Connect with Us

“Basha në shesh dhe Meta në tribunë”/ Peza: Opozita sot është me dy koka

Politikë

“Basha në shesh dhe Meta në tribunë”/ Peza: Opozita sot është me dy koka

Publikuar

-

Alfred Peza, nga Partia Socialiste ka komentuar manifestimin e djeshëm të Presidentit Ilir Meta.

Peza nuk e kurseu ironinë kur tha se iu duk “shumë artistike pjesa e Presidentit të ulur në gjunjë me shqiponjë”.

“Nga momenti që Presidenti i Republikës doli nga kangjellat e institucionit, ai nuk është më as President dhe as mbi palët, pasi e ka tejkaluar të drejtën e vet kushtetuese. Presidenti duhet të jetë person që simbolizon unitetin e popullit shqiptar dhe jo unitetin e popullit opozitar. Në këto kushte, Presidenti nga dje nuk është më “de facto” President, por vetëm “de jure”. Presidenti ka dy rrugë: ose ndjek rrugën institucionale për zgjidhjen e problematikave, ose ndjek rrugën e rrugës. Po ndoqi rrugën e rrugës, duhet të futet në politikë dhe ta lërë kostumin e Kreut të Shtetit”, theksoi Peza.

Sipas tij, simbolika e dy kokave të shqiponjës lidhet me faktin që opozita sot është me dy koka.

LEXO EDHE:  U kallëzua në SPAK nga Meta/ Zbardhen veprat penale që ka kryer ministrja e Drejtësisë

Ai tha se Basha në shesh duke duartrokitur dhe Meta në tribunë, tregon se Meta e ka nisur ambicien e tij për të qenë lideri i opozitës.
Sipas Pezës, Presidenti nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin, pasi kompetencat e Kreut të Shtetit nuk ia lejojnë.

“Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, palët politike në vend kanë pranuar Komisionin e Venecias si Gjykatë Kushtetuese. Nuk i takon Ilir Metës nëse janë apo jo gjërat kushtetuese. Në këtë ndërmarrje të çmendur, Presidenti nuk ka me vete as BE dhe as SHBA”, nënvizoi Peza në studion e Ditarit të mëngjesit në A2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mori pjesë në tubimin e Metës/ Nesho: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja

Publikuar

-

Nga

Ish-ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ishte pjesë e personaliteteve publike që morën pjesë në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta.

I ftuar në studion e Ditarit të mëngjesit në A2, Nesho tha se vendi është përpara një krizë kushtetuese dhe detyra jonë është të jemi prezent para kësaj krize.
“Vendi është përpara një krizë kushtetuese, demokracia po vuan. Detyra jonë është të jemi prezent para kësaj krize. Mu dha mundësia dhe e vlerësoj shumë, sepse ishte një manifestim me përmasa shumë të mëdha”, tha Nesho.

Ai theksoi se “nuk ishte vetëm për përkrahje ndaj Presidentit, i cili për hir të së vërtetës po mbron një kauzë të drejtë, ka gjetur sensibilizimin e popullit që në mënyrë dëshpëruese po kërkon për një zgjidhje. Zgjidhja e vetme është zgjedhje të reja. Ky miting është një kambanë alarmi për të gjithë ne, jo vetëm për shkeljen e Kushtetutës, por edhe gjithë problemet e tjera që tregojnë që ka arritur në një pikë që vendi kërkon zgjidhje më të madhe”.

Nesho tha se në Perëndim, kur politika humb legjitimitetin i drejtohet sovranit. Diçka që nuk ndodh në vendin tonë.
“Kjo gjë mungon në Shqipëri, por është shumë evidente në botën perëndimore. Ne prandaj i zmadhojmë këto protesta, sepse klasa politike nuk ka kulturë, kërkon të mbajë pushtetin për hir të interesave të saj. Prandaj gjërat fryhen dhe shkojnë drejt të ashtuquajturave revolucione”.

LEXO EDHE:  U kallëzua në SPAK nga Meta/ Zbardhen veprat penale që ka kryer ministrja e Drejtësisë

LEXO EDHE:  Rama “u vërsulet” burrave në miting/Nuk e doni Lulin ju sa çe dua unë

Sipas ish-ambasadorit shqiptar në OKB, jemi në një situatë dëshpëruese, ku i vetmi institucion i mbetur është ai i Presidentit. “Ka pasur raste kur Presidenti e pranoi se është shkelur hapur Kushtetuta, ku trysnia e maxhorancës i ka tejkaluar të gjitha format e bashkëveprimit mes të gjitha institucioneve demokratike”, tha ai.
Nesho nuk mendon se kjo lëvizje e Metës lë në hije opozitën. “Jo, opozita është pjesë e kësaj, nuk ka një besëlidhje të re. Njerëzit shikojnë që duhet një e tillë. Unë isha në miting dhe shumica e njerëzve thërrisnin “shpërnda Parlamentin”. Ka arritur në një pikë që njerëzit kërkojnë patjetër një ndryshim, që janë zgjedhjet e reja dhe rikthimi i legjitimitetit përmes votës popullore. Këtë duhet të kuptojë politika për të qetësuar vendin dhe për të mos i prishur ato hapësira të integrimit euroatlantik që ka përpara”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tronditi Kuvendin e PD/ Ish-kryetari: Këta duhet të shporren të gjithë

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi “tërmet” në Kuvendin e PD-së rreth dy vite më parë, ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibsen Elezi, ndërsa reagon në lidhje me manifestimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Meta, shkruan se këtë të fundit nuk e shëh dot më sy, pasi sipas tij është hajdut.

Po ashtu, Elezi shkruan se vetë “doktori” i ka thënë me fakte pë thesarin e vjedhur.

Më tej, Elezi thekson se e gjithë klasa jonë politike ka të njëjtën fytyrë dhe të gjithë duhen shporrur.

“Une këtë Liken se shoh dot me sy, se e di mire qe eshte hajdut votash, e kam te provuar.
– Per thesari na e ka thene vete doktorri me fakte.
– Per strehen e fundit te maskarallakut na e ka thene Lyli me gojen e vete.
– Per korrupsionist Edvini (ne 21 janar)

Keta s’kane lene ne fytyre te tokes pa i thene nj-tj, bile kane shkuar deri te grate e familja.
Kujtoni:
– Likja vs Doktorri (per thesarin)
– Likja vs Lyli (streha e fundit e maskarallekut dhe te rren per oren)
– Likja vs Edvini (per 21 janarin dhe 4 te vraret)

LEXO EDHE:  Vasili “masakron” Ramën/ Çfarë thoshte dje dhe sot për Metën e Nishanin

LEXO EDHE:  Julian Deda nxjerrë bllof Bashën/ I dashur kryetar nuk ke asnjë artist në PD

Nga gjithe keto duhet te pranojme se Likja eshte fitimtar i gjithe dueleve.
Per me teper Likja i ka degjeneruar per se dyti (te paren po jua falim se nuk e njihnin).

Se do shija doktorrin qe te ul veten aq poshte sa te duartrokas ne miting per Liken e thesarit dhe qe e rrezoi nga qeverisja me vota te blera, kjo tregon vetem nje gje :

Duhet te shporren te gjithe bashke.”-shkruan Ibsen Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pjesëmarrja e Gjonajt në konferencën e kryeprokurorit/ Presidenca: Turp! Shame on you

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka komentuar pjesëmarrjen e ministes së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në konferencën për “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale.

Sipas Blushit, ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat!

LEXO EDHE:  Denoncimi për Vangjush Dakon/ Gafa e Bashës me prokurorin Anton Martini

LEXO EDHE:  Meta në Kosovë/ Haradinaj: “Të bashkuar nuk ka tërmet që në ligështon!”

“Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE