Connect with Us

Meçe paralajmëron Metën/ “Nuk ia fal që përdori politikisht flamurin kuqezi”

Politikë

Meçe paralajmëron Metën/ “Nuk ia fal që përdori politikisht flamurin kuqezi”

Publikuar

-

Inxhinieri Arben Meçe duke u bazuar dhe në reagimin e ambasadores Amerikane Yuri Kim, tha se nuk do ia falë kurrë Metës që përdori për qëllime politike flamurin kombëtar në protestë.

“Përdorimi politik i flamur kombëtar, jo zotëri këtu nuk të fal, por të përdorësh politik jo. Të thotë unë jam përfaqësuesi i flamurit, kur unë se ndjej një gjë të tillë këtu nuk ia fal. Po ata që ishin në Kongres dje që thërrisnin “Rama” nuk janë shqiptar?, tha Meçe në studion e ‘Repolitix’./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rudina Hajdari sfidon Metën/ “Të bëjë vepra, jo vetëm fjalë”

Publikuar

-

Nga

Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka sfiduar presidentin Ilir Meta, teksa foli për manifestimin që organizoi dje Kreu i Shtetit.

“Çdo manifestim që është paqësor është i mirëpritur, por ajo që ajo që dua të merrem është, se unë e sfidoj Presidentin që të mbështesë listat e hapura dhe të mbështesë ndryshimin e sistemit. Sepse ky sistemi që kemi sot, dhunon Kushtetutën e Shqipërisë pasi dhunon zgjedhësit. Ta bëjë me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Ai ndryshim që ka ndodhur në 2008 nuk është bërë me referendum por nga një marrëveshje politike. Dhe ligji i referendumeve duhet përmirësuar sepse sot nuk kemi mundësi që të bëjmë referendume”, deklaroi deputetja në studion e Euro News.

Më tej, Hajdari tregoi se më më 6 mars do të paraqesë propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral.

LEXO EDHE:  Meta bën thirrjen urgjente/ Po pamundësohet hapja e negociatave

LEXO EDHE:  Meta bën thirrjen urgjente/ Po pamundësohet hapja e negociatave

“Do të shikojmë vullnetin e palëve më datë 6 mars kur do të propozoj sistemin e ri. Kemi tre propozime; sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, proporcional rajonal me lista të hapur me korrektim kombëtar dhe sistemin aktual me grupime rajonesh dhe lista të hapura”, nënvizoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari zbulon traumën që ka kaluar pas vdekjes së të atit/ “Kam rënë pre e dhunës”

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ditën e djeshme në Parlament që të shpallet emergjenca kombëtare për dhunën ndaj grave, duke marrë shtysë nga e kaluara e saj.

Hajdari ka zbuluar se pas vdekjes së babait të saj Azem Hajdarit ka rënë pre e dhunës dhe tregoi se kjo ishte një nga arsyet pse u largua nga Shqipëria.

“Është një fakt që s’e fsheh dot, kam kaluar një jetë shumë të vështirë, pak njerëz e njohin jetën time personale. Humba babanë në një moshë shumë delikate dhe kjo të bën të ekspozohesh ndaj gjërave që të rrisin para kohe. Ka qenë viti ’98, një vit shumë i vështirë për Shqipërinë, po ashtu ne kemi pasur kërcënime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Patjetër, ka qenë një dhunë nga të gjitha anët. Unë isha fëmijë dhe nuk kisha mbështetje për atë traumë që po përjetoja në ato momente. Dhe nuk kisha mbështetje, sepse kisha një nënë e cila ishte shtatzënë dhe vazhdonte jetën e saj dhe po mundohej të mbahej fort për fëmijët e saj. Kisha një vëlla, i cili ishte më i madh se unë edhe ai po ashtu dhe ai po përjetonte një dramë. Dhe absolutisht asnjë njëri nuk ishte në gjendje të na mbështeste në këtë traumë. Dhe kjo është një dhunë që patjetër fëmija ndjen. Unë isha 11-vjeçare, isha tepër e re dhe shumë shpejt m’u desh të largohesha nga Shqipëria”, rrëfeu deputetja.

Hajdari tha në studion e TV “Euro News” se rasti i saj është ai me të cilin mund të identifikohen shumë vajza të reja.

LEXO EDHE:  Tahiri lëshon “bombën”/ Rrëfen darkën në shtëpinë e Metës

LEXO EDHE:  Tahiri lëshon “bombën"/ Rrëfen darkën në shtëpinë e Metës

“Kjo është një histori personale dhe shpesh herë dua të identifikohem me shumë vajza dhe gra. Sot vajzat e reja mund ta përjetojnë dhunën që në djep, kur lind dhe nuk është e padëshiruar dhe varfëria, po nuk është vetëm ajo, është kultura shqiptare që  e dhunon femrën që në momentin që ajo lind. Unë kam jetuar në këtë realitet. Kam qenë në një familje që po përjetonte një gjë shumë të madhe dhe dhuna është ndjerë në qenien time si një fëmijë që nuk kisha mbështetje. Dhe unë e di se shumë vajza mund të identifikohen me mua, se familjet shqiptare kanë aq shumë probleme dhe halle në jetën e përditshme sa e kanë të pamundur të merrem me një fëmijë”, tha ajo, ndërsa tregoi se për këtë gjë ka folur shpesh me nënën e saj, e cila e ka mbështetur, ndonëse ka qenë në një moment delikat.

“Ajo ka qenë një periudhë e vështirë dhe si çdo familje kemi pasur atë momentin tonë të reflektim. Me nënën kam folur shpesh për atë periudhë, sa e vështirë ka qenë për mua. Dhe ajo si nënë, që ishte edhe shtatzënë. Ajo nuk ishte në gjendje që të kujdesej për familjen e saj në ato momente, por bëri çmos që fëmijët të ecin përpara dhe unë ja kam dalë, por jo çdokush mund t’ia dalë në ato momente”, vijoi më tej ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërndarja e Parlamentit/ Nishani: Meta ka të gjithë tagrin kushtetues

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti, Bujar Nishani, ka komentuar deklaratën e Kreut të Shtetit, Ilir Meta, për shpërndarjen e Parlamentit.

Nishani tregoi se Meta ka të gjithë tagrin kushtetues që të gjykojë dhe të bëjë interpretimin e parë të Kushtetutës në raport me legjitimitetin e parlamentit.

“Shpërndarja e Parlamentit është një çështje që i takon ligjërisht dhe institucionalisht gjykimit të Presidentit. Jam dakord që ka disa raste të parashikuara në legjislacion kur Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin, por ne duhet ti referohemi situatës reale. Ato raste janë të parapara kur kemi një Parlament legjitim, i cili, në funksionin e vetë e ka të pamundur të mbajë në fuqi, sipas procedurës parlamentare, një qeveri dhe mazhorancë të caktuar. Sot jemi në kushtet kur një Parlament është antikushtetues, ilegjitim. Kjo që them nuk është politike. Është jo thjesht e parashikuar në Kushtetutë, por është kërkesë thelbësore e Kushtetutës që Parlamenti duhet të ketë 140 deputetë. Kushtetuta e ka paraparë që parlamenti që të funksionojë duhet të ketë 140 deputetë.

LEXO EDHE:  Të gjithë në SHBA, vetëm Luli në Tiranë

LEXO EDHE:  Nuk është ambasada e SHBA/ Lorenc Vangjeli zbulon i kujt ishte zyrtari që kërcënoi zëdhënësin e Metës

Legjislacioni ynë e ka paraparë dhe i ka dhënë kompetencën Presidentit si interpretuesin e parë të Kushtetutës jo përfundimtar dhe interpretuesi i dytë dhe përfundimtar është Gjykata Kushtetuese. Në këtë moment Presidenti ka të gjithë tagrin e vet kushtetues që të gjykojë dhe të bëjë interpretimin e parë të Kushtetutës në raport me legjitimitetin e Parlamentit. Nuk e  di nëse do ta bëjë me akt dekreti. Por di që nesër apo pasnesër, çdo akt i prodhuar nga ky Parlament, veçanërisht aktet që kanë prodhuar konseguenca financiare që nga rrogat e atyre deputetëve, është i paligjshëm”, deklaroi ai , duke i dhënë kështu të drejtë Metës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE