LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i të rinjve/ Ish drejtuesja e INSTAT: Shqipëria rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore

3 Mars 2020, 20:15, Sociale CNA
Largimi i të rinjve/ Ish drejtuesja e INSTAT: Shqipëria rrezikon

Ish drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja, thotë se shifrat e largimeve të shqiptarëve jashtë vendit vijojnë të mbeten të larta.

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Nurja ngre alarmin se po largohet mosha e re dhe Shqipëria rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore në të ardhmen.

?Shifrat që nga viti 2008 të larginit të shqiptarëve dhe kanë qënë diku 2 000 deri në 3 000 jo më shumë. Dhe pas vitit 2014 ka filluar një rritje e madhe duke arritur kulmin në 2015 me 69 000 të larguar që kërkojnë azil ekonomik. Dhe ky trend pati një rënie të lehtë më 2016 – 2017 por në dy vitet e fundit ka ruajtur trendin rritës 22 000. Në krahasim me vendet e tjera të ballkanit. Psh Bosnje Hercegovina që është një vend si Shqipëria ka pasur 10 000 të larguar. Pra shifrat tregojnë që është më tepër një fenomen që ka ndodhur në Shqipëri. I vetmi vend që mund të krahasohet me ne ka qenë vetëm Kosova që ka pasur 73 000 të larguar. Vendet e tjera kanë qenë me ritme shume të ulta. Ajo që mua më shqetëson më shumë nga këto shifra është largimi i moshes së re. 76 % janë nën moshën 35 vjeç. Problemi është për të ardhmen. Dhe kjo nuk lidhet vetëm me mungesën e forcës së punës, por edhe lindjet. Lindjet kanë rënë?, tha Nurja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga