Connect with Us

Presione dhe inskenime ndaj qytetarëve/ Arrestohet avokati në Fier

Kronika

Presione dhe inskenime ndaj qytetarëve/ Arrestohet avokati në Fier

Publikuar

-

Kapet dhe ndalohet një shtetas me profesion avokat, i shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: K. Xh., 30 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 08.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi K.Xh., gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

LEXO EDHE:  Plagosja në Fier/ Arrestohet autori dhe e fejuara e tij

Materialet proceduriale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunë ndaj motrës, vajzës dhe bashkëshortes/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në Yzberisht, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

LEXO EDHE:  Mashtruan qytetarët duke u marrë 200 mijë euro/ Arrestohet çifti

LEXO EDHE:  Tronditëse/ Motorçikleta përplas fëmijën 2 vjeç

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M.., 57 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë një 30 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Korçës ku një 30 vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lozhan, ndërsa identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të riut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Zbardhen të tjera detaje, shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në ditë në lidhje me ngjarjen e rëndë, mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku dy persona u ekzekutuan me armë zjarri.

Mësohet se dy viktimat janë, Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mësohet se rreth 13 persona janë shoqëruar si autorë të dyshuar, për vrasjen e mbrëmshme, por më pas disa prej tyre janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Dyshohen të ardhura nga veprimtari kriminale/ Sekuestrohen 120 mijë euro pasuri

LEXO EDHE:  Video-600 euro deri në 12 mijë paund për falsifikim dokumentesh/ Zbardhet skema e mashtrimit, shkatërrohet grupi kriminal 

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.  Njëri nga viktimat Dorjan Shkoza disa vite më parë ka bërë 5 vite burg ndërkohë 24 vjeçari dhe pse nuk është një person i skeduar nga policia është një person që në zonë njihet për shitje dhe trafikim narkotikësh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE