Connect with Us

Nano sulmon Linda Ramën/ “Mbajti fjalim si shoqja Nexhmije”

Politikë

Nano sulmon Linda Ramën/ “Mbajti fjalim si shoqja Nexhmije”

Publikuar

-

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama, për fjalimin e mbajtur në Kongresin e PS-së.

Nano ngriti akuzat se Rama nuk po ngopet me pushtetin që ka marrë, apo që i ka rënë në duar.  Analisti e cilësoi  Lindën si Nexhmije Hoxhën, ndërsa Kryeministrin si diktatorin Enver Hoxha.

“Partinë më të rëndësishme në vend, atë socialiste, e ka bërë zap si njëherë e një kohë Enver Hoxha të vetën. E patë Kongresin e fundit. Lajmi i vetëm ishte që mbajti një fjalim shoqja Nexhmija, dmth Linda Rama. E sikur të mos mjaftonte kjo, pjesa më e bukur e fjalimit të Ramës iu dedikua asaj. Rama e konsideroi atë opozitaren më të madhe në këtë vend. Opozitaren e vetme. Dhe në fund, nuk mund të mos përmendte emrin e të birit, që na e ka bërë personazh urban. Nuk është çudi që në Kongresin tjetër t’ia japë fjalën edhe nënës, djalit të madh, vëllait”, tha ai në monologun e mbajtur në emisionin “Provokacija”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nxorri popullin në shesh/ Nishani zbulon se çfarë do të bënte në vend të Metës

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Tempora” ka komentuar  tubimin e djeshëm të presidentit Meta ku ka zbuluar dhe se çfarë do të bënte po të ishte në të njëjtin pozicion.

Nishani nuk dha një përgjigje direkte nëse ai do të thërriste një tubim, por u shpreh se Presidenti aktual ka bërë detyrën duke mbrojtur dinjitetin e zyrës së Kreut të Shtetit.

Natyrisht që do të ishte një spekulim nëse do të thoja se çfarë do të bëja, por ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësinë e personit që është në zyrën e Presidentit të Republikës. Roli i Presidentit është të ruajë Kushtetutën. Varet se nga cili këndvështrim e shohim.

Nëse e shohim në kontekstin e idesë së institucioni i Presidentit të Republikës, është i pavlefshëm, duhet të jetë i nënshtruar, padyshim që do ti duket e çuditshme që ka qëndrime kundërshtuese ndaj një tentative për të vendosur një regjim. Kemi disa fakte konkrete që vërtetojnë tejkalimin e asaj që ne e quajmë demokraci hibride.

LEXO EDHE:  “Mos ka ardhur koha të largohem”/ Paloka tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  Prapaskenat e vizitës së Ramës në Gjermani/ Berisha zbulon mesazhin

Nëse Presidenti i Republikës ka ushtruar përgjegjësinë e tij bazike themelore, duke ruajtur dinjitetin e zyrës së Presidentit të Republikës, jo çdo institucion përfaqëson shtetin shqiptar. Nëse një person është në zyrën e Presidentit dhe ushtron përgjegjësinë e tij, unë mendoj se s`ka bërë asgjë më shumë se sa përmbushjen e detyrës së tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi flet për shpërndarjen e Parlamentit/ Paralajmëron “tërmete” të mëdha Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për deklaratën e presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë Parlamentin dhe për manifestimin e djeshëm.

Bylykbashi deklaroi se Kushtetutës i është vrarë gardiani që është Gjykata Kushtetuese dhe po shpartallohet. Sipas tij, për këtë arsye kushdo do të ishte pjesë e manifestimit.

Demokrati tha në misionin “Mbrëmje në Abc” se Parlamenti ka dalë jashtë kontrollit, pasi theksoi se një Parlament me dinjitet do të vetëshpërndahej.

“Një Parlament me dinjitet ka të drejtë për tu vetëshpërndarë. Në vullnetin e plotë dhe të lirë ajo që prevalon në historinë është interesi i publikut shqiptar. Po shkelin Kushtetutën për të grabitur pasuritë e qytetarëve. Presidenti nxjerr dekrete dhe ne kemi një Parlament që ka dalë nga kontrolli”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  “Mos ka ardhur koha të largohem”/ Paloka tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  Nard Ndoka lëshon gojën/ Quan “palla” Ramën dhe Lleshajn

Teksa u pyet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se opozita është bërë servis i Metës, Bylykbashi tha: “Rama zvogëlon çështjet e rëndësishme shpesh ia ka dalë, por dëmi është i shqiptarëve. Ata që vjedhin qindra milion janë të lirë. Ndërsa një hallexhi për 10 euro përfundon në burg. Ky vit nëse nuk do të ketë ketë zgjedhje të parakohshme shumë shprejt mund të mbledhë tërmete të mëdha Kushtetuese që vijnë më pas”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano këshillon Ramën/ “Duhet të shkojë te psikologu”

Publikuar

-

Nga

Analisti  Mustafa Nano, ishte i ftuar në studion e lajmeve në Tema Tv, ku ka komentuar Kongresin e PS-së, i cili u zhvillua dy ditë më parë.

Nano është pyetur edhe me sulmin e Ramës ndaj mediave i cili u shpreh se “ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë”.

LEXO EDHE:  “Po-ja” e Gjermanisë për Shqipërinë, Paloka: Po sikur ta shohim me pozitivitet qendrimin e Ramës

LEXO EDHE:  “Po-ja” e Gjermanisë për Shqipërinë, Paloka: Po sikur ta shohim me pozitivitet qendrimin e Ramës

Për analistin, Rama ka probleme dhe nuk duron dot kritikën, ndaj duhet të shkojë tek psikologu.

“Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit. Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE