Connect with Us

“Furtunë” në Bashkinë e Durrësit/ Pas Valbona Sakos largohet nga detyra dhe Zhyljen Varfaj

Politikë

“Furtunë” në Bashkinë e Durrësit/ Pas Valbona Sakos largohet nga detyra dhe Zhyljen Varfaj

Publikuar

-

Kryebashkiaku i komanduar i Durrësit, Zhyljen Varfaj, ka dhënë dorëheqjen tre muaj pasi mori detyrën.

Shkak për dorëheqjen, sipas portalit “Dosja.al”, është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e Varfaj.

Varfaj ishte emëruar në këtë post, pasi Valbona Sako dha dorëheqjen për shkak të një lapsusi mediatik.

“Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima’, u shpreh Sako në një televizion asokohe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PS ka gati kryetaren/ Kush është “tarafi” i Dakos që pritet të marrë drejtimin e Bashkisë së Durrësit

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste duket se e ka gjetur menjëherë gruan që do marrë në dorë Bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes së papritur të kryetarit të komanduar Zhyljen Varfajt.

Emri më i lakuar është ai i Emiriana Sakos, e cila është zgjedhur si nënkryetare e bashkisë së Durrësit vetëm disa ditë më parë.

Emiriana Sako është shfaqur gjithmonë në krah të Varfajt gjatë vizitave të kryeministrit Edi Rama në Durrës.

Nënkryetarja e bashkisë ka përfunduar studimet për arkitekturë dhe prej rreth 11 vitesh është pjesë e stafit të bashkisë.

LEXO EDHE:  Foto- Parada e kryeministrit/ Rama blu dhe me sytë nga qielli

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri tregon përse dha dorëheqje nga mandati i deputetit

Që nga viti 2009 deri në 2015-ën ajo, ajo ka punuar si specialiste në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, ndërsa deri në 2018-ën  ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Shërbimeve Publike. Në vitin 2018 u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Punëve Publike në bashki.

Emirjana Sako njihet si një nga njerëzit më pranë ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos, për të cilin përflitet se është kryebashkiaku de fakto i Durrësit, ndonëse nuk kandidoi në zgjedhjet e 30 Qershorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një ditë pas tubimit/ Meta thërret Bashën në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim “kokë më kokë” me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Takimi, Që vjen vetëm 24 orë pas tubimit të djeshëm, është zhvilluar në zyrën e Presidentit, ndërsa nuk ishte lajmëruar nga palët.

Basha mësohet se ka qëndruar rreth 20 minuta në zyrën e Presidentit.

Ende nuk bëhet me dije se çfarë është diskutuar, por takimi mendohet të ketë lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë dhe hapat që do të ndiqen në vijim./ CNA.AL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i zyrtarit të drejtësisë me Henri Çilin/ PD i kërkon shpjegime Sokol Sadushit: Është koha të flasësh

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar sërish për takimin e një zyrtari të lartë të drejtësisë me pronarin e UET-së Henri Çili, lidhur me dosjen e vëllezërve Aliko të bandës së Lazaratit, të dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

PD përmend faktin që Dvorani mohoi se është ai personi që Prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtuesin e një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për këtë dosje.

Demokratët shënjestrojnë një tjetër person në vend të Dvoranit, duke bërë fjalë për Sokol Sadushin, i cili është kandidat për anëtar në Gjykatën e Lartë. PD i kërkon Sadushit të japë shpjegime dhe të mos heshtë.

“Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.

LEXO EDHE:  Greva e urisë/ Nënkryetarja e Bashkisë dhe dy komisionerë të Avokatit të Popullit takojnë studentët

LEXO EDHE:  Gjendet automjeti i djegur në Fushë-Krujë/ Dyshohet se u përdor në vrasjen e Durrësit

Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi Reformën në Drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm. Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!”, thuhet në deklaratën e PD.

Ndërkohë, kujtojmë se Sokol Sadushi ka qenë pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, në master dhe është udhëheqës drejtor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE