Connect with Us

Koronavirusi/ Tomini: 39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinimi

Sociale

Koronavirusi/ Tomini: 39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinimi

Publikuar

-

Ministria e Shëndetsisë thekson se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të identifikuar me koronavirus përveç disa rasteve të dyshuara të cilët janë bërë të gjithë verifikimet e nevojshme.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës , Eugena Tomini tha se rastet e testuara janë persona që kanë pasur udhëtime në vendet ku ka shpërthyer epidemia, si dhe që kanë shfaqur probleme respiratore.

“Deri më tani, në total janë kontrolluar 17.830 udhëtarë në pikat kufitare, ku mes tyre vëmendja më e veçantë ka qenë ndaj atyre të kthyer nga Italia, apo shtete të tjera të prekura, të cilëve u sugjerohet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Nga këta, janë 39 udhëtarë që u janë sugjeruar vetëkarantinim, dhe nëse pas telefonatave edhe me numrin e gjelbër 127, gjendja shëndetësore vështirësohet, rastet shkojnë tek Shërbimi Infektiv”, tha Tomini./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përfituan nga amnistia/ Sot hapen dyert e burgjeve për 175 të dënuar

Publikuar

-

Nga

Rreth 175 të dënuarit që përfituan nga amnistia do të lënë sot çelitë e burgut.

Kujtojmë këtu se  ligji për amnistinë u miratua në fillim të këtij viti, ndërsa presidenti Meta e dekretoi në datën 14 shkurt 2020.

Nga amnistia përfitojnë përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët nuk tremben nga koronavirusi/ Shitjet e ushqimeve bazë, tashmë në normalitet

Publikuar

-

Nga

Skena të njerëzve që dynden në supermarkete nga frika e përhapjes së koronavirusit ishin të dukshme në shumë qytete të botës, duke filluar nga Milano, e se fundmi edhe në Nju Jork, ku u konfirmua rasti i parë. Duke iu trembur një qëndrimi të detyrueshëm në shtëpi, individët nxituan të furnizoheshin me ushqimet bazë.

Po në Shqipëri?  

Ashtu si në shtetin fqinj Italinë qytetarët nga paniku i përhapjes së koronavirusit iu drejtuan supermarketeve për blerjen e rezervave ushqimore në fillim të javës së kaluar.

Përfaqësuesi i rrjetit të supermarketeve më të mëdhenj në vend, “Big Market”, konfirmoi për “Monitor” se shitjet pësuan rritje 10 për qind në fillim të javës së kaluar. “Dy-tre ditët e para të javës së kaluar shitjet u rritën me 10 për qind. Kërkesat më të larta ishin për produktet bazike ushqimore. Nga fundi i javës shitjet iu kthyen shifrave normale”, u shpreh përfaqësuesi i “Big Market”.

Burime zyrtare nga grupi më i madh i pakicës në vend, Balfin, thanë se në ditët e para, pas përhapjes së virusit në Itali, kishte një kërkesë të shtuar në supermarkete për detergjentë, higjienizues dhe ushqime.  Tashmë kërkesa për ushqime është kthyer drejt normalitetit, ndërsa vijon të jetë e lartë ajo për produkte higjienizuese.

Nga Grupi Balfin thonë se frekuentimi në qendrat tregtare nuk ka shënuar rënie, edhe për faktin se gjatë fundjavës ka pasur shumë oferta.

Pozitivisht ka ndikuar dhe fakti se në Shqipëri nuk është deklaruar deri tani asnjë rast zyrtar me koronavirus.

Maskat dhe higjienizuesit e duarve kanë qenë dhe produkti më i situr në farmaci, duke çuar në mbarimin e produktit dhe të stokut brenda pak ditësh. Kërkesa e lartë çoi dhe në shtrenjtim të çmimeve të maskave, duke detyruar tatimet që të bëjnë kontrolle blic në biznesin farmaceutik.

LEXO EDHE:  Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

LEXO EDHE:  Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Koronavirusi në botë

Italia është shteti europian më i prekur nga koronavirusi. Në Itali pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, qytetarët u dyndën në supermarkete për të blerë produkte ushqimore, në rast se do të vetë izoloheshin në shtëpi.

Pas kësaj situate kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala i drejtua qytetarëve në rrjetet sociale me mesazhin sensibilizues. “Në vend që të mendoni për të shkuar me nxitim në supermarkete për të rrëmbyer ushqime, përpiquni të harxhoni kohë duke u kujdesur për ata që janë më të dobët, të moshuarit tanë në veçanti që janë subjekt i rrezikut. Në këto situata kështu sillet një shoqëri e ndjeshme dhe e pjekur.”

Në vendet e prekura, tregtia me pakicë ka qenë më e goditura. Në Kinë, nga ku lindi ky virus i panjohur, tregtia me pakicë dhe e-tregtia kanë shënuar dëme të mëdha. Shitësit me pakicë të mëdhenj si Starbucks, Uniqlo, Nike dhe Apple kanë mbyllur përkohësisht dyqanet e tyre, ndërsa shitësit me pakicë të mesëm dhe të vegjël po goditen veçanërisht fort pasi lëvizja e kalimtarëve është zvogëluar.

Edhe në Itali, tregtia dhe tuizmi shihen si sektorët më të prekur. Deri në datën 2 mars, Italia numëronte rreth 1700 të infektuar dhe 41 jetë të humbura./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Moti në vendin tonë vijon të jetë në kushte të paqëndrusehme. Reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri pasditen e sotme. Ndërkohë, në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.

Sipas SHMU, më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte.

Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

LEXO EDHE:  Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

LEXO EDHE:  Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.

LEXO TE PLOTE