Connect with Us

Basha takim me studentët e Politeknikut/ Biseda për problemet e sistemit arsimor

Politikë

Basha takim me studentët e Politeknikut/ Biseda për problemet e sistemit arsimor

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Basha ka biseduar me studentët për problemet e sistemit arsimor në Shqipëri, si dhe ka dëgjuar edhe mendimin e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve.

” Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies”, tha Basha.

Basha ka theksuar se ndryshimi i ligjit të Arsimit është një nga hapat kryesorë që duhen ndërmarrë, në mënyrë që jo gjithçka të mos kontrollohet nga Ministria e Arsimit.

“Tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu, po kjo është vdekja e ekonomisë. Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s’po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë. Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu”, shtoi Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një tjetër damkë e zezë mbi Ramën”/ Kush është “bëma” e radhës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili e quante kreun e LDK-së, Isa Mustafen një politikan tinëzar.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë një tjetër damkë të zezë mbi kryeministrin Rama.

Sipas Berishës, Rama është një mashtrues që shpif për Isa Mustafën.

“Nje damke tjeter e zeze mbi Edvin Mashtrimin, Zografin Bis!

Miq, me gjuhen e nje mashtruesi dhe ordineri Zografi Bis ofendon dhe shpif per ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK z Isa Mustafa.

Ai sulmon ne misionin e tij si argat i Beogradin z Mustafa per shkak se ka kundershtuar projektin e Serbise se Madhe me emrin maske Minishengen. Z Mustafa me qendrimin e tij beri te deshtoje perfundimisht perpjekja e re e treshes famzeze te tradhetareve te Kombit; Esad Toptanit te Ri, Miladini shqipfoles Baton Stanishiqit per krijimin sipas projektit te fundit te patronit te tyre, serbomadhit Vuçiç, te Jugosllavise se Re!

Ketu me poshte keni deklaraten e Zografit bis, njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje mashtrim dhe pergjigjen dinjitoze te z Isa Mustafa!”-shkruan Berisha.

Më tej, Berisha publikon edhe deklaratën e Ramës, dhënë në një intervistë në Pressing në T7, ku shprehet se “Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë…Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakordësuar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha…Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i PD thirrje për largimin e Bashës/ Paralajmëron “furtunë” në politikë

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Rama po i lë dorë të lirë interesave kriminale

Po ashtu, Berisha publikon edhe reagimin e Isa Mustafës, i cili e përgënjeshtron deklaratën e Ramës.

“Se për sa kohë ai ka qenë kryeministër ata nuk kanë biseduar ndonjëherë për ‘minishengen’.
Madje ai shton se është biseduar për “Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët” por të dyja këto janë refuzuar si ide dhe e vetmja pikë ku është rënë dakord në procesin e Berlinit ka qenë ajo për “Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Megjithëse kryeministri Rama e ka cilësuar ‘tinëzar’ Mustafa është shprehur se për shkak të detyrës që Rama ka ai nuk dëshiron “ta cilësojë atë ashtu siç e meriton”.

“Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Faqekuqi, bukëshkelur”/ Bledi Mane tregon zemërgjerësinë e Henri Çilit ndaj Ervin Salianjit

Publikuar

-

Nga

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1.Furgoni i linjës së Korçës ndaloi te oborri i Fakultetit Ekonomik në juglindje të Tiranës. Pasagjerët e djersitur zbritën me rradhë, i fundit po vonohej.

-Hidhu bre djalkë, mos më vono. Paguaj lekat dhe ik se mbërritmë, i dha urdhër shoferi një djaloshi të gjatë që i ulur në fund të furgonit kqyrte nga dritarja i habitur.

Vapa e shtatorit kokolepsur me aromën e bulmetit e bënte të paqëndrueshëm qëndrimin brenda furgonit por pasagjeri i fundit nuk u besonte syve që kishte ardhur në Tiranën e ëndërruar. Rrëmbeu çantën e madhe ngjyrë hurme, futi brenda saj bukën, djathin, rigonin dhe vezën e zjerë që i kishin mbetur nga udhëtimi, regulloi flokët te pasqyra e automjetit, mori kusurin nga shoferi dhe vazhdoi të ecte drejt qëndrës së qytetit. Pasagjeri i fundit i furgonit të fundit ardhur nga Korça në Tiranë nuk u lodh së pyeturi por e gjeti shpejt adresën e destinacionit final.

I djersitur nga zagushia e stinës por aspak i lodhur, frenoi këmbët përballë godinës gjigande me vetrata blu. E hutuan xhamat e pasqyrtta, djemtë me xhinse të ngushta, vajzat e reja të fryra nga silikoni por mblodhi veten shpejt dhe u paraqit te zyra e pronarit të godinës. Priti në rradhë dhe sapo hyri brenda nxorri nga çanta bashkë me aromën e vezës së zjerë edhe dy dokumenta. Letra e parë ishte një vërtetim nga dega lokale e Partisë Demokratike ndësa shkresa e dytë, një letër suporti nga Komuna e Gorës.

Ia zgjati burrit që qëndronte i ulur përballë dhe iu prezantua:

-Unë jam Ervin Salianji, kryetar i Forumit Rinor Demokrat të fshatit Lozhan.

-Ndërsa unë jam Henri Çili, pronari i Universitetit Evropian të Tiranës…

  1. Ndryshe nga qindra e qindra studentët e tjerë të UET-së, Salianji përfitoi pa fund prej pronarit të institucionit.

Henri Çili i gjeti Ervinit berberin ku u qeth falas 5 vitet e para në Tiranë. I bleu rroba dhe kostume të reja te dyqanet e dishezës së Medresesë.

LEXO EDHE:  “Haram buka”/ Qytetari debaton ashpër me Bashën

LEXO EDHE:  E pabesueshme! Flet shqiptari që punoi me reperin e famshëm amerikan

I ofroi falas 3 vite studimi Bachelor për juridik duke i kursyer 6 mijë euro.

Po falas i ofroi edhe 2 vite studime master duke ia falur 5 mijë euro.

Edhe studimet e doktoraturës falas ia ofroi dhe kurseu 5 mijë euro të tjera.

Shtëpi falas në mes të kryeqytetit 7 vjet rresht me 350 mijë lekë në muaj.

E zgjodhi President të Unionit Studentor të Universitetit Evropian.

Ia dha falas kafenenë dhe restorantin në katin e parë të godinës të cilat i menaxhonte vëllai i Salianjit.

Pas studimeve nuk e braktisi por Henri Çili i gjeti punë juristit korçar 4 vjet rresht si Avokati i Qytetit në Bashkinë e Tiranës. Më pas e prezantoi me Lul Bashën dhe nē zgjedhjet e qershorit 2017 i siguroi një vend të sigurtë për deputet në listat e Partisë Demokratike…

3.Arrestimi i Henri Çilit para 5 ditëve ishte kryelajmi në këtë vend. Si gjithmonë mileti në pritje të viktimës u nda përgjysmë. Një pjesë gëzonte prej fatkeqësisë ndërsa pjesa e miqve, kolegëve dhe mjaft qytetarëve të vërtetë u treguan racionalë dhe nuk e braktisën Henri Çilin.

Ndërkohë vetëm njëri, një mysybet që hëngri, fitoi pa meritë e pa lodhje, u fry dhe përlau nga Henri Çili çdo gjë që kërkonte, nuk reagoi e nuk nxorri asnjë fjalë.

Ai djali që zbriti shtatorin e nxehtë të vitit 2008 nga furgoni i Korçës dhe hyri në Tiranë pa trokitur edhe sot vazhdon të mbajë era bylmet. Nëse i afroheni Ervin Salianjit do ta ndjeni menjëherë, mosmirënjohja e tij vazhdon të vijë era vezë e zjerë spërkatur me rigonin e bukshkalësisë.

Ndaj ju prokurorë dhe policë herë tjetër nëse e arrestoni Henri Çilin, burgoseni për dobësi dhe altruizëm të theksuar ndaj “salianjëve” që janë shtuar me shumicë në këtë qytet!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në burg Henri Çili, apo prokurori i çështjes?!

Publikuar

-

Nga

Të enjten e kaluar, rreth mesnatës, botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili është thirrur në polici dhe të nesërmen në mëngjes, pra të premten i është dhënë masa e ndalimit, pas një hetimi, i cili u pretendua nga policia se kishte filluar gjashtë muaj më parë, dhe kishte çuar në pranga vetëm në 24 orë mbi 30 persona dhe në total mbi 55 persona të arrestuar.

I gjithë operacioni përfshinte një hetim të thellë nga prokurori Asllan Barjamaj, i cili kishte firmosur më pas edhe urdhër arrestet, duke ndjekur rrugën ligjore.

Lajmi bëri bujë, për faktin se Henri Çili është një personazh publik, i shumë akuzuar. Ne në CNA.al, shpesh kemi raportuar për bëmat dhe gjëmat e tij. Është një figurë komplekse, i cili i ardhur nga periferitë e Elbasanit, nga fshati Labinot, ka qënë aq i urryer për njerëzit dhe i përplasur sa i kanë publikuar edhe foto kur ka qënë fëmijë me diktatorin Enver Hoxha, apo raportet e tij me kreditë dhe paratë e shumta marrë në një bankë të nivelit të dytë nga i ndjeri Artan Santo.

Pa folur më tej për produktet politike te Henri Çilit, suporti ndaj Grida Dumës, Ervin Salianjit, e personazheve të tjerë.

Shumë prej të diplomuarve të tij sot janë zv.ministra, ministra me doktoratura, në krye të opozitës dhe shpesh të shumë shumë mbështetur. Duke tentuar të shtrihet thuajse si kartelet e drogës që kapnin gjithçka për të mbrojtur paratë e tyre të trafikut, Henri Çili shtrinte tentakulat e tij për të pasur pushtet mbi politikën ku donte të influenconte dhe kishte në fakt ushtruar mjaft autoritet. Është rasti këtu të përmendim reformën në ligjin për Arsimin e Lartë, ku ai ishte aktori dhe faktori kryesor. Pa harruar edhe një kontroll të befasishëm nga Ministria e Arsimit në atë kohë në universitetet private dhe mbylljen e disa dhjetëra prej tyre. Henri Çili dhe UET kishin një dosje mjaft të trashë, ndoshta edhe shumë më të rëndë se disa të tjerë, por ai nuk u mbyll dhe nuk i hyri gjemb në këmbë. Përkundrazi, ai udhëhoqi vetë reformën.

Gjithësesi përtej të gjitha këtyre, Henri Çili është një figurë publike, herë me Berishën, herë me Ramën. Shkon pas qeverive, bën teoritë e tij liberale. Një herë bërtet se duhet një qeveri kështu, e një herë ashtu. Gjithçka e bën për interesat e tij komerciale dhe financiare.

Nuk mund të quhet një lojtar i pavlerë. Ai influencoi fort politikën. Mundi të mos i hynte një gjemb në këmbë gjatë “luftës” së qeverisë me universitetet. U bë njeriu që publikisht kërkonte mandatine tretë për Berishën, shpallte Edi Ramën njeriun e vitit dhe e mbështeste për shumë reforma.

Tërhiqej dhe shikonte interesat e tij duke humbur në fakt çdo peshë mbi opinionin publik, pasi që nga sherret e neveritshme me Erion Veliajn dhe deri tek servilizmi tek Edi Rama ishin kaq të pavlera saqë qytetarët i lexonin dhe i kuptonin ato çfarë donte të bënte Çili. Por, përtej figurës së tij për të cilin ne në çdo lloj komenti mund të jemi paragjykuar sepse mund të kemi qënë publikisht kundërshtarë të sistemit të ngritur dhe formës që përdorte Henri Çili, ne kemi një detaj.

Kemi faktin se Çili është akuzuar se ka përfituar shuma të mëdha parash dhe ka premtuar se do të lirojë nga burgu një të dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha në Lazarat, në vitin 2015.

Nga të dhënat zyrtare rezulton që Henri Çili të ketë një kompani juridike, e cila ndjek proçedura ligjore, por që edhe mund të bëjë lobime, reklama, marketing e të tjera si këto.

Deri këtu duket se gjithçka është në rregull. Por, prokurorët kanë të tjera fakte nga ndikimi në gjyqësor direkt tek gjyqtarë, e cila në fakt është edhe shkelja ligjore që pretendohet se është kryer nga Çili. Pa folur më tej se ata kanë shkuar në hetime të tjera për fshehje pasurie, etj, pasi janë gjashtë akuza të rënda për Henri Çilin.

Ai u prangos, zhurma u bë e madhe, por ai u dërgua në shtëpi pasi gjykata i dha vendimin “detyrim paraqitje”.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Rama po i lë dorë të lirë interesave kriminale

LEXO EDHE:  Profesori kërkesë studentëve/ Jeni forca e këtij vendi, mos u ndalni

Në fakt në Shqipëri po burgosen njerëz për 50 mijë lekë drita, apose vënë një skedinë lloto, ndërkohë që Çili u la i lirë, po tregon se prokurori ose ka lajthitur në objekt ose gjyqtari ka mbajtur me hatër Çili, ose Çili s’ka bërë asgjë.

Tani, përtej gjykatësit, duke e lënë atë mënjeanë dhe duke shkuar tek akuzat e ngritura nga prokurori dhe tek pasojat e Henri Çilit, janë taksapaguesit shqiptarë të cilët në rast se Henri Çili del i pafajshëm do të duhet të paguajnë miliona lekë dëmshpërblim ndaj tij. Siç paguan ndaj Ardian Fullanit.

U bë një shoë publik, Fullani doli i pafajshëm, mori disa qindra-milionë lekë. Henri Çili u arrestua, u mbajt tre ditë në polici, tani ka dalë pasi i dhanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe do kërkojë nesër patjetër që të marrë miliona nga ajo që i ka ndodhur. Sepse imazhi i tij është i dërrmuar, në opinionin publik është i shkatërruar, kostot për universitetin e tij do të jenë pa asnjë diskutim maksimale.

Dhe shqiptarët jo vetëm që do të duhet të durojnë produktet e Çilit, të dëgjojnë Çilin dhe skenarët e tij që kanë vite që i shohin në media, por do të duhet të paguajnë edhe para nga xhepi i tyre, që t’ia japin Çilit, sepse një prokuror Asllan Bajramaj nuk ka ditur të bëjë akuzën në mënyren e duhur apo e ka tepruar apo ka abuzuar me detyrën e tij.

Do të presim dhe pak kohë për të parë të vërtetën e gjithë kësaj që ka ndodhur për të mësuar të vërtetën finale. Është prokurori që ia ka futur kot dhe Henri Çili është i pafajshëm? Dhe kjo do të ishte një kosto e shtuar për taksapaguesit shqiptarë, se mirë që duhet ta dëgjojnë në televizione Henri Çilin, por do të duhet të japin edhe miliona nga xhepi i tyre, dhe rasti kur ai mund të dënohet për veprat penale, për të cilat akuzohet nga prokurori.

Në përfundim ky është rasti i përfëritur i cili jep një leksion politik, se Reforma në Drejtësi duhet të kishte edhe një klauzolë tjetër, që prokurorët të cilët ngrinin akuza të padrejta, duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe jo vetëm përgjegjësi ekonomike për dëmin që iu shkaktojnë taksave të shqiptarëve, por përgjegjësi penale.

Pra, kur ti akuzon pa të drejtë dikë, përgjegjësinë e merr ti. Ndëshkimi duhet të jetë edhe më i rëndë sesa akuza e padrejtë e ngritur, kjo sipas aludimeve të shumë zërave që gjithçka mund të jetë bërë për shoë apo për të dëmtuar imazhin.

Prandaj është rasti për t’i thënë klasës politike dhe atyre që udhëheqin Reformën në Drejtësi se duhet të sqarohet një herë e mirë që askush në Shqipëri të mos ketë të drejtë të cënojë askënd, qoftë ky edhe Henri Çili. Se mund të ndodhë ajo që ndodhi me Fullanin. Jo vetëm që duhet t’i shohim e t’i dëgjojmë, por edhe duhet t’i paguajmë nga xhepi.

Prokurorët ose duhet të jenë të përgatitur dhe të kopsisin dosjet për të çuar deri në fund çështjet, ose ata duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre. E në rast se prokurorët i përgatisin këto në mënyrë profesionale dhe janë gjykatësit ata që e bëjnë zullumin, të jenë këta të fundit që mbajnë përgjegjësi. Sepse me akuza dhe show nuk mund të ecet më tej. Pasojat janë më të dhimbshme dhe më të forta më pas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE