Connect with Us

“Dosja Çili”/ “Mezhgorani” prangos një tjetër person

Kronika

“Dosja Çili”/ “Mezhgorani” prangos një tjetër person

Publikuar

-

Një tjetër person është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Mezhgorani”.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi B. M. 32 vjeç banues në Mallakastër. Ai akuzohet për “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”. Me 32-vjeçarin që u prangos sot sipas policisë në total numri i të arrestuarve për këtë operacion shkon në 37, por për vepra të ndryshme penale.

Kujtojmë këtu se në kuadër të këtij operacioni pak ditë më parë, u vu në pranga edhe botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, ndërsa më pas gjykata e liroi nga qelia duke vendosur që hetimet të vijojnë në detyrim paraqitje.

LEXO EDHE:  Mbyti me duar foshnjën e saj/ Gjykata merr vendimin për 46-vjeçaren nga Devolli

Hetimi nisi në shtator të 2019 për falsifikim, teksa në ‘rrjetë’ nga përgjimet ranë shumë persona të tjerë me akuza të ndryshme. Kjo dosje tashmë kaloi në SPAK, pasi gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Flakët e zjarrit ”përpijnë” Shërbimin e Provës, në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë ambientet e Shërbimit të Provës në Tiranë.

Nga dritaret duket tymi i zi që po përhapet në zonën përreth. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë zjarrfiksja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po digjte mbeturinat/ Humb jetën tragjikisht 69-vjeçari nga Berati

Publikuar

-

Nga

Një 69-vjeçar nga Berati ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se 69-vjeçari, Asqeri Lybeshari, ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij dhe është asfiksuar nga tymi e më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur.

69-vjeçari nuk ka mundur të ngrihet nga zjarri duke humbur jetën për shkak të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Akuzohet për atentat me eksploziv në Kamëz/ Gjykata lë në burg Gjergji Cukalin

Publikuar

-

Nga

Akuzohet për atentat me eksploziv në Kamëz/ Gjykata lë në burg Gjergji Cukalin

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjergji Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë. Ata u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali./CNA.al

LEXO TE PLOTE