Connect with Us

E quajti politikan tinëzar/ Isa Mustafa i “nxjerr bojën” Ramës

Politikë

E quajti politikan tinëzar/ Isa Mustafa i “nxjerr bojën” Ramës

Publikuar

-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti politikan tinëzar.

Në një postim në rrjetet sociale, Isa Mustafa shkruan se nuk dëshiron ta cilësojë Ramën ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.

Më tej, shton se në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër.

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”,-shkruan Mustafa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma zgjedhore/ Zbulohen propozimet e PD-së, çfarë thuhet në draft

Publikuar

-

Nga

Tryeza e Reformës zgjedhore mbidhet sërish këtë të martë në kuadër të takimeve për diskutimin e planit të punës. Në këtë takim Partia Demokratike ka paraqitur projekt ligjin për financimin e partive politike në një fushatë zgjedhore.

Sipas ABC News në draft propozimin e Partisë Demokratike për këtë  ligj theksohen rregullat, mënyra dhe kushtet e financimit, administrimin, verifikimin, mbikëqyrjen, transparencën dhe raportimin për financimin e subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore dhe partive politike për vitin kalendarik në Republikën e Shqipërisë.

“Shpenzime të fushatës zgjedhore” janë shpenzime të bëra nga ose në emër të një partie politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, përfshirë kandidatët dhe/ose degët e saj, ose nga një kandidat i pavarur, për të promovuar një parti, kandidatët e saj ose një kandidat të pavarur në zgjedhje, ose përpjekjen për të dëmtuar perspektivën e një partie tjetër, kandidatëve të partisë tjetër ose një kandidati të pavarur. Periudha e raportimit financiar të fushatës” është periudha shtatë muaj para datës së zgjedhjeve. Periudha e fushatës zgjedhore” është periudha nga 30 ditë para datës së zgjedhjeve deri 24 orë para datës së zgjedhjeve.”, thuhet në draft.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Hodhëm hapin e parë të misionit”/ Meta mesazh pas manifestimit të djeshëm

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar qytetarët të cilët morën pjesë në manifestimin e djeshëm, sipas tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër atij që ai e cilëson si grusht shteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta drejton edhe një tjetër mesazh, ndërsa manifestimin e djeshëm e cilëson vetëm si hapin e parë të misionit.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.”-shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Fati i Ramës në këtë Rambuje të dytë

LEXO EDHE:  Fyerjet për gazetarët tregojnë frikën e Ramës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mirëmëngjes tradhëtar”/ Vasili: Shqiptarët përshëndesin Ramën

Publikuar

-

Nga

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin si tradhëtar, dhe sipas tij kurrë Shqipëria nuk ka pasur një politikan anti-Kosovë, sa Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thekson se tashmë të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Rama, dhe “Mirëmëngjes tradhëtar”, është mënyra si e përshëndesin qytetarët.

“Miremengjes tradhetar!

Shqiperia nuk ka pasur kurre nje idiot më te rendomte AntiKosove se Rama.

Rama thote per Ramushin genjeshtar dhe e hedh ne gjyq.

Rama thote per Isa Mustafen politikan tinzar.

Rama thote per Albinin lider folklorik se kerkoi te hiqet taksa e rruges se Kombit.

LEXO EDHE:   “Vettingut i çahet rrjeta”?!/ Qytetarët “kryqëzojnë” kryeministrin, ja debatet e ashpra 

LEXO EDHE:  Buxheti rrënon ekonominë/ Rama, aksioner i kartelit kriminal

Kurse te gjithe bashke Ramush, Isë dhe Albin thone ne kor se bashku me te gjithe Kosoven se Rama eshte nje kokerr tradhetari qe s’ka te dyte.

P.S. Por ky mire qe eshte tradhetar, por eshte edhe idiot, se e ben kaq trashe tradhetine sa qe s’ka pse lodhet askush ne Kosove e Shqiperi per ta kuptuar.

Te gjithe shqiptaret andej e kendej kufirit kane kohe qe e pershendesin kur lind dita dhe i thone: Miremengjes tradhetar!”-shkruan Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE