Connect with Us

Tubimi i Metës/ Policia plan masash të rrepta, postblloqe në akset kryesore

Lajme

Tubimi i Metës/ Policia plan masash të rrepta, postblloqe në akset kryesore

Publikuar

-

Policia ka ndërmarë plan masash të rrepta në lidhje me tubimin e paralajmëruar nga Meta, në orën 17:00.

Mësohet se në të gjitha akset rrugore kryesore që përshkojnë Qarkun e Elbasanit janë ngritur postblloqe policie, ndërsa në kryqëzime ka kontroll të dokumentacionit të automjeteve dhe verifikim të shtetasve. Kontrollet kryerjen me shërbime të përforcuara të policisë rrugore në bashkëpunim me ato të rendit.

Po ashtu, rreth Rrotullimi i Bradasheshit është një nga pikat më të rëndësishme të kontrollit ku policia “skanon” të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Tiranës nga Juglindja e vendit dhe nga një pjesë e Shqipërisë së Mesme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Foto-Me shishe vere 500 euroshe/ Mbështetësit e Çilit festojnë lirimin e tij nga burgu

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i pronarit të UET, Henri Çili bëri bujë gjatë ditëve të fundit në media, pasi mbi të rëndonin 6 akuza.

Mirëpo sot Gjykata e Përmetit vendosi masën “detyrim paraqitje” për Çilin duke e liruar kështu nga qelia.
Tashmë lirimi i Çilit po festohet nga mbështetësit e tij dhe këtë e ka bërë me dije analisti Besard Kadia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadia, mbështetësi kryesor i Çilit ka treguar se lirimi i këtij të fundit po festohet në Përmet duke pirë verë.

Kadia ka publikuar një foto ku duket kutia e verës “Luce” Toscana e cila është një nga verat më të shtrenjta.
Vera “Luce” Toscana kap vlerën e 500 eurove, më shumë se sa rroga mujore e një mësuesi.

LEXO EDHE:  Arrestimi i protestuesve/ Këshilltarët bashkiakë të Kukësit padisin Prokurorinë dhe Policinë

LEXO EDHE:  Ndeshja Shqipëri-Izrael/ Blindohet Elbasani, 670 forca policore në terren

Por, ka edhe variante kur kutia e kësaj vere shkon në 1 mijë euro, por siç duket Çilin dhe mbështetsit e tij nuk e pengon asgjë për të festuar lirimin nga burgu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Një natë kushtuar çështjes për prishjen e Teatrit Kombëtar/ Adi Krasta “ngjitet” në skenë

Publikuar

-

Nga

Çështjes së Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe gazetari i njohur Adi Krasta. Me anë të një postimi në rjetet sociale, Krasta bën me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka ftuar të bëjë publike të gjitha shqetësimet e tyre.

Gazetari njofton se do të regjistrojë një emision në skenën e Teatrit Kombëtar, që do të transmetohet në orën 20:00 të 7 marsit.

“Me shumë gëzim kam pranuar ftesën dashamirëse të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që të bëj një prani publike në skenën e jashtëzakonshme të tij. I’a dedikoj këtë mbrëmje të folur qytetarëve të lirë të Tiranës që hapur ose në heshtje e kanë mbështetur këtë kauzë. Është një takim me Shoqërinë e Vërtetë Civile. Me atë që nuk pranon të blihet”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Zjarri në Korçë/Reagon policia: Dyshohet i qëllimshëm

LEXO EDHE:  Drogë dhe municione/ Arrestohen tetë shtetas, tre të tjerë në kërkim

Krasta deklaron se në këtë kohë ia vlen të bëhet përpjekje e palodhur për të kuptuar Teatrin si tempull të njerëzve me mendje e zemër të papushtueshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Do shkoj se më ka ardhur në shtëpi”/ Protestës së Metës i bashkohet Ija e Besit

Publikuar

-

Nga

Protestës së thirrur nesër nga presidenti Ilir Meta pritet t’i bashkohet “gjyshja më e famshme”, Ija e Bes Kallakut.

Në një video të publikuar vetë nga Meta, Ija shprehet se do shkojë pasi Meta i ka shkuar në shtëpi.

“Do i shkoj se më ka ardhur në shtëpi, më ka respektuar, edhe unë do e respektoj. Plakë jam unë s’ ka gajle”, shprehet Ija në video.

LEXO EDHE:  Ndeshja Shqipëri-Izrael/ Blindohet Elbasani, 670 forca policore në terren

LEXO EDHE:  Automjeti përfshihet nga flakët/ Ja për çfarë dyshon policia

Kujtojmë se nesër në orën 17:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga Meta i cili ka thënë se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës./CNA.al

LEXO TE PLOTE