Connect with Us

Marrëveshja me Fondin Kuvajtian-Denaj/ Ndërlidhim rajonet,  zhvillojmë ekonominë dhe turizmin e qëndrueshëm

Politikë

Marrëveshja me Fondin Kuvajtian-Denaj/ Ndërlidhim rajonet,  zhvillojmë ekonominë dhe turizmin e qëndrueshëm

Publikuar

-

Në mjediset e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u nënshkrua  marrëveshja shtesë e huasë,  ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab,  për financimin e projektit të rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj dhe Drejtori i Menaxhimit të Projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, z. Ermir Omari, në praninë e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari M. Al-Jassim, Drejtorit të Përgjithshëm të FSHZH, z. Dritan Agolli dhe Kryetarit të Bashkisë  së Vlorës, z. Dritan Leli.

Ministrja Denaj vlerësoi se projekti  mbart një komponent të rëndësishëm të ndërlidhjes lokale në zonën e jugut dhe  vendos në shërbim të 175 mijë banorëve shumën prej 22 milionë dollarësh.

“Rëndësia strategjike e projektit të Rrugës së Lumit të Vlorës lidhet  me përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve që jetojnë në këtë zone. Ky projekt lidhet ngushtësisht me rritjen e mëtejshme të aktivitetit në këtë zonë, mbi të gjitha të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktivitetit privat, rritjen e të ardhurave për familjet vendase, dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Objektivi i këtij projekti është lidhja e shumë fshatrave të Lumit të Vlorës me bregdetin e Shqipërisë”, tha ministrja.

Projekti parashikon punimet për rehabilitimin e infrastrukturës së kullimit, objekteve të sigurisë dhe ndriçimit, krahas trotuareve në qytezat kryesore përgjatë rrugës.

Lidhja e fshatrave të lumit të Vlorës dhe zonës së Tepelenës me zonën e bregdetit do të sjellë ndikim edhe në kontekstin e aktivitetit ekonomik, duke sjellë zhvillimi të turizmit, jo vetëm detar por edhe malor, zhvillim të agroturizmit, intensifikim të blegtorisë dhe bujqësisë.

“Investimet e mëdha infrastrukturore, përfshirë edhe Aeroportin e Vlorës, pritet t’i japin frymëmarrje të plotë bregdetit të Jugut, duke krijuar të gjitha mundësitë për një zhvillim të pandalur ekonomik dhe social”, theksoi Denaj.

LEXO EDHE:  Denaj: Buxheti 2020 fokusohet në Rindërtim dhe Investime 

Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet parashikohet të përfundojnë deri në fund të vitit 2022.

Nga ana e tij, Ambasadori i Kuvajtit tha, se nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, si dhe për arritjen e standardeve.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli i cili falënderoi ministren e Financave dhe Ekonomisë për angazhimin e plotë dhe këmbënguljen për të çuar përpara këtë projekt të rëndësishëm për rajonin. Një investim, i cili tha z.Leli, do t’i jap një hov të ri zhvillimit të zonës, turizmit të qëndrueshëm, por edhe qarkullimit më të shpejt të mallrave dhe banorëve nga zonat rurale drejt atyre urbane.

Aktualisht kanë përfunduar me sukses punimet në Lotin I – Bypass i Vlorës – Peshkëpi – Gjorm me gjatësi 23.2 km, ku janë realizuar të gjitha punimet e parashikuara në kontratë. Prej Majit të vitit 2019 kanë filluar punimet në Lotin II – Ura e Gjormit – Brataj – Ura e Laskos me gjatësi 27.1 km.

Nëpërmjet marrëveshjes shtesë , do të financohen punimet e Lotit 3 për segmentin nga Ura e Laskos – Qeparo me një gjatësi prej 23.7 km. Me përfundimin e Lotit të III-të vepra do të vihet në funksionim të plotë dhe do të realizojë qëllimin për të cilin është iniciuar pikërisht,  lidhja e shumë fshatrave të lumit të Vlorës me bregdetin. Përfundimi i rrugës Gusmar-Kuç, do të bëjë të mundur krijimin e një aksesi më shpejtë të zonës së Tepelenës me zonën e bregut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha në shesh dhe Meta në tribunë”/ Peza: Opozita sot është me dy koka

Publikuar

-

Nga

Alfred Peza, nga Partia Socialiste ka komentuar manifestimin e djeshëm të Presidentit Ilir Meta.

Peza nuk e kurseu ironinë kur tha se iu duk “shumë artistike pjesa e Presidentit të ulur në gjunjë me shqiponjë”.

“Nga momenti që Presidenti i Republikës doli nga kangjellat e institucionit, ai nuk është më as President dhe as mbi palët, pasi e ka tejkaluar të drejtën e vet kushtetuese. Presidenti duhet të jetë person që simbolizon unitetin e popullit shqiptar dhe jo unitetin e popullit opozitar. Në këto kushte, Presidenti nga dje nuk është më “de facto” President, por vetëm “de jure”. Presidenti ka dy rrugë: ose ndjek rrugën institucionale për zgjidhjen e problematikave, ose ndjek rrugën e rrugës. Po ndoqi rrugën e rrugës, duhet të futet në politikë dhe ta lërë kostumin e Kreut të Shtetit”, theksoi Peza.

Sipas tij, simbolika e dy kokave të shqiponjës lidhet me faktin që opozita sot është me dy koka.

LEXO EDHE:  Pas tërmetit në Shqipëri, sfida më e madhe është ajo e rindërtimit të besimit

LEXO EDHE:  Rama nuk i ndahet “KÇK”-së/ Mund të kemi surpriza

Ai tha se Basha në shesh duke duartrokitur dhe Meta në tribunë, tregon se Meta e ka nisur ambicien e tij për të qenë lideri i opozitës.
Sipas Pezës, Presidenti nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin, pasi kompetencat e Kreut të Shtetit nuk ia lejojnë.

“Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, palët politike në vend kanë pranuar Komisionin e Venecias si Gjykatë Kushtetuese. Nuk i takon Ilir Metës nëse janë apo jo gjërat kushtetuese. Në këtë ndërmarrje të çmendur, Presidenti nuk ka me vete as BE dhe as SHBA”, nënvizoi Peza në studion e Ditarit të mëngjesit në A2.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mori pjesë në tubimin e Metës/ Nesho: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja

Publikuar

-

Nga

Ish-ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ishte pjesë e personaliteteve publike që morën pjesë në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta.

I ftuar në studion e Ditarit të mëngjesit në A2, Nesho tha se vendi është përpara një krizë kushtetuese dhe detyra jonë është të jemi prezent para kësaj krize.
“Vendi është përpara një krizë kushtetuese, demokracia po vuan. Detyra jonë është të jemi prezent para kësaj krize. Mu dha mundësia dhe e vlerësoj shumë, sepse ishte një manifestim me përmasa shumë të mëdha”, tha Nesho.

Ai theksoi se “nuk ishte vetëm për përkrahje ndaj Presidentit, i cili për hir të së vërtetës po mbron një kauzë të drejtë, ka gjetur sensibilizimin e popullit që në mënyrë dëshpëruese po kërkon për një zgjidhje. Zgjidhja e vetme është zgjedhje të reja. Ky miting është një kambanë alarmi për të gjithë ne, jo vetëm për shkeljen e Kushtetutës, por edhe gjithë problemet e tjera që tregojnë që ka arritur në një pikë që vendi kërkon zgjidhje më të madhe”.

Nesho tha se në Perëndim, kur politika humb legjitimitetin i drejtohet sovranit. Diçka që nuk ndodh në vendin tonë.
“Kjo gjë mungon në Shqipëri, por është shumë evidente në botën perëndimore. Ne prandaj i zmadhojmë këto protesta, sepse klasa politike nuk ka kulturë, kërkon të mbajë pushtetin për hir të interesave të saj. Prandaj gjërat fryhen dhe shkojnë drejt të ashtuquajturave revolucione”.

LEXO EDHE:  “Pyet babën çfarë ka qënë spiunllëku”/ Murrizi i “përvishet” Denajt

LEXO EDHE:  Pas tërmetit në Shqipëri, sfida më e madhe është ajo e rindërtimit të besimit

Sipas ish-ambasadorit shqiptar në OKB, jemi në një situatë dëshpëruese, ku i vetmi institucion i mbetur është ai i Presidentit. “Ka pasur raste kur Presidenti e pranoi se është shkelur hapur Kushtetuta, ku trysnia e maxhorancës i ka tejkaluar të gjitha format e bashkëveprimit mes të gjitha institucioneve demokratike”, tha ai.
Nesho nuk mendon se kjo lëvizje e Metës lë në hije opozitën. “Jo, opozita është pjesë e kësaj, nuk ka një besëlidhje të re. Njerëzit shikojnë që duhet një e tillë. Unë isha në miting dhe shumica e njerëzve thërrisnin “shpërnda Parlamentin”. Ka arritur në një pikë që njerëzit kërkojnë patjetër një ndryshim, që janë zgjedhjet e reja dhe rikthimi i legjitimitetit përmes votës popullore. Këtë duhet të kuptojë politika për të qetësuar vendin dhe për të mos i prishur ato hapësira të integrimit euroatlantik që ka përpara”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tronditi Kuvendin e PD/ Ish-kryetari: Këta duhet të shporren të gjithë

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi “tërmet” në Kuvendin e PD-së rreth dy vite më parë, ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibsen Elezi, ndërsa reagon në lidhje me manifestimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Meta, shkruan se këtë të fundit nuk e shëh dot më sy, pasi sipas tij është hajdut.

Po ashtu, Elezi shkruan se vetë “doktori” i ka thënë me fakte pë thesarin e vjedhur.

Më tej, Elezi thekson se e gjithë klasa jonë politike ka të njëjtën fytyrë dhe të gjithë duhen shporrur.

“Une këtë Liken se shoh dot me sy, se e di mire qe eshte hajdut votash, e kam te provuar.
– Per thesari na e ka thene vete doktorri me fakte.
– Per strehen e fundit te maskarallakut na e ka thene Lyli me gojen e vete.
– Per korrupsionist Edvini (ne 21 janar)

Keta s’kane lene ne fytyre te tokes pa i thene nj-tj, bile kane shkuar deri te grate e familja.
Kujtoni:
– Likja vs Doktorri (per thesarin)
– Likja vs Lyli (streha e fundit e maskarallekut dhe te rren per oren)
– Likja vs Edvini (per 21 janarin dhe 4 te vraret)

LEXO EDHE:  Aksioni anti-informalitet/ Murrizi i kërkon llogari Denajt

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri zbulon skemën/ Si mund të bëhet kompensimi pas tërmetit pa korrupsion dhe tendera 

Nga gjithe keto duhet te pranojme se Likja eshte fitimtar i gjithe dueleve.
Per me teper Likja i ka degjeneruar per se dyti (te paren po jua falim se nuk e njihnin).

Se do shija doktorrin qe te ul veten aq poshte sa te duartrokas ne miting per Liken e thesarit dhe qe e rrezoi nga qeverisja me vota te blera, kjo tregon vetem nje gje :

Duhet te shporren te gjithe bashke.”-shkruan Ibsen Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE