Connect with Us

Hajdari zbulon traumën që ka kaluar pas vdekjes së të atit/ “Kam rënë pre e dhunës”

Politikë

Hajdari zbulon traumën që ka kaluar pas vdekjes së të atit/ “Kam rënë pre e dhunës”

Publikuar

-

“PD është marrë peng”/ Hajdari: Demokratët e vjetër nuk kthehen se kanë humbur besimin

Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ditën e djeshme në Parlament që të shpallet emergjenca kombëtare për dhunën ndaj grave, duke marrë shtysë nga e kaluara e saj.

Hajdari ka zbuluar se pas vdekjes së babait të saj Azem Hajdarit ka rënë pre e dhunës dhe tregoi se kjo ishte një nga arsyet pse u largua nga Shqipëria.

“Është një fakt që s’e fsheh dot, kam kaluar një jetë shumë të vështirë, pak njerëz e njohin jetën time personale. Humba babanë në një moshë shumë delikate dhe kjo të bën të ekspozohesh ndaj gjërave që të rrisin para kohe. Ka qenë viti ’98, një vit shumë i vështirë për Shqipërinë, po ashtu ne kemi pasur kërcënime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Patjetër, ka qenë një dhunë nga të gjitha anët. Unë isha fëmijë dhe nuk kisha mbështetje për atë traumë që po përjetoja në ato momente. Dhe nuk kisha mbështetje, sepse kisha një nënë e cila ishte shtatzënë dhe vazhdonte jetën e saj dhe po mundohej të mbahej fort për fëmijët e saj. Kisha një vëlla, i cili ishte më i madh se unë edhe ai po ashtu dhe ai po përjetonte një dramë. Dhe absolutisht asnjë njëri nuk ishte në gjendje të na mbështeste në këtë traumë. Dhe kjo është një dhunë që patjetër fëmija ndjen. Unë isha 11-vjeçare, isha tepër e re dhe shumë shpejt m’u desh të largohesha nga Shqipëria”, rrëfeu deputetja.

Hajdari tha në studion e TV “Euro News” se rasti i saj është ai me të cilin mund të identifikohen shumë vajza të reja.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në reformën zgjedhore/ Hajdari kërkon përfshirjen e qytetarëve

“Kjo është një histori personale dhe shpesh herë dua të identifikohem me shumë vajza dhe gra. Sot vajzat e reja mund ta përjetojnë dhunën që në djep, kur lind dhe nuk është e padëshiruar dhe varfëria, po nuk është vetëm ajo, është kultura shqiptare që  e dhunon femrën që në momentin që ajo lind. Unë kam jetuar në këtë realitet. Kam qenë në një familje që po përjetonte një gjë shumë të madhe dhe dhuna është ndjerë në qenien time si një fëmijë që nuk kisha mbështetje. Dhe unë e di se shumë vajza mund të identifikohen me mua, se familjet shqiptare kanë aq shumë probleme dhe halle në jetën e përditshme sa e kanë të pamundur të merrem me një fëmijë”, tha ajo, ndërsa tregoi se për këtë gjë ka folur shpesh me nënën e saj, e cila e ka mbështetur, ndonëse ka qenë në një moment delikat.

“Ajo ka qenë një periudhë e vështirë dhe si çdo familje kemi pasur atë momentin tonë të reflektim. Me nënën kam folur shpesh për atë periudhë, sa e vështirë ka qenë për mua. Dhe ajo si nënë, që ishte edhe shtatzënë. Ajo nuk ishte në gjendje që të kujdesej për familjen e saj në ato momente, por bëri çmos që fëmijët të ecin përpara dhe unë ja kam dalë, por jo çdokush mund t’ia dalë në ato momente”, vijoi më tej ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Soreca “takim” me Rudina Hajdarin/ Zbardhen detajet e diskutimit

LEXO EDHE:  Alarmon OSBE/ Burrat pajtohen se gratë meritojnë dhunë fizike

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Xhisiela Malokut/ Ish-Ministrja e Integrimit ngre dyshime të forta

LEXO EDHE:  Alarmon OSBE/ Burrat pajtohen se gratë meritojnë dhunë fizike

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Xhisiela Malokut/ Ish-Ministrja e Integrimit ngre dyshime të forta

LEXO EDHE:  Boçi publikon videon e përplasjes së emigrantëve me policinë/ "Po pengohen me dhunë të hyjnë në atdhe"

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE