Connect with Us

Kërkuan azil në Francë dhe Luksemburg/ Riatdhesohen 49 shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë

Kronika

Kërkuan azil në Francë dhe Luksemburg/ Riatdhesohen 49 shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë

Publikuar

-

49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, janë riatdhesuar ditën e sotme pasi u është refuzuar kërkesa për azil ose kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën schengen.

Mësohet se 5 prej tyre janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën schengen, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.

LEXO EDHE:  Ironia e Palokës/ “Gjushi dhe Bushi “bëjnë letrat”, policia arreston ish-kryetarët e komunave”

Blutë bëjnë me dije se policia kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën schengen, si dhe masat në kufirin e gjelbër./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

GJKKO kërkon sekuestrimin e makinës blind/ Avokati i Lulzim Berishës kundërshton vendimin

Publikuar

-

Nga

Gjykatës e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për sekuestrimin e automjetit të Lulzim Berishës, të etiketuarin si kreu i bandës së Durrësit.

Bëhet fjalë mediat se do ta ankimojë këtë vendim, pasi pretendon se të ardhurat për blerjen e automjetit janë të ligjshme.

“Do ta ankimojmë vendim pari të ardhurat për blerjen e sendit janë të ligjshme dhe të deklaruara”, deklaron Hysi.

Ndërkohë, Berisha ka 15 ditë kohë të ankimojë vendimin për sekuestrimin e makinës. Kujtojmë se kreu i bandës së Durrësit deklaroi pasurinë, ende pa kaluar 48 orarshi kur Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin.

LEXO EDHE:  Ironia e Palokës/ “Gjushi dhe Bushi “bëjnë letrat”, policia arreston ish-kryetarët e komunave”

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Të plagosurit me urgjencë drejt spitalit  

Sipas Hysit, Berisha është një njeri thjeshtë dhe i rregullt që paguan taksa si çdo qytetar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dosja Çili”/ “Mezhgorani” prangos një tjetër person

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Mezhgorani”.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi B. M. 32 vjeç banues në Mallakastër. Ai akuzohet për “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”. Me 32-vjeçarin që u prangos sot sipas policisë në total numri i të arrestuarve për këtë operacion shkon në 37, por për vepra të ndryshme penale.

Kujtojmë këtu se në kuadër të këtij operacioni pak ditë më parë, u vu në pranga edhe botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, ndërsa më pas gjykata e liroi nga qelia duke vendosur që hetimet të vijojnë në detyrim paraqitje.

LEXO EDHE:  Kapet në Rinas me kartë identiteti false/Itinerari që do ndiqte 45-vjeçari

LEXO EDHE:  Video-Kaos në trafik/ Qytetarët mbi tre orë të bllokuar, policia merr pushimet

Hetimi nisi në shtator të 2019 për falsifikim, teksa në ‘rrjetë’ nga përgjimet ranë shumë persona të tjerë me akuza të ndryshme. Kjo dosje tashmë kaloi në SPAK, pasi gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen duke transportuar 26 shtetas të huaj/ Arrestohen 6 persona në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Qafë Plloça”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

Transportonin 26 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, katër prej të cilëve, gjatë ndjekjes, nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policia Kufitare dhe Komisariati i Policisë Pogradec, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Qafë Plloça”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
N. B., 40 vjeç dhe R. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” në Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin fugon tip “Volksëagen” e automjetin tip “Golf” 18 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm

Po gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan edhe P. M., 27 vjeç e E. P., 23 vjeç, banues në Durrës, M. C., 35 vjeç, banues në Pukë dhe M. Sh., 25 vjeçe, banuese në Linzë, Tiranë, të cilët po transportonin me dy mjete tip “Volksëagen Golf” dhe një mjet tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 8 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e Policisë iu kanë bërë me shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë vijuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe në hyrje të qytetit të Pogradecit janë ndaluar.

LEXO EDHE:  Parcelat me kanabis në Krujë/ Reagon policia

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Të plagosurit me urgjencë drejt spitalit  

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se shtetasja M. Sh. drejtonte njërin prej mjeteve tip “Volksëagen” pa leje drejtimi
Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE