LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncon "Fisk Fare"/ Ish punonjësja nuk arkëton kontributet, qytetarët rrezikojnë pensionin

3 Mars 2020, 20:26, Denoncim CNA
Denoncon "Fisk Fare"/ Ish punonjësja nuk arkëton

Ish punonjësja e postës Kote në Vlorë, nuk ka bërë derdhjen e parave për pagesën e viteve të punës të zonjës Sose Besimaj, duke bërë që qytetarja të rrezikojë daljen në pension.

Por përveç këtij rasti që u ankua në emisionin investigativ “Fiks Fare”, gazetarët e të cilit gjatë investigimit arritën të mësonin se kishte dhe shumë raste të tjera me këtë lloj problematike me të njëjtën ish punonjëse poste.

“Fiks Fare” solli rastin e zonjës Sose Besimaj nga Kota e Vlorës e cila në vitin 2005 ka bërë derdhjen e kontributeve për 11 vite punë, nga 1994-2005. Por që ka kuptuar në momentin që duhet të dilte në pension se këto vite mungonin në Sistemin e Sigurimeve Shoqërore, duke bërë kështu që zonja të mos përfitonte pension.  ?Unë shkova të interesohem që në gusht më thanë se dal në dhjetor, pastaj erdha në dhjetor dhe më thanë se të mungojnë vitet, unë ja ku e kam mandatin që i kam derdhur, kam derdhur 386 mijë lekë? thotë zj. Sose. Sipas saj problemi është tek ish punonjësja e postës Kote e cila tani nuk është më atje, por punon diku tjetër. ?Sa herë e takoj  Mirela Danajn , ish punonjëse e Kotës më thotë nuk është faji im, fajin e kanë sigurimet. Shkoj tek sigurimet thonë nuk i ka derdhur Mirela, nuk di ku të drejtohem? thotë zj.Besimaj.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shoqëruan zonjën në takimin me ish punonjësen e postës po ashtu edhe me shefen e financës së Sigurimeve Shoqërore Vlorë.

Mirela Danaj, ish punonjësja i thotë qytetares se nuk e ka ajo fajin , por e kanë ato të sigurimeve që të gjithë gënjejnë dhe se kontributet e Soses i?a kanë kaluar dikujt tjetër dhe i kanë bërë lëmsh.  Ajo shpjegon se  ka bërë një derdhje dhe për shtetas të tjerë, por që nuk figurojnë sipas sigurimeve. Madje ajo i kërkon qytetares të mos shkojë tek ajo, por të shkojë direkt tek sigurimet . Madje i thotë se me mandat pagesën të  hedh në gjyq sigurimet.

Por tjetër gjë i thotë qytetares shefja e financës tek sigurimet shoqërore, duke i rishpjeguar se nuk duhet të shkojë më tek ajo por te Mirela. Sipas saj Mirela duhet të nxjerrë lekët ku i ka , pasi ka mangësi edhe për persona të tjerë. ? Nuk je rasti i parë që nuk i janë hedhur kontributet në harkun kohor që punonjëse ka qenë Mirela. Shko tek ajo dhe  t?i gjej ajo lekët se ku i ka hedhur nëse i ka hedhur? shprehet shefja e financës.

Pas këtyre gazetarët e Fiksit kërkojnë ish punonjësen e postës, e cila u thotë se një ditë më parë e ka zgjidhur problemin me sigurimet shoqërore, pikërisht me shefen e financës. Sipas saj ishte një mosrakordim midis bankës dhe sigurimeve, por që më në fund u zgjidh.

Por që në sigurime rezultoi e kundërta e kësaj, drejtoresha dhe shefja e financës së këtij institucioni treguan se asgjë nuk është zgjidhur me Mirelën, por për zonjën do përdorin fondin e kreditorit dhe do e zgjidhin situatë siç kanë bërë dhe me raste të tjera. Pyetjes së gazetares se çfarë do bëni kur t?ju mbarojë fondi i kreditorit dhe të keni akoma individë me mandate? Ato thanë të hedhin në gjyq postën dhe  ish punonjësen Mirela Danaj, pasi qytetarët i kanë humbur kontributet pikërisht në kohën kur Danaj ishte punonjëse e postës.

Emisioni investigativ solli edhe përgjigjen nga drejtoria e postës për rastin në fjalë, ku ajo thotë se nuk kemi të dokumentuar asnjë arkëtim të kësaj periudhe.

Znj.Sose Besimaj, falenderoi Fiksin për zgjidhjen e problemit, pasi siç u shpreh ajo ? e vetme nuk do e zgjidhja kurrë?. / Top Channel

Lajmet e fundit nga