Connect with Us

Nganjëdhimi mbi harresën/ Si u ekzekutuan 22 intelektualë nga Enveri, për bombën tek Ambasada sovjetike

Opinione

Nganjëdhimi mbi harresën/ Si u ekzekutuan 22 intelektualë nga Enveri, për bombën tek Ambasada sovjetike

Publikuar

-

Nga Dr. Dorian Koçi *

– Një nga aktet më burracake dhe të frikshëm, në të njëjten kohë, i terrorit komunist përgjatë periudhës së diktaturës komuniste është pushkatimi i 22 intelektualëve, në datën 26 shkurt të vitit 1951. Akti ishte i frikshëm sepse tregonte përmasat e terrorit politik se deri ku mund të shtrihej dhe burracak sepse në vetvete ishte një dëshmi e servilizmit politik ndaj një Fuqie të Madhe dhe frika se mos incidenti në Ambasadën sovjetike sillte dhe rrëzimin nga pushteti të klikës që qeveriste vendin. Kjo frikë dhe servilizëm politik ishte pasqyruar edhe në marrëdhëniet me jashtë që kishte zhvilluar qeveria komuniste e Enver e Hoxhës në vitin 1946-1951.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të vendimeve politike të kohës, të marra kryesisht nga forumet partiake të P.K.SH., rezulton se në marrëdhëniet me Perëndimin përcaktues ishin faktorët ideologjikë, ndërsa interesi kombëtar dhe strategjik i Shqipërisë përmendej pak. Edhe kur përmenden këta faktorë, ata u nënshtrohen faktorëve ideologjikë duke kërkuar që marrëdhëniet e shtetit të ri shqiptar të kalojnë përmes këtij filtri. Ideologjia sunduese në Shqipëri ishte stalinizmi dhe ai u aplikua në të gjitha format e hapura të tij. Një nga tiparet kryesore të tij ishte eliminimi i elitave përmes terrorit të kuq dhe zevëndësimi me elitat e formuara me karakter ideologjik komunist. Spastrimet ndaj intiligjencës sjhqiptare nuk u ndalën në asnjëherë .

Në planin e brendshëm, regjimi komunist kishte arritur të sundonte me një dorë të fortë dhe falë ndihmës sovjetike dhe të vendeve të tjera të Europës Lindore, t’u mbijetonte shtrëngesave ekonomike të pasluftës. Duke ndërtuar një sistem që shtrihej në mënyrë kapilare në pothuajse të gjithë vendin nëpërmjet organizatave leva të P.P.SH., udhëheqja komuniste shqiptare zotëronte plotësisht kontrollin e territorit, çka ishte

ndier dhe në përndjekjen e grupeve desante që parashutoheshin a futeshin nga kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Terrori dhe dhuna e ushtruar u demonstrua sidomos në një rast, siç ishte hedhja e një bombe në ambasadën sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951. Sipas raportimeve të Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike një ditë më pas, rezultonte se më 19 shkurt, në orën 7 e 47 nga rrugica që është mbrapa Legatës Sovjetike është hedhur një dinamit i mbështjellë në letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, dritaret dhe ka bërë një zhurmë të fortë.

Menjëherë kanë vajtur forcat për ndjekje po nuk kanë gjetur gjë. Pastaj kanë rënë pas shenjave dhe kanë kapur disa njerëz që ishin atje.[1] Edhe pse sipas dokumenteve, Ministria e Brendshme dhe organet e Sigurimit nuk kishin të dhëna të sakta se kush ishin autorët në vend, u ndërmorën masa represive që mbollën terror gjithandej. Mehmet Shehu vazhdoi të argumentonte nevojën për terror në mbledhjen e Byrosë Politike dhe kërkoi një miratim të masave represive që do të ndërmerreshin nga anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Duke marrë parasysh se ky nuk është një aksion i thjeshtë, po një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne, është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme pa marrë parasysh ligjet në fuqi.

Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim duhet të jetë në një shkallë të tillë, tek elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho etj, sonte t’i arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera.[2] Për udhëheqjen komuniste shqiptare miqësia dhe patronazhi sovjetik ishin parësore; prandaj e panë këtë atentat me dyshim se mund të ishte pjesë e një plani ndoshta më të madh, për të destabilizuar pushtetin komunist në Shqipëri. Dyshimet më të mundshme ishin që ky atentat të ishte organizuar nga jugosllavët, të cilët e shikonin jo pa xhelozi afrimin sovjeto-shqiptar. Frika dhe paniku i qeverisë shqiptare se akti ndoshta mund të ndikonte në marrëdhëniet

shqiptaro-sovjetike duket dhe në masat emergjente të ndërmarra dhe në rënien dakord të gjithë Byrosë Politike për këto masa. Më tej, Mehmet Shehu që relatonte si Ministër i Brendshëm, vazhdoi duke sqaruar masat që do ndërmerreshin. Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet t’i përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni edhe ju dakord veprojmë që sonte. [3] Pavarësisht se pala shqiptare e trajtoi hedhjen e bombës si një rast që duhej të shërbente si një ndëshkim te të gjithë kundërshtarët të vet politikë, në dokumentacionin sovjetik ajo nuk ka lënë gjurmë të ndjeshme, sepse me sa duket, vetë shërbimet inteligjente sovjetike nuk e kanë parë si një ngjarje të përmasave që duhet të meritonte vëmendje të veçantë. Kjo ndjesi përforcohet edhe nga lirshmëria e sjelljeve të ambasadorit sovjetik në Tiranë, i cili ditën e hedhjes së bombës në ambasadën e tij, atë pasdite shëtiste lirshëm në bulevardin kryesor të Tiranës së martirizuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, ndonëse ishte këshilluar që të mos dilte nga rezidenca e tij.[4]

LEXO EDHE:  Pse u ekzekutua ish-drejtori i Policisë?!/Hodaj i Tiranës zbulon arsyen

Udhëheqja shqiptare nxitoi që t’i dërgonte një letër J.V. Stalinit, në të cilën betohej për besnikëri të përhershme dhe njoftonte për masat e marra për forcimin e miqësisë shqiptaro-sovjetike. Të bien në sy frazat bombastike dhe emocionale të Enver Hoxhës, që shprehin sa qëndrimin e tij të fortë ndaj çështjes, po aq edhe panikun për këtë incident. Mes të tjerash, Enver Hoxha shkruante: … ky akt politik terrorist i armikut, na ka prekur jashtëzakonisht, pse ai u drejtua karshi çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit t’onë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne, që pa atë s’kish dhe s’mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë t’onë.

Shoku Stalin, ne s’kemi qenë vigjilentë sa duhet, pse mund t’a kishim evituar këtë gjë të tmerrshme që na ngjau ne. Këtë mungesë vigjilence, që ne e konsiderojmë një nga gabimet më të rënda t’onat, s’duhet të na i fali lehtë populli dhe Partija jonë. Ne shoku Stalin ju zotohemi dhe ju betohemi, Juve dhe Partisë Bolshevike të Lavdishme, se do t’ja lajmë Partisë dhe popullit tonë këtë gjë kaq të rëndë që ju shkaktua nga mungesa e vigjilencës s’onë. Ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë dhe na ka

bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën t’onë karshi imperialistëve gjakatarë luftënxitës amerikano-inglezë, karshi tradhtarëve fashista të Beogradit, të Athinës dhe të Romës dhe të reaksionit të brendshëm vegël e tyre.

Shoku Stalin, Partija e jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik, të popullit t’onë dhe të paqes. Partija jonë si kurdoherë, do të verë të gjitha forcat e saj për të çelikosur dashurinë e popullit tonë karshi shpëtimtarëve të tij, Bashkimit Sovjetik, Partisë Bolshevike dhe juve shoku Stalin. Armiqt e brendshëm dhe të jashtëm, kurrë nuk do të harrinë të gërvishtin dashurinë dhe besnikërinë e pakufishme që ka populli jonë për ju dhe Bashkimin Sovjetik.

Shoku Stalin, në emër të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbledhur në Plenum, ju kërkojmë ndjesë, Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi se do t’a lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne, ne do të jemi të pamëshirshëm, do t’a forcojmë dhe çelikosim partinë t’onë, do t’a bolshevizojmë atë dhe do të forcojmë çdo ditë çdo ditë e më shumë mbrojtjen e vendit t’onë. Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjti i joni, pranoni të falat t’ona revolucionare.[5]

Fraza në letër e Enver Hoxhës dërguar Stalinit se ”ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë” u konkretizua në arrestimet e shumta dhe ushtrimin e drejtpërdrejtë të terrorit. Një gjyq i shpejtë dhe jashtë të gjitha normave të së drejtës dënoi me vdekje 22 nga të arrestuarit, të gjithë të pafajshëm dhe pas asnjë lidhje me incidentin. Ishin këto masa që kishin forcuar dhe i jepnin Enver Hoxhës dhe regjimit të tij të shkruante në letër dërguar Molotovit se situata brenda vendit paraqitej e sigurt.

Deri më tani nuk kemi një histori politike të Stalinizmit shqiptar, çka bën të vështirë identifikimin e pasojave të tij në shoqërinë shqiptare. Procesi i destalizimimit ë vendit filloi me ndrojtje në

fillim të vitit 1990 por ai u zgjat vetëm në anën administrative si në depolitizmin dhe heqjen e mekanizmit të dhunës pas vitit 1990 , por nuk pati një destalinizim të infrastrukturës shoqërore. Për këtë arsye traumat që la komunizmi vazhdojnë të jenë dhe të ndihen dhe sot. Përkujtimi i datës 26 shkurt i vitit 1951 duhet të jetë një nga mekanizmat e shumtë të ndërtimit të memories kolektive përsa i përket së shkuarës komuniste.

Ndarja bardhë ë zi dhe gjuha e urrejtjes që haset shpesh në diskursin publik shqiptar janë shenja që gjurmët e së shkuarës ende ravëgojnë mes nesh. Sfida më e madhe e memories kolektive mbetet në evidentimin e arsyeve se përsë komunizmi shkëtërroi infrastrukturën shpirtërore të shqiptarëve që funksionet me kode e institucione të ndërtuara që nga Rilindja Kombëtare e në vazhdimësi për ti zevendësuar me kode e etikë të huazuar që rezultuan shterpë e lanë pas një djerrinë morale.

* Autori është Drejtor i Muzeut Kombëtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Frrok Çupi/ Shamia e zotit president

Publikuar

-

Nga

Nuk e kam ditur kurrë si quhet shamia e kuqe me të cilën toreadori ndjell demin për betejë, di vetëm që ‘demi’ është në fillesë të emrit ‘demokraci’.

Por duke parë Pres. e Republikës, tek i lëshonte, shaminë e kuqe Demit popull, e gjithë histeria mes ‘demit’      dhe toreadorit dje në bulevard, m’u bë e qartë. Zoti Pres. as që e kishte betejën me demin para syve të vet në bulevard. Për zotin Pres. këta ishin jo buaj, por miza; nja 500 mijë miza siç tha bashkë- Presidenti, ose rreth 80 mijë sa thanë ata që dinë të bëjnë llogaritë… Jo, këta nuk llogariten për zotin Pres.

Bualli që po ndjell për luftë zoti president i Republikës është gjithë gjindja shqiptare që nuk erdhën nuk bulevard. Ata janë nja dy milionë e nëntëqindenjëzet mijë që po jetojnë jetën e tyre të qetë duke u lutur ‘o zot, sa më larg këtij britmaxhiu’.

Presidenti e ka bash me këta që nuk e duan. Shumica njerëzore e vendit, mbi nëntëdhjetenëntë për qind e popullsisë, e neverit presidentin e Republikës Ilir Meta; e neverit prej vitesh, që para se të bëhej president. Sepse e kanë kapur duke u vjedhur pronën e floririn, e kanë kapur duke vrarë dhe duke përdhosur viktimat, si ‘kokë palarë’ në bulevardin ku tani po luan rolin e  toreadorit; e kanë parë duke i afruar vdekjen Dritan Priftit- ministri që e solli me zë e me figurë vjedhjen e tij; e kanë parë se si lëshon ushtrinë e ministrave dhe drejtorëve për të vjedhur për familjen; e kanë neveritur kur u ka thënë se ‘edhe macja ime ka një banjë luksoze’, e neveritin kur e shikojnë që as ka profesion, as ka shkollë, por për të bijtë ka paguar shkolla e vila në Britani…. O zot sa shumë e për sa mijëra arsye e urrejnë pres. Ilir Meta!

Por pikërisht kjo masë e madhe njerëzore, mbi 99 për qind e shtetasve të vet, përbën atë që ai po e ysht dhe po e thërret si ‘Dem’. Toreadori dje veç sa lëshoi shaminë e kuqe.

Cila është strategjia e toreadorit?

Ai e do ‘demin’ popull që ta urrejë toreadorin president; ta urrejë për vdekje, sepse vetëm kështu demi do t’i sulet selisë së presidentit me ura zjarri. Atëherë zoti Pres. do ta ketë arritur qëllimin. Lufta e përgjakshme në popull, le të quhet edhe ‘kundër presidentit’, është fitorja e këtyre që kanë bërë krime, korrupsion, vrasje, maskarallëk, sfida të pista, injorancë, dredhi, intrigë…, në krye të shtetit.

Në qoftë se nuk pret këtë orë, atëherë Ilir Meta do të kishte ikur nga presidenca prej ditësh, apo të paktën të kishte ikur dje. Edhe sikur të mos e dinte se e urrejnë aq shumë, ai prapë do të kishte ikur, sepse nuk i funksionon skema e ‘luftës civile’, për të cilën po flasin bashkë me gruan dhe aleatët që prej një viti.

Por ai e di se ngjall shkulme urrejtjeje ndaj ‘demit’ dhe prandaj po pret në zyrën e presidentit deri në momentin kur populli do të ndjehet i fyer, i irrituar, i poshtëruar dhe më në fund… në flakë.

Ja ky është qëllimi; toreadori zoti Pres., dje nuk kishte punë me ‘mizat’ që i kishin ardhur para këmbëve të tij.

LEXO EDHE:  “Koçi Xoxe e thirri në zyrë e rrotullonte revolverin”/ Dëshmia rrënqethëse: Si i ekzekutuam dhe i groposëm, dajën e Mirush Kabashit dhe Mark Toçin

LEXO EDHE:  Pamje të rënda/ Ekzekutimi i shqiptarit në burgun grek, si në filma

Ai do që të qëndrojë aty në atë zyrë dhe të presë.

Në atë zyrë janë shënuar fatet më të këqija të popullit tonë në dekadat e fundit. Ilire Meta nuk di të krijojë, qoftë edhe sipas metodës së tij tinzare- siç e quajnë; por vetëm kopjon. Në zyrën  ku ndodhet sot dhe do të qëndrojë si toreador Ilir Meta, mu aty është shënuar skena më e keqe e ndeshjes së pushtetit me ‘Demin’ që mund të quhet populli edhe sipas fjalorit të Demokracisë.

E njëjta ndeshje ndodhi në vitin 1997, kur kombi dhe shteti shkuan në fijen për t’u këputur. Edhe ajo zyrë, për të thënë të vërtetën, u katandis si mos më keq: Me kallashnikovë e fishekë të hedhur andej këndej dhe me dumën e tmerrshme të urinës gjithandej.

Por ndërsa vetë zyra e presidencës reflektonte pocaqi, drejt Vlorës dhe krahinave të tjera të vendit lëshoheshin brigada me ushtarë të vdekjes, me gaz vdekje- prurës, madje edhe me disa ushtarë iranianë që u kapën në Vlorë. Për presidentin nuk ka pikë rëndësie sa e madhe apo sa e pastër është ajo zyrë…, mjaft që të prodhojë shkulma urrejtjeje te ‘Demi’ që është populli.

Atëherë zoti Pres. do t’ia ketë arritur qëllimit për t’i fshehur krimet e veta dhe të kastës që bëri atë të zezë që nuk bëri as diktatura komuniste; i duhet vetëm që ta hedhë vendin në konflikt; të digjen arkivat, gjykatat, dëshmitë; të largohen Amerika dhe Bashkimi Evropian, të nisin njerëzit të merren me grabitje në dyqanet e rrugës…

Kjo ka ndodhur, tamam kështu, dhe zoti Pres. Meta nuk di të bëjë ndryshe nga përsëritja. Edhe datat, çuditërisht, i ka vjelur me dorë, njësoj si atëherë, 23 vjet më parë. Edhe atëherë 3 mars ishte, dita kur presidenti shpalli ‘gjendjen e luftës’ dhe dubloi mandatin e vet. Në 6 mars u sulmua Vlora. Në 23 mars (por viti 1993) nën kujdesin e shtetit u zgjodh Sudja si kompania e parë piramidale. Në 26 mars, një vit më vonë- në Hotel Dajti ku ishte ulur mbreti, shteti organizoi festën Gala më madhështore në nder të kompanive piramidale, që i quajti ‘kapitalizmi shqiptar;’…

E njëjta gjë, interesant! Toreadori rri aty, vë ndër këmbë disa ‘miza’ dhe pret që të shpërthejë ‘Demi’ popull atje larg e të vijë në luftë të përgjakshme… Që mbrëmë kur zoti Pres. la oborrin ku ra në gjunjë, ka hyrë brenda asaj zyre që mbante dumën e urinës.., dhe aty po pret.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Bulevardi, si këmbanë për zgjimin e Shqipërisë normale

Publikuar

-

Nga

Patozi pd i duhet udheheqje e re

Ka një ekzaltim të madh të atyre që organizuan apo udhëhoqën mitingun e Ilir Metës dje në bulevard. Aq i madh ishte shfrimi i gëzimit, sa krijoi edhe përplasje të forta shifrash për pjesëmarrjen, siç ishte, fjala vjen, kontrasti mes 100 mijë qytetarëve, që kishte numuruar Nikoll Lesi me 500 mijë vetët e Sali Berishës. Por tek e fundit, numrat nuk kanë shumë rëndësi që një manifestim politik të konsiderohet i suksesshëm. Nëse ata që iu përgjigjen thirrjes së Presidentit për të mbrojtur në shesh kushtetutën janë ndjerë fitues, pasi u dha komanda shpërndahu, gjithçka ia ka vlejtur dhe është i kotë çdo debat tjetër.
Problemi është se shumica prej tyre, natyrisht jo të gjithë, kur kanë marrë rrugën për në shtëpi u janë rikthyer sërish halleve të veta, që nisin me papunësinë e nuk dihet se ku mbarojnë. Pjesa dërrmuese e asaj turme ka 7 apo më shumë vjet që e plugon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pas çdo mitingu dëgjon udhëheqësin nga foltorja që bërtet për një fitore të madhe, pasi e ka copëtuar pa mëshirë dhe pastaj rrëzuar me fjalë armikun e kombit, ndërkohë që ky i fundit e sheh rënien e vet gjithmonë live në televizor. Nuk janë të paktë ata, që u ka takuar të kenë të dalë në protesta më shumë kundër heronjve të sotëm, të cilët dikur kanë qenë kundërshtarë të egër, se sa kundër armikut, që u ka shkelur këto ditë kushtetutën e presidentit. Por edhe kjo nuk ka shumë vlerë në një kohë, kur i shpallur luftë çdo gjëje racionale, që ka tepruar pa u vrarë dhe likujduar në këtë vend.
Nga ana tjetër ka një përpjekje të sforcuar për ta delegjitimuar dhe për ta injoruar protestën, sikur jetojmë në një vend që po qeveriset mirë nga Edi Rama, por janë disa të llastuar, të cilët nuk kënaqen asnjëherë edhe botën po t’u falësh. Ndërkohë që kjo qeveri e ka bërë baltë, aq shumë në këto 7 vjet, sa që duhet të ishte larguar shumë kohë përpara se Ilir Meta të zbulonte këto shkeljet e kushtetutës së vet. Madje, edhe në rast se do të mërzitet ndonjë udhëheqës i Partisë Demokratike, mund ta themi se ajo e ka merituar të largohet që gjatë kohës kur qeveriste në koalicion me LSI-në e tij, jo shumë larg, por vetëm 2 vjet e ca më parë.
Sot ata ndjehen të qetë nga pafuqia e revlucionit, që i është lagur baruti, por po ta shihnin si kërcënim protestën në bulevard dhe betimet e presidentit, edhe ata me siguri do të thërrisnin popullin e tyre në bulevard. Për t’i treguar dhëmbët dhe muskujt deri në fund armikut të palës tjetër, të cilin në raste të tjera e kanë pasur në krah si bashkëluftëtar. Dhe do të fillonte pastaj ai debati i neveritshëm me shifrat, që nuk kuptohet se pse vazhdon prej gati 30 vjetësh në këtë vend, kur të gjithë e dinë se i vetmi numurim që ka vlerë janë zgjedhjet.
Por, gjithësesi, në rast se ata që dolën dje në bulevard janë të lumtur me faktin që disa herë në vit bëhet dikush sebep që i bën bashkë në një miting kundër qeverisë dhe pastaj asgjë nuk ndryshon, diskutimi nuk ka asnjë vlerë. Sepse normalisht ai duhet të zhvillohet me ata që nuk e pranojnë këtë ritual të mërzitshëm dhe poshtërues, edhe pse mund të mos kenë qenë dje në protestë.
E vërteta është se Shqipëria normale nuk ishte dje në “manifestumin” e Ilir Metës, por ajo nuk ka asnjë lidhje edhe me qeverinë e korruptuar dhe zullumqare të Edi Ramës. Ajo është e lodhur dhe e cfilitur nga betejat e paprincipta të 3-4 mëkatarëve përsëritës dhe nga aleancat e tyre të neveritshme, në gjithë këto vite, që po e bëjnë të pajetueshëm këtë vend.
Ajo është sot shumica e papërfaqësuar, të cilën nuk e llogarisin, sepse nuk mund ta numërojmë dot, as si dëgë mimoze që tundet në protestën e Ilir Metës dhe as si like facebook-u në postimet bajate dhe patetike të Edi Ramës. 30 vjet janë shumë që të shikosh të njëjtët personazhe, nganjëherë edhe të ricikluar, që të tundin para fytyrës flamujtë e rreckosur dhe të njollosur keq nga korrupsioni dhe abuzimet e rënda me pushtetin të një morali, që nuk ekziston më.
Është, në fakt, pikërisht ajo Shqipëri që e dëshiron dhe e meriton më shumë se kushdo tjetër ndryshimin. Por që ai të vijë, duhet që ajo të zgjohet dhe të marrë përgjegjësi. Pa pasur nevojë që të jetë ushtare në betejat apo kauzat e rreme të atyre, që gënjejnë duke u fshehur pas kushtetutës dhe himnit të kombit. Ndryshe, fatin e të vetmes Shqipëri që kemi do ta vendosin ekskluzivisht banorët e bulevardit, pavarësisht flamurit, degës së pemës që mbajnë në duar apo dhe të emrit të udhëheqësit, që i fton gjithmonë për “shpëtuar atdheun”. Madje nuk është çudi që të njëjtët njerëz, herë të parakalojnë si fitimtarë dhe, herë të protestojnë si të mundur në bulevard.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Çfarë mendoj për krizën politike dhe gjëmën ku na kanë vidhisur!

Publikuar

-

Nga

Ndodhemi në një situatë politike sa dëshpëruese aq edhe të tensionuar.
Pa dyshim që sistemi politik qeverisës në Shqipëri është në kolaps tërësor.

Sikurse e kam paraqitur hollësisht në librin tim “Shoqëria Piramidale” që është në qarkullim qysh prej katër muajsh në libraritë e Tiranës, demokracia në vendin tonë ka degjeneruar duke shkuar në kufijtë e tiranisë, pra të drejtimit unik individual shoqëruar me rrënimin e të drejtave politike të qytetarëve dhe me gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqërore.

Në këtë gjendje sikurse jemi Shqipëria nuk i kryen dot detyrat e veta as para partnerëve të saj strategjikë si BE dhe NATO.
Destabilizimi rrezikon vendin. Kostoja e një stabiliteti të paqendrueshëm është dhe do të bëhet edhe më e madhe.

Nuk ka nevojë të përsërisim sepse është bërë bajate që Kuvendi i Shqipërisë është degjeneruar në gradën e vet më të fundit. Eshtë bërë thjesht një dhomë rregjistrimi i dëshirave dhe pulsioneve për pushtet të kryeministrit Edi Rama dhe të lobive pranë tij që shohin thjesht interesat e tyre financiare afatshkurtra sepse ato afatgjata edhe ata i kanë rrënuar. Një konsumator i varfër rrënon shtetin, por edhe biznesin!

Me ndonjë përjashtim të rrallë të pamohueshëm, deputetët janë ndarë në lëpirësa të këpucëve të administratës dhe oligarkëve, dhe pjesa tjetër në një grusht hipokritësh qesharakë që rasti më ka bërë t’i shoh se në çfarë gjendjeje teveqelliku janë. Më besnikë se deputetë e shumicës ndaj Edi Ramës dhe më servilë ndaj tij. Thashë me disa përjashtime.

Ai Kuvend duhej të shpallej i paligjshëm qysh në çastin kur opozita e drejtuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi u larguan prej tij. Qysh në atë moment, dhe për atë shkak, sikurse e kam deklaruar, ai duhej të ishte shpallur i paligjshëm sikurse e kërkonte ligja, Kushtetuta, Ligji zgjedhor, sepse tani është vonë, shumë vonë. Nuk duhej të ishin dëgjuar konstitucionalistët e leshit !

Pasi ky Kuvend na ka fëlliqur dhe infektuar me virusin e tij sepse është bashkëpunuar me të, nuk mund të shpallet i paligjshëm aq kollaj! Kjo është drama jonë, honi ku jemi futur, gremina jonë nga e cila do të duhet të dalim me gjakftohtësi dhe mënçuri.

Vêështirë të gjendet tani baza ligjore e vërvitjes të atij Kuvendi në kazanët e historisë politike të vendit, pavarësisht përbuzjes të bazuar që kemi për ata deputetë e deputete që kanë pëgërë nderin e përfaqësuesit të kombit dhe nuk kanë bërë veçse kanë marrë lekët haram!

Sa herë e kanë përdhosur ata Kushtetutën dhe ligjet në fuqi aq të mira qofshin! Në librin tim “Shoqëria Piramidale” e kam treguar dhe vërtetuar që para katër muajsh. Mos u lodhni kot, shkoni në librari ose bibliotekë dhe shfletojeni!

Por, sado edhe për mua Kushtetuta është e respektueshme si qytetar, nuk mendoj aspak se ajo është aq e shenjtë, aqe pafajshme, as aq e përkryer. Ajo është një “zuskë hipokrite” në shumë drejtime. Nuk puthet aq fort! Po të rrëmosh brenda saj gjen pikërisht atë krimbin e poshtër që po e gërryen demokracinë shqiptare nga rrënjët. Mjafton të shohësh edhe vetëm Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjet me lista ku populli nuk voton dot deputetin për të kuptuar hilenë që klasa politike ja ka pasur elektoratit. Votoni por mos votoni! Ajo e bëri deputetin servil të partisë. Demokracia në partitë politike shqiptare në duart e një personi të vetëm. Edhe deputetët nuk mund të mos jenë në gjendje skllavërie.

Nuk është thjesht çështje individësh ndonëse aspekti individual i vullnetit për pushtet sikur të ishte pronë e babës apo e gruas apo e vëllait a motrës është i pranishëm! Demokracia shqiptare po gërryet nga dita në ditë këtë dekadën e fundit. I ngjan një procesi degjenerimi, seniliteti, shpërbërjeje, më shumë sesa një grushti shteti që është një akt i vetëm. Sigurisht kjo e kapjes të Gjykatës Kushtetuese është fundi i procesit, por jo fillimi tij. Ky degjenerim është faji i të gjithë klasës politike që nuk ka dëgjuar as njerëzit, as intelektualët as vërejtjet dashamirëse të miqve tanë amerikanë dhe europianë!

Ka ardhur koha të mendohet një alternativë pushteti me një perspektivë ndreqjesh gabimesh në bashkëpunim me popullin, me qytetarët, me intelektualët, me ndërkombëtarët, perëndimorët. Na duhet një “dizajn thinking” politik. Asnjë komplot nuk mund të mendohet se prej miqve tanë të ketë ardhur. Të keqët e vetes jemi ne vetë dhe jo miqtë tanë! Atyre t’u tundim flamurin dhe t’u qendrojmë me dinjitet në krah! Me falenderime! Sot Shqipëria është se janë ata, dhe janë ata sepse Shqipëria është!

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Nishani “kryqëzon” Ramën

LEXO EDHE:  Plumb në kokë, avokatit të dosjes "Shullazi"/ Krimet e Rënda thellojnë hetimet

Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje: A mendojnë këta se Shqipëria nuk mund t’i hedhi në erë të gjitha institucionet e saj?

Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin. Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë “roje stallash” apo “çobenë dhënsh” në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata! Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën! E marrin pushtetin i heqin mbathjet, sytjenat, e kapin nga vidhet, e pështyjnë, e shtrijnë në shtrat, i hypin në kurriz. Si një lodër! Dhe nga erotizimi thonë edhe : Perse të mos e prishim fare! Prishin dhe prishen në pushtet!

Këta janë! T’i dhunosh pa bazë ligjore, t’i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima. Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend. I pritëm shtatë vjet! Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit : “Mund t’ju bëj gjithçka përse të mos ua bëj!” Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin. Nuk thoshte kot Spinoza i madh : Cdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit!

Tani rruga është me zgjedhje të lira! Ajo Kushtetuta e krimbur dhe aspak gjynah, aspak e pafajshme, duhet respektuar megjithatë nga të gjithë! Kishte të drejtë Presidenti dikur që u thoshte opozitarëve: “Po paguani faktin që dolët nga institucionet!”

Prandaj kujdes institucionet! Nga qytetari më i humbur deri te Presidenti!

Kuvendi të mos t’a kruajë me Presidentin dhe t’i shkojë ndër mend t’a pushojë nga puna, as Presidenti mos të na lejë pa ato kukullat deputetë edhe pak derisa t’i heqim vetë me procedura konstitucionale, me zgjedhje të lira, me kod zgjedhor të zgjedhur, përndryshe do t’i kemi akoma aty për vite të tëra!

Nuk duhet të harrojmë. Edhe totalitarizmi falë Ramiz Alisë dhe Sali Berishës, falë maturisë popullore, u çmontua në rrugë konstitucionale, me ligje. Ashtu e deshi historia. Me të mirat dhe të këqiat e saj. Jo më rikthimi në një demokraci të shëndoshë që nuk ka përse del jashtë institucioneve.

Sepse pa President dhe pa Kuvend ne do t’u ngjasim turmave që natën në errësirë nuk do të marrim vesh se kush është kushi, do të votojmë me lagje a fshatçe, pa pyetur kush është kundër, por vetëm kush është “pro”, pa i numuruar votat, do të ndeshemi nëpër fshatra, do të ndricohemi me celularë që bateritë i kanë afatshkurtra!

Kujdes institucionet!

LEXO TE PLOTE