Connect with Us

Demokratët nuk mund t’ia lënë opozitën Ilir Metës

Politikë

Demokratët nuk mund t’ia lënë opozitën Ilir Metës

Publikuar

-

Të lodhur, por rezistentë, prej shtatë vitesh në opozitë. Të tradhëtuar, të keqpërdorur, të vuajtur, nga spektaklet dhe piruetat politike të Lulzim Bashës.

Dje demokratët dhe militantët opozitarë dhanë një sinjal shumë të fortë. Mund ta braktisin Lulzim Bashën. Mund të shkojnë pas kujtdo që i udhëheq ata kundër Edi Ramës, për të rrëzuar qeverinë. E treguan një vit më parë me protesta të pandalshme në Bulevard, dhe me përplasje me policinë. E kanë treguar në çadër dhe në çdo hap politik të gabuar të Lulzim Bashës.

Ata e treguan në fushatën e 2017-ës, e kanë treguar në fushatën e 2015-ës. Kanë dalë kudo dhe kurdo i ka thirrur Lulzim Basha. Por, dje edhe pse kryetari i Republikës së re nuk kishte bërë një organizim të mirëfilltë për pjesëmarrjen në protestë apo në tubimin e presidentit, mijëra demokratë vërshuan në Bulevard. Askush nuk mund të thotë se ata që ishin në Bulevard ishin militantë të LSI-së, pasi LSI nuk i ka aq anëtarë, nuk i ka aq shumë njerëz në Tiranë dhe nuk i sjell dot aq shumë njerëz nga Shqipëria. Pasi në tubimet e saj më të mëdha nuk ka pasur as gjysmën e njerëzve e jo atë turmë aq të madhe që pamë dje.

Dje ishin me mijëra demokratë të cilët iu përgjigjen Ilir Metës . Shkuan pas tij sepse janë të lodhur me Lulzim Bashën dhe janë gati të shkojnë pas kujtdo që hedh hapa të fortë dhe ngjall besim kundër kryeministrit. Janë të lodhur, janë të sakatuar, janë të tradhëtuar. Sërish nuk tërhiqen. Shkojnë dhe protestojnë. Janë përballë çdo kauzë që është kundër kryeministrit.

Por, dje me aktin e tyre i dhanë një leksion edhe Lulzim Bashës, të cilin kreu i Republikës së re prej vitesh nuk e mëson. Ai është një leksion i mirë për një nxënës të keq, që ndoshta nga paaftësia apo inati, bën lëvizje politike të cilat shkojnë kundër shumicës së elektoratit opozitar.

Në fakt ajo që ndodhi dje nuk ishte aspak e mirë. Sepse Lulzim Basha tentoi dhe t’ia sabotonte protestën Ilir Metës. Por, njerëzit dolen vetë. Edhe pse nuk i thirri Luli. Ndoshta sepse Berisha ishte mjaft agresiv në kërkesën e tij për të marrë pjesë shkoi dhe vetë aty. Pasi të ishte për Bashën, situata do të ishte krejt ndryshe.

Demokratët janë vërtetë të lodhur. Janë të dëshpëruar. Ata e shikojnë që e kanë të pamundur të heqin Edi Ramën me Lulzim Bashën në lrye. Por ajo që ndodhi dje tregoi një fatalizë. Nuk mund të dorëzohen kaq shpejt për t’i falur opozitën Ilir Metës.

Dje u “varros” Lulzim Basha, por Ilir Meta pa dashje i hapi rrugën daljes së një lëvizje të re politike. I pëlqen apo jo analiztëve, i pëlqen apo jo kritikëve të Ilir Metës, ky i fundit dje “vrau” së pari Lulzim Bashën dhe doli si një lider politik në krye të turmës për të thënë se unë jam këtu.

Fatkeqësisht demokratët dje me anë të një akti të tyre opozitar dhe të një qëndrimi kundër kryeministrit Rama zgjodhën të ishin në krah të “Ilir floririt”. Njeriut që është akuzuar më egër se kushdo nga Partia Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ky i fundit e ka quajtur edhe “strehën e fundit të maskarenjve”, lideri historik i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur “trafikant, kriminel”, dhe nuk ka lënë fjalë pa i thënë Ilir Metës.

Në 2015 gjatë përplasjeve në parlament, PD kërkoi dorëheqjen e tij. Ilir Meta u përgjigj duke thënë se e kishte dhënë një herë dorëheqjen për Shkëlzenin. Por, dje asnjë nga akuzat e bëra kundër Metës dhe përplasjet, edhe pse ishte ky personi që kishte sjellë Edi Ramën dhe Rilindjen në pushtet në vitin 2013, nuk i ndali disa mijëra demokratë të shkonin në protestë për Ilir Metën. Shumë prej tyre të dëshpëruar e shikonin si shpresë.

LEXO EDHE:  Basha “zgjohet” me protestën/ Rrugë tjetër nuk ka!

Shumë prej tyre e justifikonin si të drejtë për Kushtetutën, a thua se po i “digjej barku” njeriu për Kushtetutën në Shqipëri. Në fakt, ajo që ndodhi dje me Ilir Metën ishte se demokratët ishin shumë të dëshpëruar. Janë të rraskapitur nga Lulzim Basha, politika e tij infantile, paaftësia dhe korrupsioni në marrëveshjet e tij të fshehta me Edi Ramën.

Kjo bëri që shumë prej tyre, dje të dilnin për Ilir Metën.

Por, në fund të fundit, nuk duhet të dorëzohen demokratët dhe militantët e Partisë Demokratike. Për një arsye të thjeshtë. Ata nuk mund tia dorëzojnë opozitën Ilir Metës. Ata nuk mund të jenë dhe nuk mund të pranojnë që lideri i tyre të jetë Ilir Meta. Tani është koha ndoshta për të parë një herë e mirë në sy njëri-tjetrin dhe për të hequr Lulzim Bashën. Pasi pa ikjen e Lulzim Bashës nuk bie Edi Rama.

Këtë demokratët e kuptuan dje, pasi e kanë kuptuar qartë kush është kryetari i Republikës së re. Ata e treguan me fakte dhe vepra konkrete. Braktisën opozitarizmin e tyre të vërtetë, Partinë Demokratike, dhe shkuan tek njeriu që i ka masakruar. Njeriu që i ka dhunuar dhe iu ka dhënë kostot më të mëdha në 30 vite të historisë së tyre politike. Jo se kanë besim dhe shpresë tek Ilir Meta, por se duan të rëzohet Edi Rama.

Dhe nuk e shikojnë as nuk e besojnë më se këtë mund ta bëjë Lulzim Basha. Prandaj më mirë sesa t’i falet opozita Ilir Metës, i cili mund të dalë me një lëvizje të re politike shumë shpejt, dhe këtë po e luan me shumë mençuri si një “ujk i vjetër” në politikë, është koha për të larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i PD-së, për t’i dhënë opozitës formën dhe fytyrën e vërtetë, për të cilen ka nevojë.

Pra, opozitarizëm pa kompromis me kryeministrin Rama deri në rëzimin e tij dhe jo pirueta pazaresh të pista politike. Në të kundërt nuk ka për të ngelur këmbë demokrati. Dhe logoja e PD-së, do të ndodhë fatkeqësisht, ajo që nuk do të dëshironte askush. Do të kalojë e treta në radhë, pas Ilir Metës.

Në zgjedhjet e 2017-ës, Lulzim Basha i dha një kosto prej gati 270 mijë vota opozitës, mund t’i japë prap edhe më shumë. Me rreth 420 mijë vota, ai ka një diferencë prej vetëm 170 mijë votash me LSI-në, me Ilir Metën e djeshëm dhe me një aktivitet të fortë politik, Lulzim Basha rrezikon të dalë forcë e tretë. Por, kjo ndodh sepse ai ka “vrarë” vetë me dorën e tij çdo mbështetje dhe gjithçka që demokratët i kanë falur. Ndaj dhe duket sikur ata janë të gatshëm që opozitën t’ia lëshojnë Ilir Metës dhe ta zgjedhin atë si lider të tyre.

Kjo është ajo që ka ndodhur dje, e cila menjëherë ka ndezur sirenën e alarmit, se Lulzim Basha duhet larguar një orë e më parë nga drejtimi i Partisë Demokratike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ben

    3 Mars, 2020 at 1:45 pm

    A erdhi puna qe demokratet te duan Ilir Meten?VK

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kopshtet dhe çerdhet vatra infeksioni?/ Pranohen fëmijët e të infektuarit me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon Bashkinë e Tiranës se ka pranuar në një kopësht publik fëmijët e një punonjësi të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, i cili rezultoi i prekur nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

“Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranojë sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.”-shkruan Zhupa.

LEXO EDHE:  Basha “zgjohet” me protestën/ Rrugë tjetër nuk ka!

LEXO EDHE:  PD-ja ka humbur bazën, Basha thjesht po e fundos

Më tej, ajo i bën thirrje drejtueses së institucionit dhe çdo kopështi apo çerdhje të mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19.

“Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm.”-përfundon postimin Ina Zhupa.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Manja: Raporti final gati më 18 korrik

Publikuar

-

Nga

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Manja: Raporti final gati më 18 korrik

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur të miratojë raportin final të hetimit më datën 23 korrik.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja, bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se raporti i komisionit do të paraqitet më 18 korrik.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

LEXO EDHE:  Marrëveshje me Ramën?/ Reagon Basha: Hyzmeqarët mediatikë e politikë po sulen me gënjeshtra

LEXO EDHE:  Dhunimi i Xhisiela Malokut/ “Qëndrimi i Policisë është mashtrim”

“Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij”, tha Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët të vetëmbrohen”/ Ekspertja e Task Forcës anti-Covid në PD: Qeveria është dorëzuar!

Publikuar

-

Nga

Ekspertja e Task Forces anticovid në Partinë Demokratike, Liljana Shyqyriu, thotë se qeveria nuk iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve për testimin ndaj virusit të rëndë.

Teksa flet për dështim të qeverisë në menaxhimin e situatës, ekspertja thekson se qeveria është dorëzuar përballë kësaj epidemie dhe po e le virusin në rënie të lirë. Nderkohe, thirrja për qytëtarët është marrja e masave për t’u vetmbrojtur në këtë situatë. Bëni kujdes dhe mbroni shendetin dhe jetën tuaj!”

“Eshte nje situate qe po precipiton rrezikshem. Sot pame se nje rritje e lehte e numrit te testimeve te kryera coi menjehere ne nje rritje mbi 30% te numrit te personave te diagnostikuar me COVID-19. Dita e sotme ka edhe numrin me te larte te te infektuarve qe prej fillimit te epidemise.

Kjo provon ate qe eshte perseritur cdo dite nga ekspertet e PD se sa me shume te testosh aq me shume raste te personave te infektuar do te zbulohen. Por nuk testohet sepse me njohjen e siuates se vertete te epidemise, del ne pah edhe deshtimi dhe keqmenaxhimi qe i eshte bere kesaj pandemie qe ne fillimet e saj.

Demi shendetesor, psikologjik, social dhe ekonomik ne jeten e shqiptareve eshte duke u renduar pikerisht nga papergjegjshmeria dhe mungesa e masave nga ana e Autoriteteve Shendetesore. Ajo qe eshte lene ne harrese prej tyre eshte siguria e jetes se qytetareve.
Nevoja per tu testuar kete here po kerkohet nga vete qytetaret te cilet jane duke provuar per fatin e keq pasojat e nje mungese planifkimi per testime sipas nevoje dhe mungesen e nje strategjie kontrolli per epidemine. I gjithe testimi u perqendrua ne nje laborator te vetem te kontrolluar ne te gjithe funksionimin e tij nga komiteti politik i shurdher.

LEXO EDHE:  “Zoti i ndriçoftë”/ Olli “dush të ftohtë” ndërkombëtarëve dhe Bashës   

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Basha/"Rama sot arratiset"

Ne te gjithe boten jane ngritur dhjetera qendra testimi prane njesive te kujdesit shendetesor apo prane qendrave te banimit ne menyre qe te gjithe qytetaret qe duan te testohen te kene aksesin on line per te prenotuar kryerjen e testimit.
Tek ne u ndertua sistem on line per te marre leje te dalesh nga shtepia por nuk mund te ishte ky akses per te mundesuar testimin.

Mbas nje izolimi total e vetmja strategji qe ju ofrua shqiptareve ishte pamundesia per te levizur ne vendet e BE-se. Ky eshte izolimi i dyte i tyre por kete here jo brenda shtepise por brenda nje shtepie te madhe qe po izolohet cdo dite e me shume.
Qeveria eshte dorezuar perballe kesaj epidemie dhe po e le virusin ne renie te lire. Nderkohe, thirrja per qytetaret eshte marrja e masave per t’u vetmbrojtur ne kete situate. Beni kujdes dhe mbroni shendetin dhe jeten tuaj!”, shkruan Shyqyriu./CNA.al

LEXO TE PLOTE