Connect with Us

U qëlluan me breshëri kallashnikovi/ Identifikohet targa e makinës së autorëve

Kronika

U qëlluan me breshëri kallashnikovi/ Identifikohet targa e makinës së autorëve

Publikuar

-

Policia ka dalë me informacion zyrtarë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin mbrëmjen e sotme, ku dy persona u ekzekutuan me kallashnikov.

Policia thotë se ka identifikuar targat e makinës së autorëve dhe iu është vënë pas.  Po kështu pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

“Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

LEXO EDHE:  Durrës, sekuestrohet 104 kg drogë/ Një në pranga, tre në kërkim

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Kush janë viktimat që u qëlluan me kallashnikov

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin mbrëmjen e sotme.

Dy viktimat janë qëlluar me kallashnikov nga një makinë në lëvizje.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Anxhelo Avdia, ndërsa viktima tjetër është 35 vjecari me inicialet D.SH.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumbat trondisin Durrësin/ Shkon në dy numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Kanë dalë në dritë të dhëna të rënda mbi ngjarjen tragjike, që ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të fundit, numri i viktimave ka shkuar në dy.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjjen 14 në Shkozet, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë janë ngritur disa psotblloqe për kapjen e autorit apo autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Dyshohet për një të vrarë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta me parë në qytetin e Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, në lagjen 14 në Shkozet ka patur të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve dyshohet për një të vrarë dhë një tjetër të plagosur.

vijon..

LEXO TE PLOTE