeriut që e kishte çuar PD-në në opozitë dhe kishte sjellë Rilindjen në pushtet dhe më pas bëri marëveshjen për ta shkatërruar politikisht në 2017-ën, por dështoi.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se Partia Demokratike nuk ka pasë asnjë organizim zyrtar në degë për të ardhur njerëz. Ka qënë vetëm LSI-ja, e cila ka sjellë disa autobusa. Kështu ka ndodhur në Korçë, Pogradec, Vlorë, apo Fier, Shkodër etj.

Në zonat më të largëta njerëzit janë porositur që sipas mundësisë së tyre të ishin pjesëmarrës në protestë nga Lulzim Basha, pa u shtrënguar. Ç’ka tregon se megjithëse shumica e njerëzve në shesh mund të quhen opozitarë përballë Edi Ramës, ata nuk i kishte thirrur Lulzim Basha me organizim, por i ishin përgjigjur thirrjes së Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Andi Bushati tregon dy arsyet për deklaratat e ambasadorit Lu

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ LSI “sulmon” SHBA dhe BE

Kjo tregon se sa shumë forcë anti-Rama ka në opinionin publik shqiptar dhe se sa i pabesueshëm është Lulzim Basha. Sepse kushdo mund të dalë, qoftë edhe presidenti, me një kauzë, siç është ajo e Kushtetutës, apo faktorë të tjerë politikë, të thërrasin lëvizjen kundër Ramës, ta dalin në shesh me dhe qindra dhe mijëra njerëz të mblidhen atje për të protestuar kundër kryeministrit edhe pse në krye të tyre nuk është Lulzim Basha.

Dje, Lulzim Basha tentoi të shkatërrojë protestën e Ilir Metës, nuk e donte aq madhështore. Nuk e donte aq të fortë.  Ndoshta donte që të ishte më e vogël, ndoshta një grusht njerëzish që mblidhen para Presidencës, dhe kështu gjithçka justifikohej.

Por, demokratët si duket nuk është se iu bindën shumë urdhërit të Lulzim Bashës, që të vinin sipas qejfit. Në Tiranë apo në zonat përreth, njerëzit kanë shkruar në protestë sepse kanë urrejtje ndaj kreut të qeverisë dhe do të shkonin edhe në çdo protestë tjetër. Dhe kur i përgjigjen Ilir Metës, njeriut që i çoi në opozitë, njeriut që i ka “masakruar” ata, lehtësisht kuptohet se në çfarë situate ndodhen demokratët opozitarë, të cilët shpresën e shohin tek Meta, pasi Lulzim Basha me piruetat e tij, me marrëveshjet e tij, me skandalet e tij politike, duket se iu ka vrarë gjithçka. Iu ka vrarë ëndrrën apo shpresën e vetme për t’u rikthyer në pushtet. Sepse edhe dje Luli lëvizi në drejtim të shkatërrimit të protestës së Ilir Metës, por mesa duket dështoi me sukses./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret”/ Manjani tregon hapat që duhen ndërmarrë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar tubimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Manjanit, tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret, as me një premtim përt dekret tjetër

Manjani thekson se ai tubim kërkon mendim të pjekur se si do të vendoset sundimi i Kushtetutës dhe ligjit në vend.

“Tubimi tregoi se sa nevojë ulëritëse kanë njerëzit për lëvizje politike përbashkuese. Përballë është vetëm një individ që bën si cub dhe, që ua shpifi njerëzve me ato që bën e flet.
Nëse ai tubim nuk pasohet nga lëvizje politike të mirfillta, sipas një plani të mirkoordinuar dhe që bashkon politikën dhe shqiptarët, nuk kemi që në terezi.
Është e qartë, tashmë edhe analistët e qeverisë e pranojnë, që Kushtetuta është shkelur e përdhosur”, shkruan Manjani.
Ai thotë se detyra e politikës është që të rikthejë normalitetin kushtetues.

LEXO EDHE:  Foto- Aksident i frikshëm në SHBA/ Shikoni si përfundojnë makinat

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Mirë protesta, por cili është fundi?

“Populli në rrugë nuk kthen normalitet. Maksimumi bën revolucion. Është politika që duhet ta bëjë.
Që politika të fillojë të funksionojë, duhet si fillim dialogu, në vijim rivendosja e pluralizmit politik në përfaqësim, pra duhen lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme.
Pa parlament pluralist nuk ka as institucione të besueshme e as garanci që sundon Kushtetuta.
Sigurisht, ka shuuuuumë gjëra të tjera për t’u bërë, por këto janë vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit.
Pa dyshim është edhe opsioni që populli bën revolucion, por personalisht nuk e uroj! Askush ska pa hajër nga lëvizjet revolucionare. Maksimumi që bëjnë revolucionet është:heqin një rregjim dhe sjellin një tjetër të ngjashëm ose më të egër se ai që hiqet.
Prandaj është koha për politikë, ky kryefjala është dialogu dhe zgjedhjet”, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet t’i jepni fund korrupsionit!”/ Ambasadorja e SHBA: Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në Konferencën
mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

Ambasadorja e SHBA u shpreh se 2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas saj, reformat që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë.

Ambasadorja Kim theksoi se “Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet t’i jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet.

“Është një kënaqësi të jem këtu, i vlerësoj shumë komentet. Dua të them se Luigi ka të drejtë, 2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, jemi të emocionuar dhe është nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë. Reforma që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime dhe është koha të fitohet besimi i publikut, duhet të sigurojmë suksesin. Muajt e kaluar kanë treguar se ka disa individë që kanë qenë gati ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohës për dedikimin dhe kurajon që keni marrë për këto detyra. Zyra e prokurorisë do të përmend SPAK-un që do të ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet. Në 2019 zyra e prokurorit të përgjithshëm punësoi një numër koordinatorësh, fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj është vërtetim i reformës në drejtësi. Kjo do të sjellë ndryshim në Shqipëri. Dua të vendos në dukje edhe rëndësinë e koordinimit, është i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Drejtësia duhet të cohet përpara nga kjo skuadër, që është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara për të luftuar krimin. Dua tu them dicka, prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Përdorni cdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Duhet të përmbushen nevojat e popullit që i shërbeni, mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë” tha ambasadorja Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE