Connect with Us

Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Blog

Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Publikuar

-

Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ankthit dhe dëshira për të bërë diçka. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz shkojnë të blejnë sa më shumë maska për fytyrën. Por a është kjo masa e duhur mbrojtëse. Jo. Ju nuk duhet të blini apo vendosni asnjë lloj maske për fytyrën. Ato jo vetëm nuk ndihmojnë në parandalimin nga infektimi, por sipas ekspertes Eli Perençeviç në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Ajouas në SHBA “një person i shëndetshëm, nuk ka nevojë të mbajë maskë”.

“Nuk ka asnjë dëshmi se mbajtia e maskës nga ana e njerëzve të shëndetshëm do t’i mbrojë ata. Ata i vënë maskat në mënyrë të gabuar, dhe në këtë mënyrë mund të rrisin rrezikun e infektimit, pasi e prekin më shpesh fytyrën e tyre”- thotë ajo. Së pari, shumica e njerëzve që blejnë maska ​​nuk po marrin mjetin që e pengon virusin të mbërrijë në gojën ose hundën e tyre. Koronavirusi transmetohet përmes pikëlave të sekrecionit, dhe jo përmes ajrit.

Kjo do të thotë që ju nuk mund të merrni frymë lirisht, por edhe që kjo maskë standarde kirurgjikale nuk do t`ju ndihmojë. Këto maska ​​janë krijuar që bartësi i virusit të mos sëmurë të tjerët. “Ju mund të mbani një maskë nëse jeni i sëmurë, dhe keni nevojë të dilni nga shtëpia. Nëse jeni me grip, apo mendoni se keni COVID, atëherë mund do të vini një maskë për të mbrojtur të tjerët nga infektimi”- thotë ekspertja.

Por çfarë e mban larg virusin?

Lloji i maskës së fytyrës, që zvogëlon ekspozimin ndaj grimcave të ajrit – përfshirë mbrojtjen e mbajtësit nga viruset dhe bakteret – quhet respirator. Lloji i pajisjeve të mbrojtjes personale (PPE), që mbajnë punonjësit e kujdesit shëndetësor kur trajtojnë dikë që ka një sëmundje ngjitëse serioze, është një respirator mjekësor.

Siç e shpjegon kompania “3M”, një prodhues i madh i maskave dhe respiratorëve, respiratorët mjekësorë i kryejnë të dyja funksionet: ato mbrojnë mbajtësin nga sëmundja, por edhe pacientin nga mikrobet e atij që e mban maskën. Dhe ky është ngatërrimi që i bëhet shpesh termave, ku me “maskë” dhe “respirator” nënkuptohet shpesh e njëjta gjë.

Respiratorë mjekësorë duhet të jenë të standarteve “N95”, “FFP2”, apo i një vlerësimi të ngjashëm që i referohet sasisë dhe madhësisë së grimcave që mund të depërtojnë ose jo.

Por edhe në këtë rast “pavarësisht sa mirë puthitet një respirator në fytyrë dhe sa efektive është filtri që përmban, përdoruesit e tij duhet të presin një sasi të vogël rrjedhjeje brenda çdo maske”- thotë kompania “3M”, duke e bërë të qartë së asnjë respirator nuk do të eliminojë plotësisht ekspozimin ndaj viruseve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

Mos përdorimi në mënyrë korrekte e një maske respiratore, mund të rrisë rrezikun nga infektimi, pasi ajo mbledh të gjitha gjërat që ndodhen në ajër, që ju po përpiqeni t’i shmangni. Për këtë arsye, shumë njerëz përfundojnë duke e prekur shpesh fytyrën e tyre, pa e pasur mendjen.

“Mbajtja e maskës është e ndërlikuar, pasi ajo mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë. Nëse nuk i lani duart përpara se të hiqni maskën, dhe pasi ta hiqni atë, ju mund të rrisni rrezikun e prekjes nga virusi”- shprehet Perençeviç.

Kirurgu amerikan Zherom Adams, u bën thirrje njerëzve përmes një postimi në Twitter:”Njerëz ndalni blerjen e maskave!”. Përveç mungesës së efektivitetit të tyre në mbrojtjen e publikut, ai tha “nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor, nuk mund të kujdesen sot për pacientët e sëmurë, kjo i vë në rrëzik ata dhe komunitetet tona!”.

Mund ta keni dëgjuar papushim këtë këshillë, por mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga koronavirusi është larja sa më shpesh dhe rregullisht e duarve me sapun dhe ujë. Karen Fleming, profesore e biofizikës në Universitetin Xhon Hopkins, shpjegoi në Tëitter pse: “Koronavirusi është një virus ‘i mbështjellë’, gjë që do të thotë se ai ka një shtresë të jashtme të membranave lipide, pra një shtresë e jashtme yndyror. Dhe larja e duarve me sapun dhe ujë ka aftësinë ta shpërndajë këtë shtresë yndyrore dhe të vrasë virusin”.

Ndërkohë, ju mund të mbroheni nga koronavirusi përmes distancimit social:Nëse shihni dikë që kollitet ose teshtin, ose që është dukshëm i sëmurë, qëndrojini të paktën 1 metër larg, pasi kjo është distanca që përhapen shumica e pikëlave me sekrecione.

Nëse jeni duke udhëtuar në një zonë që dihet se është prekur nga kronavirusi, këshillohuni paraprakisht me mjekun e familjes. Por edhe në këto raste, distancimi shoqëror dhe larja shpesh e duarve tuaja, janë mjetet më të rëndësishme dhe efektive të mbrojtjes. Ndërkohë për t’u përgatitur për një epidemi të mundshme në qytetin tuaj, mund të blini në farmaci çdo ilaç që mund t’ju nevojitet për të paktën 3-4 javë./ Forbes.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si u sabotua “Pranvera Ballkanike” nga korrupsioni dhe nepotizmi

Publikuar

-

Nga

Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”

* Më 15 shkurt 2019, mijëra demonstrues marshuan në rrugët e Beogradit në Serbi, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Kërkesat:zgjedhje më të ndeshme, shtyp i lire, dhe fund i qeverisjes autoritare. Në thelb, protestat në Serbi simbolizuan luftën e vendit për një demokraci funksionuese.

Po atë ditë, rreth 480 km më në perëndim të Beogradit, një protestë e ngjashme kundër presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, u zhvillua në kryeqytetin Podgoricë. Pranvera e vitit 2019, solli diçka të papritur për qytetarët e Ballkanit Perëndimor:synime politike të njëjta, që i tejkaluan linjat dhe përçarjet etnike.

Protestat në mbarë rajonin, përfshirë Bosnjen, vazhduan për muaj me radhë, dhe çuan në fund në një lloj “Pranvere Ballkanike”. Gjithsesi, korrupsioni që e ka dëmtuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor, ka qenë një problem i vazhdueshëm për dekada.

Ajo çka e ndërlikon më tej çështje, është vendimi i vështirë i BE- së, nëse e pranon apo jo përfundimisht korrupsionin që po ndodh, në favor të shpejtimit të pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Aktualisht, Brukseli është i vendosur të lërë pas dere çdo shtet të Ballkanit Perëndimor.

Raportet e BE-së, deklarojnë se vende si Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja, do të duhet të luftojnë seriozisht korrupsionin për t’u anëtarësuar në union. Serbia dhe Mali i Zi, janë që të dyja shtete kandidate respektivisht që nga viti 2012 dhe 2010, ndërsa Bosnja ka mbetur një shtet kandidat i mundshëm që nga viti 2003.

Por ndryshe nga Bosnja, kandidatura zyrtare e Serbisë dhe Malit të Zi, thekson urgjencën e këtyre dy shteteve për të zgjidhur problemin e korrupsionit qeveritar. Një nga hapat e parë për

të zgjidhur një problem, është ta kuptohet se ekziston një i tillë: Vuçiç dhe Gjukanoviç, i mohojnë akuzat për korrupsion, edhe pse se ekzistojnë prova bindëse për të kundërtën.

Në vitin 2019, Serbia u rendit e 91-ta nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga “Transparency International”. Dhe në fakt, paratë janë në zemër të korrupsionit që bëhet në Serbi. Gjatë viteve 1990, Serbia u dobësua nga Lufta Civile Jugosllave dhe ndërhyrja e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

LEXO EDHE:  Si mund ta udhëheqin NATO-n Gjermania dhe SHBA-ja

LEXO EDHE:  Si gënjeu Basha për mediat/ Dy fytyrat e Lulit

Ekonomia e Serbisë u zhyt në krizë. Qeveritë kanë ndërmarrë nga atëherë nisma për të përmirësuar ekonominë. Por megjithë disa përparime, 25 përqind e vendit mbetet e varfër, dhe 7.3 përqind e vendit është absolutisht e varfër, ose e paaftë të sigurojë edhe nevojat më themelore si ushqimi.

Në vitin 2017, niveli i papunësisë arriti gati 15 përqind, ndërsa vitin e shkuar ishte gati 13 për qind. Nga varfëria, qytetarët ndjehen të detyruar të pranojnë ryshfete, në këmbim të favorizimeve. Në vitin 2017, shtabi elektoral i Vuçiç ofroi para, punë dhe ushqim për njerëzit që ishin të gatshëm të votonin për të.

Tani Vuçiç dhe sundimi autokratik i partisë së tij SNS, kanë krijuar një mjedis frike për gazetarët e pavarur. Për vite me radhë, gazetarët që kanë botuar shkrime kritike ndaj Vuçiç, janë kërcënuar dhe sulmuar. Mali i Zi nuk pësoi aq dëme infrastrukturore sa Serbia gjatë Luftës Civile Jugosllave.

Për më tepër, vija bregdetare e Malit të Zi, favorizon joshjen e qindra mijëra turistëve në vit. Por pavarësisht kushteve të favorshme, vendi ka shumë probleme me korrupsionin. Presidenti Gjukanoviç, ka një histori të gjatë të abuzimit të paligjshëm të pushtetit të tij, për të përfituar para dhe pasuruar veten dhe familjen e tij, përmes konflikteve të interesit dhe nepotizmit.

Dikur një përkrahës dhe aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit, Gjukanoviç është bërë mik i perëndimit , duke e kompromentuar luftën antikorrupsion. Evropa Perëndimore, është gjithnjë e më tolerante ndaj korrupsionit që po ndodh në Malin e Zi, pjesërisht për të ruajtur një lloj statuskoje strategjike në rajon.

Në 2005, prokurorët italianë e akuzuan Gjukanoviç dhe 14 persona të tjerë, shumë prej të cilëve zyrtarë malazezë, për kontrabandë të paligjshme cigaresh midis dy vendeve gjatë viteve 1990. Ai shpëtoi vetëm falë imunitetit diplomatik.

Që atëherë, Gjukanoviç ka vazhduar të mohojnë akuzat, ndërsa të gjithë kanë përfituar personalisht nga kontrabanda. Marrëdhënia midis Perëndimit dhe Gjukanoviç, tregon se disa liderë janë të përqendruar në aleanca dhe interesa gjeopolitike, edhe nëse ato ndodhin në kurriz të demokracisë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

Publikuar

-

Nga

Nga Chris Patten “Project Syndicate”

* Kur dramaturgu gjerman Bertolt Breht shkroi se “E gjithë fuqia vjen nga njerëzit”, ai vazhdoi më tej duke shtruar pyetjen mjaft të rëndësishme ”Por, ku shkon ajo?”. Mund të duket e çuditshme, që një ekonomi globale me kaq shumë njohuri dhe pasuri në dispozicion të saj, do të përndiqej nga kaq shumë kriza.

E megjithatë, gjendja aktuale e tmerrshme e punëve, është pikërisht ajo që duhet të presim pas 40 viteve të fondamentalizmit të tregut “lakmia është diçka e mirë”. Sfida më e madhe e demokracisë liberale në gjysmë shekulli pas Luftës së Dytë Botërore, ishte si t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, në një mënyrë që të promovonte konsensus dhe solidaritet social.

Edhe pse qeveritë u zgjodhën nga shumica e qytetarëve të barabartë, ata punuan brenda një rendi kushtetues të mbështetur tek sundimi i ligjit, institucionet demokratike, vlerat dhe të drejtat e gjithëpranuara. Dhe ata qeverisnin me pëlqimin e një pakice që e respektonin.

Nga fundi i viteve 1980, disa besonin se ky sistem qeverisje, që krijonte sukses ekonomik dhe stabilitet politik, kishte fituar kundër çdo lloj alternative tjetër. Autorizarizmi komunist dhe ai fashist, ishin diskredituar. Por ndjenja e triumfalizmit, e rriti vetëkënaqësinë, dhe sot gjërat për demokratët liberalë duken shumë më pak të shndritshme.

Së pari, bumi ekonomik i dekadës së parë të këtij shekulli, ka mbaruar. Ai inkurajoi ndërkohë një formë të pakufizuar të globalizimit, që mori shumë pak parasysh pasojat sociale të kostove krahasuese të punës në vendet në zhvillim për punëtorët në vendet e zhvilluara.

Tregtia më e lirë dhe shkëmbimi më i hapur, nuk u shoqëruan nga një treg pune dhe politika sociale, për të lehtësuar efektet e tyre negative. Për më tepër, Kina, sot ekonomia më e madhe në botë në aspektin e fuqisë së blerëse, i shtrembëroi në avantazhin e vet rregullat e tregut ndërkombëtar.

Dy çështje të tjera, i diskredituan qeveritë demokratike. Së pari, pabarazia sociale u rrit në mënyrë alarmante në shumë vende, sidomos në Shtetet e Bashkuara, duke i bërë qytetarët të pyesin nëse po jetojnë apo jo në shoqëri të ndershme. Së dyti, emigrimi nga vendet më të varfëra drejt atyre më të pasura, i nxitur nga varfëria dhe faktorët demografikë, krijuan tensione në ekonomitë e zhvilluara.

Standardet e jetesës ranë, dhe njerëzit i humbën shpresat e tyre për një cilësi më të mirë jetese.

Disa shohin sot një përplasje midis demokracisë liberale dhe liberalizmit jodemokratik. Zhgënjimi në rritje me qeverinë demokratike, është i dukshëm me ngjitjen në pushtet të liderëve si presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, kryeministri hungarez Viktor Orban, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, dhe natyrisht Donald Trump.

Presidenti amerikan shfaqet arrogant në qëndrimin e tij ndaj Kushtetutës, sundimit të ligjit, lirisë së shtypit dhe debatit politik të civilizuar. Amerika ka qenë përherë një etalon i demokracinë liberale dhe të drejtave e njeriut. Por administrata Trump preferon autoritarët e dorës së forte, në vend të demokratëve, madje i sulmon aleatët demokratikë të SHBA-së.

LEXO EDHE:  Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

LEXO EDHE:  Si gënjeu Basha për mediat/ Dy fytyrat e Lulit

Por s’duhet ta teprojmë:ne nuk jemi duke shkruar aktin e fundit në historinë e demokracisë liberale. Por ka shumë shenja shqetësuese, që duhet t’i bëjnë amerikanët dhe evropianët  e ndjeshëm, ta kujtojnë rrëshqitjen e Evropës drejt tiranisë në vitet 1930, dhe të veprojnë tani për të parandaluar përsëritjen e diçkaje të tillë.

Demokracitë liberale, duhet të përballen gjithashtu me kërcënimet e jashtme. Për shembull, presidenti rus, Vladimir Putin, përpiqet të nxisë probleme në demokracitë evropiane dhe përkundër mohimit të provave nga Trump, edhe në Amerikë.

Duke financuar partitë politike nacionaliste dhe populiste, dhe duke përdorur sulmet kibernetike, Putini po vazhdon përpjekjet e tij për të ndryshuar hartën politike të Evropës. Putini dëshiron ta kthejë Evropën në një kontinent të dominuar nga sferat e ndikimit, sesa vetëvendosja.

Por Rusisë, një shtet i varur nga nafta dhe raketat, i mungon ndikimi ekonomik, që të ndërmarrë një sulm themelor mbi vlerat liberale-demokratike. Pra, ndonëse sjellja kërcënuese e Kremlinit duhet të vëzhgohet dhe të zmbrapset, kërcënimi që ai paraqet, duket se nuk ka gjasa që të bëhet ekzistencial.

Kina është tjetër çështje. Rimëkëmbja e jashtëzakonshme dhe kryesisht i mirëpritur e këtij vendi, i ka dhënë atij një ndikim të madh global dhe rajonal. Por dobësitë e mëdha të sistemit plot të meta të qeverisë autoritare kineze, nënkuptojnë s udhëheqësit e saj komunistë, shqetësohen shumë se si të mbajnë nën kontroll absolut vendin përballë ndryshimeve teknologjike, demografike dhe ekonomike.

Prandaj, qeveria dhe forcat e armatosura janë udhëzuar të sulmojnë demokracinë kushtetuese perëndimore, vlerat universale, shoqërinë civile dhe median e pavarur. Ky sulm, synon gjithashtu çdo studim historik që përpiqet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për të pranuar vetëm versionin e ngjarjeve që servir Partia Komuniste.

Disa apologjetë që mbrojnë një sjellje të kujdesshme ndaj Kinës, argumentojnë se dështimet e dikurshme perëndimore, kompensojnë ato të regjimit komunist në Pekin. Dhe këshillat e tyre janë që ne të angazhohemi me Kinën, dhe njëherazi të pengojmë sjelljen e saj më të keqe.

Por angazhimi duhet që të ndodhë me kushte, të cilat janë të ndershme për të dyja palët. Dhe frenimi duhet të jetë real, kur ai është i nevojshëm. Por nëse liberalët vazhdojnë të jenë kaq jo mendjemprehtë, kjo do të shtojë rreziqet për ne.

Shënim: Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut, dhe ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, është kancelari i Universitetit të Oksfordit në Britani./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

 Doni një jetë më të gjatë e më të shëndetshme?/ Kjo është ajo çfarë duhet të bëni   

Publikuar

-

Nga

Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqin dorë nga zotimet e tyre ambicioze të marra gjatë festës së Vitit të Ri. Por nëse ju vetë ishit zotuar të ulnit sasinë e kalorive që konsumoni në ditë, këtu keni një nxitje shtesë: një studim i ri, zbulon se kufizimi i konsumit të kalorive, ngadalëson plakjen qelizore, zvogëlon inflamacionin, ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lidhura me moshën, dhe në fund promovon një jetë më të gjatë.

Studiuesit nga Instituti Salk për Studime Biologjike në SHBA, arritën në këtë përfundim pasi kryen eksperimente me dietat e një grupi minjsh. “Ne e dinim që kufizimi i kalorive e rrit jetëgjatësinë, por tani kemi vërtetuar të gjitha ndryshimet që ndodhin një nivelin qelizor”- thotë Huan Belmonte, bashkëautor i studimit të ri.

“Kjo na jep shpresë se mund të jemi në gjendje, që jo përmes ilaçeve të mund të ngadalësojmë plakjen te njerëzit”- thotë ai. Sado që mundohemi ta shmangim plakjen, ajo është faktori nr.1 i rrezikut për shumë sëmundje të tmerrshme si kanceri, demenca apo diabeti.

Gjithsesi, reduktimi i kalorive është dëshmuar se ndihmon në uljen e rrezikut tek një person për të zhvilluar çrregullime të tilla në pleqëri. Në fakt, deri më tani nuk kishte qenë i panjohur fakti që një konsum më i ulët i kalorive, ndikon në nivelin qelizor në trupin e njeriut.

Në studimin e ri, minjtë që kishin një dietë të rreptë, me 30 për qind më pak kalori se ajo normale, u krahasuan me një grup minjsh të tjerë që kishin një dietë tipike. Të dyja grupet e minjve, u ushqyen me këto dieta nga mosha 18 muajshe deri në 27 muajsh.

Krahasuar me jetëgjatësinë e njeriut, kjo periudhë do të përfaqësonte dikë që ndjek një dietë të rreptë me kalori të ulët nga mosha 50 deri në moshën 70-vjeç. Në fillim dhe në fund të periudhës së dietës, studiuesit izoluan dhe analizuan 168.703 qeliza nga 40 lloje qelizash tek të dyja grupimet e minjve.

Këto qeliza vinin nga një larmi zonash si trurit, muskujt, mëlçia, lëkura, veshka, palca e kockave dhe indet dhjamore. Pastaj, në secilën prej qelizave të izoluara, u përdor teknologjia e përparuar për të matur aktivitetin gjenetik, si dhe përbërjen e përgjithshme të llojeve të qelizave.

LEXO EDHE:  Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

LEXO EDHE:  Kanabisi/ Një kurë efektive mjekësore, apo një “ilaç” i mbivlerësuar?

Çuditërisht, shumica e ndryshimeve negative ndodhën tek minjtë me dietë normale, dhe nuk shfaqeshin tek minjtë në një dietë më të rreptë, dhe me pak kalori. Edhe kur këta minj mbërrinin moshën e pleqërisë (27 muajsh), qelizat e tyre dukeshin shumë më të reja se të grupit të parë.

Në përgjithësi, 57 për qind e ndryshimeve të lidhura me moshën, që vëreheshin tek minjtë me një dietë normale, mungonin tek minjtë me një dietike ushqimore të rreptë.

“Kjo qasje, na tregoi jo vetëm efektin e kufizimit të kalorive mbi këto lloje qelizash, por na dha studimin më të plotë dhe më të detajuar, të asaj që ndodh në një nivel qelizor gjatë plakjes”- thotë bashkë-autori tjetër i studimit Guang-Hui Liu, profesor në Akademinë Kineze të Shkencave.

Shumë nga qelizat që dukeshin se ishin veçanërisht më të ndikuara nga dieta, ishin ato që lidhen me inflamacionin, imunitetin dhe metabolizmin e lipideve. “Zbulimi kryesor në studimin aktual, është se reagimi inflamator i rritur gjatë plakjes, mund të shtypet sistematikisht nga kufizimi i kalorive që ne konsumojnë çdo ditë”- shton ai./ Studyfinds.org-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE