Connect with Us

Bilanc i frikshëm nga koronavirusi në Itali/ Humbin jetën 79 persona

Bota

Bilanc i frikshëm nga koronavirusi në Itali/ Humbin jetën 79 persona

Publikuar

-

27 persona kanë humbur jetën si shkak i koronavirusit vetëm gjatë ditës së sotme në Itali.

Autoritetet e shtetit fqinj kanë konfirmuar se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 79, ndërsa numri i të infektuarve në 2.263.

Sot janë konfirmuar 428  raste të reja të prekurish me koronavirus. Nga ana tjetër janë shëruar 160 të prekur, 11 prej tyre ditën e sotme.

Ansa raporton se viktimat janë të moshës mbi 55 vjeçare dhe disa prej tyre vuanin edhe nga sëmundje të tjera. 229 persona të prekur janë në kujdes intensiv, 1 mijë njerëz në izolim në shtëpi dhe 1,034 shtruar në spital.

LEXO EDHE:  "Do e bëjmë Italinë të njohë muzikën shqiptare"/Motrat Sinani tregojnë çfarë do ndodhë më tej

Të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë se 1.326 pacientë janë në Lombardi, 398 në Emilia Romagna, 297 në Veneto, 56 në Piemonte, 59 në Marche, 30 në Campania, 19 në Liguria, 18 në Toscana, 11 në Lazio, 13 në Friuli Venezia Giulia, 5 në Siçili, 6 në Puglia, 6 në Abruzzo, 4 në Trentino, 3 në Molise, 8 në Umbria, një në provincën e Bolzano, Kalabria, Sardenja dhe Basilicata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Vendet e grupit G7, takim për masat kundër virusit COVID 19

Publikuar

-

Nga

Ministrat e financave nga Grupi i Shtatë ekonomive më të fuqishme në botë janë mbledhur për të diskutuar mbi masat ndaj shpërthimi të koronavirusit (COVID 19) që ka sjellë raste të infektimit në të paktën 70 vende.

Bisedimet e grupit G-7 vijnë në një kohë kur Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in kërkoi fonde në vendin e tij për furnizime mjekësore dhe për të ndihmuar bizneset e vogla që janë goditur rëndë për shkak se njerëzit po qëndrojnë në shtëpi nga frika e infektimit me virusin “COVID 19”.

Koreja e Jugut është një nga vendet më të goditura, pas Kinës. Të martën Koreja e Jugut njoftoi se, sipas të dhënave më të fundit, në vend janë shënuar gati 5,000 raste infektimi.

“I gjithë vendi ka hyrë në luftë kundër kësaj sëmundjeje infektive,” tha presidenti Moon.

Irani është një tjetër vend nga ku virusi është përhapur në vendet e tjera përmes udhëtimit të të infektuarve. Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë shkuar atje për të ndihmuar punonjësit lokalë të shëndetit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Britania, Franca dhe Gjermania gjithashtu premtuan të dërgojnë furnizime mjekësore në Iran.

Kina ka parë një ulje të numrit të rasteve të reja, duke raportuar vetëm 125 raste të martën. Kjo është nga shifrat e saj më të ulëta të rasteve të reja në dy muajt e fundit.

Ngadalësimi i përhapjes së virusit “COVID 19” në Kinë vjen në një kohë kur rastet e infektimit janë rritur në vende të tjera.

Shtetet e Bashkuara njoftuan katër vdekje të tjera nga virusi “COVID 19” të hënën, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vjekjeve në gjashtë dhe atë të infektuarve në rreth 100.

Në të gjithë botën, virusi ka infektuar 90,000 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 3,100 të tjerëve.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se fokusi i të gjitha vendeve duhet të jetë në përpjekjet për të vënë nën kontroll virusin.

“Jemi në një territor të paeksploruar,” tha Tedros. “Asnjëherë nuk kemi parë një patogjen respirator që është i aftë të transmetohet në komunitete, por që gjithashtu mund të vihet nën kontroll me masat e duhura”.

Përhapja e koronavirusit ka prekur njerëzit në të gjithë botën. Miliona nxënës japonezë nuk shkojnë në shkollë prej katër javësh; Izraelitët e infektuar u detyruan të votonin në zgjedhjet kombëtare të së hënës në vendvotime të posaçme; dhe mijëra turistë nuk mund të vizitojnë Luvrin në Paris, muzeu më i njohur i artit në botë.

Në Gjermani është e zakonshme që njerëzit të përshëndesin njëri-tjetrin me shtrëngime duarsh. Por kur kancelarja gjermane Angela Merkel u paraqit për një takim me grupet e imigrantëve, Ministri i Brendshëm Horst Seehofer nuk e shtrëngoi dorën e saj të shtrirë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris (OECD) paralajmëroi se ekonomia globale mund të tkurret në tre muajt e parë të vitit për herë të parë që nga recesioni i vitit 2008.

LEXO EDHE:  Zelanda e Re/ Ishulli i Bardhë pas shpërthimit vullkanik

LEXO EDHE:  Telashet nuk kanë fund për ministrin Salvini/ Fyhet nga 17-vjeçarja

“Parashikimet globale ekonomike mbeten të ulta dhe shumë të pasigurta,” tha kjo organizatë.

OECD uli parashikimin e saj të rritjes globale për vitin 2020 me gjysmë përqind, në 2.4%, që do të ishte rritja më e dobët që nga kulmi i krizës ekonomike të vitit 2008.

Industria amerikane e prodhimit u ngadalësua përsëri në shkurt, tha Instituti për Menaxhimin e Furnizimit, pasi zinxhiri global i furnizimit u ndikua nga shpërthimi i koronavirusit.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij i punës për koronavirusin u takuan në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e kompanive të mëdha të ilaçeve në lidhje me mundësinë e përparimit të punës për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. Industria e ilaçeve ka thënë që një kurë e tillë është deri 18 muaj larg.

Trump tha se përpjekjet e administratës së tij kanë kufizuar efektet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

“Unë u kritikova nga demokratët kur mbylla vendin nga Kina shumë javë përpara se kjo të rekamandohej pothuajse nga të gjithë,” tha ai. “Shpëtuam shumë jetë. Demokratët po punonin në procesin mashtrues të shkarkimit (të Presidentit). Ata nuk e kishin idenë se çka po ndodhte! Tani ata mbjellin frikë në mesin e njerëzve. Qetësohuni dhe tregohuni syhapur!”

Të mërkurën, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara do të takohen me drejtuesit e kompanive ajrore dhe atyre të anijeve turistike për gjendjen e

vështirë të tyre të shkaktuara nga pakësimi i udhëtimeve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

E hëna solli dy rastet e para të raportuara në Indonezi. Zyrtarët shëndetësorë atje thanë se të infektuarit kishin lidhje me një shtetas të infektuar japonez.

Italia ka qenë vendi më i goditur në Evropë dhe ka parë numrin e rasteve të saj të rritet në rreth 1.700 të Dielën. Zyrtarët atje thanë se ata prisnin që numri rasteve të rritet më tej.

OBSH thotë se shumica e pacientëve me koronavirus janë të rritur me simptoma që përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe gulçim.

Organizata thotë se 80% e viktimave përjetojnë një nivel më të lehtë të sëmundjes; 14% përjetojnë sëmundje të rënda; dhe 5% e të infektuarve sëmuren në mënyrë kritike. OBSH thotë se ata që përjetojnë raste më të rënda janë njerëz të moshës mbi 60 vjeç dhe që kanë probleme të tjera shëndetësore./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Tornado shkatërrues në SHBA/ 9 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara

Publikuar

-

Nga

Një tornado shkatërrues goditi qytetin Nashville në SHBA, ku të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe qindra shtëpi janë shkatërruar.

Për shkak të “dhunës” së tornados, më shumë se gjysma e qytetit ishte pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke përqendruar përpjekjet e tyre në qytetet Germantown, East Nashville dhe Hermitage.

Kryetari i Bashkisë së Nashville, John Cooper tha se ka rreth 20 persona të plagosur që ndodhen në spital.

LEXO EDHE:  Sulm vetëvrasës në Irak, 80 të vdekur nga shpërthimi në një karburant

LEXO EDHE:  Po shijonin festimet fetare/ Pema 200-vjeçare rrëzohet dhe vret 11 persona

Shteti i Tennessee në vitet 1993 dhe 1998 është goditur nga tornado që kanë shkaktuar viktima dhe dëme të shumta.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ndahet nga jeta mjeku i parë ligjor shqiptar

Publikuar

-

Nga

Është ndarë sot nga jeta në moshën 64 vjeçare, profesori dhe mjeku i parë ligjor shqiptar, Agim Ramadani.

Ramadani ka lindur më 3 tetor 1956, në fshatin Zhelinë, rrethina e Tetovës.

Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse specializimin për Mjekësi Ligjore dhe Patologji e kreu në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Për mbi 15 vite ka udhëhequr Mjekësinë Ligjore dhe Patologjinë në Tetovë, kurse ndërkohë ka magjistruar dhe doktoruar në drejtime që lidhen me profesionin primar.

Ramadani ka qenë edhe profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë.

LEXO EDHE:  Zelanda e Re/ Ishulli i Bardhë pas shpërthimit vullkanik

LEXO EDHE:  Telashet nuk kanë fund për ministrin Salvini/ Fyhet nga 17-vjeçarja

Pas vetes ka lënë kontributin shkencor dhe mjekësor. Në vitin 2015 ka botuar librin e parë në shqip me praktika të mjekësisë ligjore. Gjithashtu ka qenë themelues i Shoqatës së mjekëve dhe stomatologëve shqiptar në Maqedoni.

 

LEXO TE PLOTE