Connect with Us

“Faqekuqi, bukëshkelur”/ Bledi Mane tregon zemërgjerësinë e Henri Çilit ndaj Ervin Salianjit

Opinione

“Faqekuqi, bukëshkelur”/ Bledi Mane tregon zemërgjerësinë e Henri Çilit ndaj Ervin Salianjit

Publikuar

-

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1.Furgoni i linjës së Korçës ndaloi te oborri i Fakultetit Ekonomik në juglindje të Tiranës. Pasagjerët e djersitur zbritën me rradhë, i fundit po vonohej.

-Hidhu bre djalkë, mos më vono. Paguaj lekat dhe ik se mbërritmë, i dha urdhër shoferi një djaloshi të gjatë që i ulur në fund të furgonit kqyrte nga dritarja i habitur.

Vapa e shtatorit kokolepsur me aromën e bulmetit e bënte të paqëndrueshëm qëndrimin brenda furgonit por pasagjeri i fundit nuk u besonte syve që kishte ardhur në Tiranën e ëndërruar. Rrëmbeu çantën e madhe ngjyrë hurme, futi brenda saj bukën, djathin, rigonin dhe vezën e zjerë që i kishin mbetur nga udhëtimi, regulloi flokët te pasqyra e automjetit, mori kusurin nga shoferi dhe vazhdoi të ecte drejt qëndrës së qytetit. Pasagjeri i fundit i furgonit të fundit ardhur nga Korça në Tiranë nuk u lodh së pyeturi por e gjeti shpejt adresën e destinacionit final.

I djersitur nga zagushia e stinës por aspak i lodhur, frenoi këmbët përballë godinës gjigande me vetrata blu. E hutuan xhamat e pasqyrtta, djemtë me xhinse të ngushta, vajzat e reja të fryra nga silikoni por mblodhi veten shpejt dhe u paraqit te zyra e pronarit të godinës. Priti në rradhë dhe sapo hyri brenda nxorri nga çanta bashkë me aromën e vezës së zjerë edhe dy dokumenta. Letra e parë ishte një vërtetim nga dega lokale e Partisë Demokratike ndësa shkresa e dytë, një letër suporti nga Komuna e Gorës.

Ia zgjati burrit që qëndronte i ulur përballë dhe iu prezantua:

-Unë jam Ervin Salianji, kryetar i Forumit Rinor Demokrat të fshatit Lozhan.

-Ndërsa unë jam Henri Çili, pronari i Universitetit Evropian të Tiranës…

  1. Ndryshe nga qindra e qindra studentët e tjerë të UET-së, Salianji përfitoi pa fund prej pronarit të institucionit.

Henri Çili i gjeti Ervinit berberin ku u qeth falas 5 vitet e para në Tiranë. I bleu rroba dhe kostume të reja te dyqanet e dishezës së Medresesë.

LEXO EDHE:  Çili liberal apo klientelist?!

I ofroi falas 3 vite studimi Bachelor për juridik duke i kursyer 6 mijë euro.

Po falas i ofroi edhe 2 vite studime master duke ia falur 5 mijë euro.

Edhe studimet e doktoraturës falas ia ofroi dhe kurseu 5 mijë euro të tjera.

Shtëpi falas në mes të kryeqytetit 7 vjet rresht me 350 mijë lekë në muaj.

E zgjodhi President të Unionit Studentor të Universitetit Evropian.

Ia dha falas kafenenë dhe restorantin në katin e parë të godinës të cilat i menaxhonte vëllai i Salianjit.

Pas studimeve nuk e braktisi por Henri Çili i gjeti punë juristit korçar 4 vjet rresht si Avokati i Qytetit në Bashkinë e Tiranës. Më pas e prezantoi me Lul Bashën dhe nē zgjedhjet e qershorit 2017 i siguroi një vend të sigurtë për deputet në listat e Partisë Demokratike…

3.Arrestimi i Henri Çilit para 5 ditëve ishte kryelajmi në këtë vend. Si gjithmonë mileti në pritje të viktimës u nda përgjysmë. Një pjesë gëzonte prej fatkeqësisë ndërsa pjesa e miqve, kolegëve dhe mjaft qytetarëve të vërtetë u treguan racionalë dhe nuk e braktisën Henri Çilin.

Ndërkohë vetëm njëri, një mysybet që hëngri, fitoi pa meritë e pa lodhje, u fry dhe përlau nga Henri Çili çdo gjë që kërkonte, nuk reagoi e nuk nxorri asnjë fjalë.

Ai djali që zbriti shtatorin e nxehtë të vitit 2008 nga furgoni i Korçës dhe hyri në Tiranë pa trokitur edhe sot vazhdon të mbajë era bylmet. Nëse i afroheni Ervin Salianjit do ta ndjeni menjëherë, mosmirënjohja e tij vazhdon të vijë era vezë e zjerë spërkatur me rigonin e bukshkalësisë.

Ndaj ju prokurorë dhe policë herë tjetër nëse e arrestoni Henri Çilin, burgoseni për dobësi dhe altruizëm të theksuar ndaj “salianjëve” që janë shtuar me shumicë në këtë qytet!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Trimi

    3 Mars, 2020 at 3:44 pm

    Ere qelbesir salianusi dhe GD te dy qelben nga koka der te gopi

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Historiku i flirtit Meta-Berisha që nga viti 1991/ Përse ky bashkim sot nuk është rastësi

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Pata

Ilir Meta çimentoi dje një aleancë të vjetër gati 30 vjeçare me Sali Berishën dhe e bëri publike si një alternativë dhe forcë politike, që e shpalli para shqiptarëve.

Në gjithë këto vite ka pasur aleancë të fshehtë, aleancë fluide, aleancë zemërthyer, por kurrë kjo marrëdhënie nuk është ndalur.

E nisur kur Meta ishte kryeministër që faktorizonte Berishën si antipod, madje edhe e çoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke i dhënë një viktimizim që Doktorit pas gjëmës së 1997-s i vyente, pas vitit 2013 metafora u shndërrua në “Doktori është dobësia ime”, “Doktori është burri më i besës në politikë”, “Doktori është njeri i fjalës”.

Por si lindi dhe si u zhvillua marrëdhënia mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për të ardhur sot, kur dy figurat e njohura të politikës shqiptare po blatojnë një lëvizje që duket se do të jetë një alternativë jo vetëm e Edi Ramës, por edhe e Lulzim Bashës, nëse ku i fundit nuk do të shkojë pas avazit, siç dhe ka bërë disa herë në këto vite.

Ilir Meta, një student i Ekonomikut, mori pjesë në vitin 1990, në dhjetor pra, në përfaqësinë e Fakultetit të tij për të kërkuar pluralizmin politik në takimin me Ramiz Alinë, udhëheqësin e fundëm komunist të Shqipërisë.

Por Sali Berisha nuk e dekoroi në vitin 1993 me medaljen “Pishtari i Demokracisë”. Atë ja dha Pandeli Majkos, një tjetër deputeti socialist që mori pjesë në lëvizjen studentore.

Meta u afrua në PS si një i ri që kërkonte një program social-demokrat në shoqërinë shqiptare. Madje lidererët e PS-së së Fatos Nanos, si Namik Dokle e Servet Pëllumbi, nuk e fshihnin entuziasmin për talentin e zbulimit të ri që fliste qartë e shkoqur.

Meta u zgjodh si drejtues i eurosocialistëve të Tiranës e numri dy i FRESSH, duke marrë një zonë deputeti të sigurtë, që ishte Skrapari, për t’u zgjedhur deputet.

Ilir Meta u vu nën akuzë nga Prokuroria e Sali Berishës për një revoltë të punëtorëve të uzinës së armëve të Poliçanit, madje ju hoq edhe imuniteti. Por pas arrestimit të Fatos Nanos, sidomos kur ai u zgjodh kryetar i FRESSH dhe nënkryetar i PS-së, si dhe drejtues i marrëdhënieve ndërkombëtare, pati fjalë për një flirt të tij me Berishën.

E pikërisht këto fjalë dhe e penalizuan në vitin 1996, kur pas mocionit të Fatos Nanos nga burgu i Bënçës, Meta u largua nga drejtimi i PS-së.

Megjithatë, ai u zgjodh deputet i Skraparit. Nano e propozoi në vitin 1997 si sekretar për Ministrinë e Jashtme, një biçim numri dy i MPJ-së, por duke i kërkuar që të lërë mandatin e deputetit.

Natyrisht që Meta nuk e pranoi dhe më në fund ishte Nano që u tërhoq, duke i dhënë madje edhe drejtimin e PS-së së Tiranës, një post që parasheh karrierën në krye të kupolës socialiste.

Meta kishte mbështetjen e një lobi shumë të fuqishëm ekonomik të Shqipërisë, atë të Hasanbellinjëve të Durrësit, të cilët lobuan shumë, po shumë, që Ilir Meta të jetë në krye të politikës shqiptare.

Ky fakt përbën edhe lobimin e parë politik të një oligarkie financiare, që në fakt nuk ishte thjesht e tillë, por një klan që kontrollonte një zonë bazike të vendit: portin më të madh të Shqipërisë, kryesisht nga 1997 e deri në vitin 2000.

Dhe ishte pikërisht ky lobim që e bëri Ilir Metën kryeministër në vitin 1999, pas humbjes së Pandeli Majkos, i cili sfidoi hapur politikisht Fatos Nanon në një Kongres të PS-së për postin e kryetarit, duke rrezikuar fitoren, dhe madje humbja erdhi ndoshta nga tradhtia e Ilir Metës, i cili zgjodhi marrëveshjen fluide me Fatos Nanon.

Por kjo nuk ishte e vetmja, pasi kur Meta në kulmin e fuqisë së tij si kryeministër, kur nisën të vijnë paratë e dy konferencave të donatorëve të BE-së, të Nanos e Majkos, si dhe rigjenerimin e biznesit vendas, përjetoi një frikë që ai vetë, por edhe bashkëpunëtorë të tij mund të viheshin në hetim nga Prokuroria e Republikës.

Kreu i organit të akuzës, flasim në vitin 2002, ishte Arben Rakipi, një jurist që në bashkëpunim me antimafian italiane kishte arrestuar dhe shokun e tij të vjetër, Sokol Koçiun, numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili kishte negocuar për ta kthyer jugun e vendit si bazë kokaine.

Ilir Meta, në atë kohë kryeministër i vendit, për herë të parë publikisht bashkon votat me Sali Berishën e sapokthyer në Parlament pas një bojkoti të gjatë (rastësia është e çuditshme), dhe shkarkon Arben Rakipin si kryeprokuror, duke zgjedhur në këtë post këshilltarin e presidentit Rexhep Meidani, Theodhori Sollakun, duke lënë në minorancë udhëheqjen zyrtare të Partisë Socialiste.

LEXO EDHE:  Çili liberal apo klientelist?!

LEXO EDHE:  Skandali-Pazare të pista për kreun e FRPD/ Kreu i PD Korçë mbledh strukturat për Salianjin

Realisht kjo aleancë i hapi rrugën rikthimit të Sali Berishës në pushtet pas ikjes me gjëmë në vitin 1997. Pak muaj më pas, ishte Fatos Nano që do të bëjë aleancë me Berishën për të zgjehdur president të vendit Alfred Moisiun.

Në vitin 2003, Ilir Meta nuk zgjidhet në organet drejtuese të PS-së, në një Kongres parodi të organizuar nga Fatos Nano. Në pranverën e një viti më pas, ai mbledh udhëheqës historikë të PS-së dhe themelon Lëvizjen Socialiste për Integrim, një formacion me program bazik majtist dhe si themel ka antiberishizmin. Krijon me perfeksion një PR si pasardhës i Mehmet Shehut, duke marrë vota nga njerëz nostalgjikë të PPSH-së.

Në zgjedhjet e 2005-s LSI merr 7 deputetë, duke dërrmuar PS-në kudo ku ajo konkurronte në mazhoritar me PD-në, dhe Sali Berisha vjen në qeverisje.

Në vitin 2006, Ilir Meta afrohet në aleancë me Edi Ramën duke i ofruar postin e kreut të Bashkisë së Tiranës si mbështetje dhe kërkuar si këmbim postin e kreut të Qeverisë. E majta e bashkuar fiton shumicën e bashkive të Shqipërisë, përveç Shkodrës, Kukësit, e ndonje bashkie të vogël.

Rama nuk pranon t’i japë Metës në zgjedhjet e mëvonshme postin e kryeministrit dhe bën aleancë me Sali Berishën për të ndryshuar Kushtetutën, për të polarizuar politikën në favor të dy partive kryesore.

Pas kësaj Meta kriset me Ramën, bën një betejë publike që i shton pikët në public, ndërsa më pas bojkoton këshillat bashkiakë, duke bashkuar votat me Sali Berishën.

Në zgjedhjet e vitit 2009, Ilir Meta merr vetëm 4 deputetë, por edhe pse kishte bërë një fushatë thelbësisht të majtë, nuk vonon dhe shpall koalicionin me Sali Berishën.

Në këtë kohë ka ndodhur trauma më e madhe në radhët e së majtës shqiptare dhe sipas të gjitha gjasave, formacioni majtist shqiptar ka marr aty tatëpjetën që më pas e ka shkërmoqur, përveç Metës, edhe Edi Rama.

Megjithatë kreu i PS-së e përdor fort këtë pjesë dhe e kthen Ilir Metën në një parodi të qeverisjes së Sali Berishës. Socialistët e urrejnë më shumë se Doktorin. Shpërthen videoskandali Meta-Prifti, ndodh 21 janari vriten 4 qytetarë në Bulevard, Meta i quan kokëpalarë, pak muaj më pas Rama humbet Bashkinë e Tiranës si pasojë e një manipulimi të hapur, që u cilësua i tillë edhe nga OSBE-ODIHR.

Por dy vjet më pas, Edi Rama, papritur e pakujtuar lidh me Ilir Metën një aleancë politiko-elektorale që i jep 1 milion vota kundër Sali Berishës dhe e bën kreun e PS-së kryeministër të vendit.

Por Metën, ai edhe pse i dha 40% të pushtetit dhe postin numër 2 të Republikës, atë të kryetarit të vendit, nuk e pati kurrë në krah.

Madje i doli kundër vetëm 2 muaj pas zgjedhjeve, kur SHBA i kërkoi Shqipërisë të shkatërronte armët kimike të Bashar al Asadit. Në publik u hodhën miliona euro nga qarqe ruse që financoheshin nga Gazprom e Rosneft, që u përdoren nga të ashtuquajturat OJF që zhvilluan demonstratën e parë postkomuniste përpara Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Si kryetar i Kuvendit Meta i dha Sali Berishës rolin e “primadona”-s të Kuvendit, duke përsëritur slloganin “Doktori është dobësia ime”.

Epilogu më pas dihet, pas kësaj krisje SHBA përkrahu reformën në drejtësi, Meta e Berisha e kundërshtuan duke tentuar të rrëzojnë Ramën. Ky i fundit në vend që të prishë aleancën me Metën, e bën president dhe fiton zgjedhjet e 2017.

Meta më pas shpall luftën ndaj Ramës duke tentuar që ta rrëzojë edhe me një krisje të sistemit, duke anuluar zgjedhjet, por kjo prodhoi një krisje të tij me SHBA e BE.

Por megjithatë Meta e Berisha asnjëherë nuk janë ndarë, madje sot janë më shumë se bashkë, ndoshta mund të jenë edhe në një formacion politik miks biçim nacionalist, sovranist, anti-sorrosian, etj etj, që si fetë elektorati tenton elementin tradicionalist që ka votuar Sali Berishën.

Kjo mund të shihet thjeshtë në qendrat e votimit të zgjedhjeve të vitit 2017, ku LSI ka marrë vota në bastionet e PD-së…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Altin Goxhaj/ Rënia e Lylit dhe ngritja e Metës si kryetar opozite në sytë e militantëve të PD!

Publikuar

-

Nga

Lyli sot ishte në siklet të paparë!
Deri dje s’ka pas kush ta konkurojë dhe tallte trapin me protestat dhe protestuesit e vet!
Sot Meta ja joshi militantët Lylit të cilët filluan të shihnin te ai liderin e munguar dhe të shpresonin se ai mund t’i bënte ndonjë protestë të hajrit me rezultate shpresëdhënëse për të mundur Rilindjen për herë të parë në 7 vjet!

Në momentin kur Meta tha që do shpërndaj Parlamentin ns PS nuk respekton Dekretin e Metës për Gjykatën Kushtetuese, të gjithë militantët në krah të Lylit e harruan Kryetarin 7 vjecar të tyre dhe ulërisnin gjithë entuziazëm pro Metës!

Sot mund t’a themi me plot gojën se Lyli ndihet i rrezikuar për herë të parë nga brenda PDsë sps militantët e masakruar nga Rilindja si pasojë e shpërdorimit të qëllimtë që i ka bërë Lyli i Soros & Ramës, ata sot gjatë natës po mendojnë dhe fantazojnë të shohin Metën si lider që do mundi Ramën dhe jo Lylin!

LEXO EDHE:  I braktisur nga të vetët/ Salianji del blof me një tjetër dëshmi të rreme

LEXO EDHE:  Skandali-Pazare të pista për kreun e FRPD/ Kreu i PD Korçë mbledh strukturat për Salianjin

Mos u habisni që nëse Meta shkon drejt aksionit të aktit të shpërndarjes së Parlamentit (destabilitet total) militantët dhe lidershipi të braktisin Lylin dhe t’i bashkohen Metës!

Pastaj do dëgjjojmë MBRETI VDIQ, RROFTË MBRETI 🙂

Në fakt sot Meta me një gurë goditi si Ramën dhe Lylin, sepse cdo gure qe godet njërin automatikisht godet dhe tjetrin sepse ata janë gjthm bashkë! Ndaj si Lyli dhe Rama duhet të luten që e gjitha kjo të jetë thjesht shantazh i Metës se po e pati seriozisht ata te 2 rrezikojnë të marrin njëri tjetrin me vete 🙂

Kjo turmë e dëshpëruar militantësh e tradhëtuar dhe e shtrënguar të braktisë Shqipërinë për të shpëtuar nga ferri i Rilindjes, nëse do drejtohej për herë të parë për përballje të vërtetë (dhe jo ortek të kontrolluar siç ka bërë Lyli në 7 vjet) mund t’ja dhjesin fare tepsinë e pushtetit Edit përfshirë edhe pjesën që i takon Lylit!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Publikuar

-

Nga

andi bushati opinion

Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mund të dalin në bulevard për “Ilir floririn”, se askush nuk beson se njeriu me bllok në dorë, mund të bëhet garanti i librit të kushtetutës, tashmë mund të quhet e tejkaluar.

Ilir Meta tuboi në bulevard shumë më tepër njerëz se ka mbledhur ndonjëherë në këtë vend një kryetar shteti.

Ai grupoi rreth vetes një masë tepër më të madhe se sa mund ti garantojë partia prej nga vjen dhe që e mbështet pa rezerva, LSI-a.

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim.

Ai duhet kërkuar në thirrjet e asaj mase të pafundme protestuesish që teksa dëgjonin fjalimet e pjesmarrësve në mbrojtje të Kushtetutës, brohorisnin në kor “Rama ik” apo “poshtë diktatura”.

Ai duhet gjetur në lajtmotivin e të gjithë oratorëve, që ndonëse vinin nga profesione, bindje dhe histori të ndryshme, i bashkoi së toku një fill i vetëm: në këtë vend duhet ndaluar instalimi i një regjimi.

Pra, manifestimi i 2 marsit, ndonëse kishte okelion e mbrojtjes së Kushtetutës, ishte një protestë ndaj një njeriu të vetëm. Ai ishte një grumbullim që kishte në epiqendër Edi Ramën dhe sistemin autarkik që ai po ngre. Ai ishte mitingu më i çuditshëm në botë, ku të gjithë ishin bërë bashkë kundër atij që askush nga oratorët nuk ia përmendi emrin.

LEXO EDHE:  Foto-Plas në FRPD/Pas akuzave, të rinjtë shpërthejnë ndaj Salianjit: Pështyjeni kur ta shikoni

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Tërmet në shtëpinë e tërmetit

Në këtë kuptim, konkluzioni që del nga ajo që shikuam në bulevard, nuk duhet parë si një sukses personal i Presidentit. Mbi të gjitha, ai qe konfirmimi se ekziston në këtë vend një masë e madhe, në rritje progresive, që nuk pajtohet dot me pushtetin personal, kleptokratik dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Ata sot i mblodhi Ilir Meta. Ata dje i mblidhte Lulzim Basha. Ata nesër mund ti mbledhë pa surprizë edhe “Nisma Thurrja”, apo Organizata Politike e Arlind Qorit. Sepse sado liderë të fshihen, të squllen, të shiten, populli që nuk e duron më këtë rregjim, nuk mund të mbetet pa zë.

2 marsi shërbeu pikërisht për këtë. Për të kuptuar se regjimet sfidohen në rrugë dhe jo në tryeza. Se autokratët përballohen me forcë dhe jo me dialog. Se paqja kërkon burrërri dhe squlltësia nuk prodhon dot kurrë paqe.

Prandaj Ilir Meta, sot, nuk mund të mburret se populli opozitar doli në bulevard pro tij. Ai mjafton të gëzohet se pati intuitën dhe forcën për të interpretuar vullnetin e atyre që janë të gatshëm të rezistojnë.

 

LEXO TE PLOTE