LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha zbulon numrin e protestuesve në Bulevard/ I futën tmerrin në shpirt Ramës

3 Mars 2020, 11:00, Politikë CNA
Berisha zbulon numrin e protestuesve në Bulevard/ I futën tmerrin

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto nga protesta e djeshme e thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Berisha shprehet se populli është i vendosur të mbrojë Kushtetutën dhe të përmbysë narkoshtetin dhe puçin e tij.

Ish kryeministri thotë se në tubim morën pjesë 500.000 qytetarë, për të cilët shpreh nderim.

?Nderim të madh 500.000 qytetarëve që i dolën zot Kushtetutës në Tiranë dhe i futën tmerrin në shpirt dhe lepurin në bark narkoshtetit dhe kreut të tij puçistit Edvin Mafise. Rama ik! Fitore?, shkruan Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se Nikoll Lesi, më optimisti ndaj protestës së Metës tha dje se në Bulevard zbritën 100.000 njerëz. Nga ana tjetër, Berisha thotë se në protestë morën pjesë 500.000 qytetarë.

Me shumë gjasa në protestën e thirrur nga Meta nuk ka pasur më shumë se 10 mijë qytetarë. Lesi i shumëzon me  10 ndërsa Berisha me 50./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga