Connect with Us

Mori pjesë në tubimin e Metës/ Nesho: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja

Politikë

Mori pjesë në tubimin e Metës/ Nesho: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja

Publikuar

-

Ish-ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ishte pjesë e personaliteteve publike që morën pjesë në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta.

I ftuar në studion e Ditarit të mëngjesit në A2, Nesho tha se vendi është përpara një krizë kushtetuese dhe detyra jonë është të jemi prezent para kësaj krize.
“Vendi është përpara një krizë kushtetuese, demokracia po vuan. Detyra jonë është të jemi prezent para kësaj krize. Mu dha mundësia dhe e vlerësoj shumë, sepse ishte një manifestim me përmasa shumë të mëdha”, tha Nesho.

Ai theksoi se “nuk ishte vetëm për përkrahje ndaj Presidentit, i cili për hir të së vërtetës po mbron një kauzë të drejtë, ka gjetur sensibilizimin e popullit që në mënyrë dëshpëruese po kërkon për një zgjidhje. Zgjidhja e vetme është zgjedhje të reja. Ky miting është një kambanë alarmi për të gjithë ne, jo vetëm për shkeljen e Kushtetutës, por edhe gjithë problemet e tjera që tregojnë që ka arritur në një pikë që vendi kërkon zgjidhje më të madhe”.

Nesho tha se në Perëndim, kur politika humb legjitimitetin i drejtohet sovranit. Diçka që nuk ndodh në vendin tonë.
“Kjo gjë mungon në Shqipëri, por është shumë evidente në botën perëndimore. Ne prandaj i zmadhojmë këto protesta, sepse klasa politike nuk ka kulturë, kërkon të mbajë pushtetin për hir të interesave të saj. Prandaj gjërat fryhen dhe shkojnë drejt të ashtuquajturave revolucione”.

LEXO EDHE:  Lleshi letër Metës/ Kërkon të njohë vendimin e Nishanit

Sipas ish-ambasadorit shqiptar në OKB, jemi në një situatë dëshpëruese, ku i vetmi institucion i mbetur është ai i Presidentit. “Ka pasur raste kur Presidenti e pranoi se është shkelur hapur Kushtetuta, ku trysnia e maxhorancës i ka tejkaluar të gjitha format e bashkëveprimit mes të gjitha institucioneve demokratike”, tha ai.
Nesho nuk mendon se kjo lëvizje e Metës lë në hije opozitën. “Jo, opozita është pjesë e kësaj, nuk ka një besëlidhje të re. Njerëzit shikojnë që duhet një e tillë. Unë isha në miting dhe shumica e njerëzve thërrisnin “shpërnda Parlamentin”. Ka arritur në një pikë që njerëzit kërkojnë patjetër një ndryshim, që janë zgjedhjet e reja dhe rikthimi i legjitimitetit përmes votës popullore. Këtë duhet të kuptojë politika për të qetësuar vendin dhe për të mos i prishur ato hapësira të integrimit euroatlantik që ka përpara”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tronditi Kuvendin e PD/ Ish-kryetari: Këta duhet të shporren të gjithë

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi “tërmet” në Kuvendin e PD-së rreth dy vite më parë, ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibsen Elezi, ndërsa reagon në lidhje me manifestimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Meta, shkruan se këtë të fundit nuk e shëh dot më sy, pasi sipas tij është hajdut.

Po ashtu, Elezi shkruan se vetë “doktori” i ka thënë me fakte pë thesarin e vjedhur.

Më tej, Elezi thekson se e gjithë klasa jonë politike ka të njëjtën fytyrë dhe të gjithë duhen shporrur.

“Une këtë Liken se shoh dot me sy, se e di mire qe eshte hajdut votash, e kam te provuar.
– Per thesari na e ka thene vete doktorri me fakte.
– Per strehen e fundit te maskarallakut na e ka thene Lyli me gojen e vete.
– Per korrupsionist Edvini (ne 21 janar)

Keta s’kane lene ne fytyre te tokes pa i thene nj-tj, bile kane shkuar deri te grate e familja.
Kujtoni:
– Likja vs Doktorri (per thesarin)
– Likja vs Lyli (streha e fundit e maskarallekut dhe te rren per oren)
– Likja vs Edvini (per 21 janarin dhe 4 te vraret)

LEXO EDHE:  Përplasjet Kosovë-Shqipëri/ Meta “i tërheq veshin” Ramës: Një politikan që di vetëm të ndajë

LEXO EDHE:  Henri Çili “peshku i madh” i drejtësisë?/ Meta nuk habitet: Pres të arrestohen edhe Zheji dhe Lubonja

Nga gjithe keto duhet te pranojme se Likja eshte fitimtar i gjithe dueleve.
Per me teper Likja i ka degjeneruar per se dyti (te paren po jua falim se nuk e njihnin).

Se do shija doktorrin qe te ul veten aq poshte sa te duartrokas ne miting per Liken e thesarit dhe qe e rrezoi nga qeverisja me vota te blera, kjo tregon vetem nje gje :

Duhet te shporren te gjithe bashke.”-shkruan Ibsen Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pjesëmarrja e Gjonajt në konferencën e kryeprokurorit/ Presidenca: Turp! Shame on you

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka komentuar pjesëmarrjen e ministes së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në konferencën për “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale.

Sipas Blushit, ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat!

LEXO EDHE:  Henri Çili “peshku i madh” i drejtësisë?/ Meta nuk habitet: Pres të arrestohen edhe Zheji dhe Lubonja

LEXO EDHE:  Video-“Kryeministër mashtrues dhe argat i oligarkëve”/ Vasili nxjerr zbuluar Ramën

“Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi i SHBA për tubimin e Metës/ Ironizon Bushati: Vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur

Publikuar

-

Nga

analisti dhe gazetari andi bushati

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u distancua nga manifestimi i presidentit Ilir Meta kur pa se flamuri i SHBA-ve u valëvit nga protestuesit.

Bushati shprehet se ambasada shqetësohet kur një palë manifeston duke valëvitur flamurin amerikan, por jo kur kryeministri Edi Rama flet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqetësohen se njëra palë manifeston me flamurin amerikan dhe nuk shqetësohen kur kryeministri flet në emër të SHBA-së, se ata që i prishin zgjedhjet monopartiake, do i ndalohet hyrja në Amerikë… vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se dhe ambasadorja e SHBA tha se u befasua kur e pa
flamurin amerikan në manifestim.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha “shuplakë” të fortë politikës/ U mbush kupa, ky është bilanc lufte

LEXO EDHE:  Humor/ Meta sqarohet me Ramën

“Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruajti ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE