Connect with Us

“Të varfërit i shihni si nëpër filma”/ Hajdari rrëfen historinë që i preku zemrën

Politikë

“Të varfërit i shihni si nëpër filma”/ Hajdari rrëfen historinë që i preku zemrën

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur nga foltoroja e Kuvendit lidhur me problemin e naftëtarëve të Ballshit të cilët ishin në grevë urie për shkak të pagave ta prapambetura.

Hajdari ka treguar historitë që atë e kanë prekur në zemër, teksa një prej naftëtarëve i ka rrëfyer vështirësitë për të shkolluar fëmijën e tij në Tiranë.

“Ishte nje histori që më goditi në zemër, më tha se kam djalin që studion në Tiranë dhe tha nuk kam as 8 mijë lek të vjetra t’ja dërgoj fëmijës sim. Me lot ne sy më tha se i kam kërkuar borxh për t’ja dërguar fëmijës”, tregoi Hajdari.

Sipas saj qeveria i sheh këta njerëz si njerëz të bezdisshëm, si njerëz dhe histori që ndodhin edhe nëpër filma.

LEXO EDHE:  Rama, qejf të jashtëzakonshëm edhe dy muaj 

“Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve, kjo sallë i ka bërë këta persona të pasur.
Si ka mundësi që sot në Shqipëri lundrojnë mbi naftë e ata nuk kanë lek të ushqejnë fëmijët e tyre. Ne jemi një vend me pasuri natyrore dhe sot e vetmja gjë që ndodh në Shqipëri është që disa veta janë bërë miliarderë dhe i grabisin njerëzit e varfër.
Ju jeni bërë më të pasur dhe shqiptarët me të varfër. Për të gjitha këto mekate të gjithë do paguani”, u shpreh Hajdari nga foltorja e Kuvendit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Publikuar

-

Nga

Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Deputeti Lefter Maliqi, ka zbuluar për herë të parë marrëveshjen që ka bërë në vitin 2017 me kryeministrin Edi Rama, kur edhe u përplas me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Bashën.

Maliqi tha se kishte rënë dakord me Ramën që të bënte dy investime në zonën e Lapardhasë dhe Lumasë, si dhe për një post drejtuesi, por pretendon se kreu i qeverisë nuk i kishte qëndruar marrëveshjes.

“Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte; dy investime në zonën time në Lapardha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur…

LEXO EDHE:  Historia drithëruese e Alvinit/ Hajdari kërkesë Gent Cakajt: Duhet një zgjidhje e menjëhershme

LEXO EDHE:  U kërkua zëvendësimi i saj/ Hajdari: Jam mësuar me këtë lloj sjellje

Nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova”, tregoi deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

Publikuar

-

Nga

“Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka folur për propozimin e opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve, për të cilën PD nuk është dakord.

Gjata tha se nuk është ky momenti për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pasi pretendon se është diçka shumë më e madhe se kjo.

Demokrati deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, pasi pretendon se ajo është hedhur tutje pasi është firmosur.

“Nuk është çështja duam apo nuk duam ne. Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi. Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit.

LEXO EDHE:  Rama replika me Hajdarin/ Opozita jashtëparlamentare po zvarrit marrëveshjne për “Zgjedhoren”

LEXO EDHE:  Rama, qejf të jashtëzakonshëm edhe dy muaj 

Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese dhe kjo t’i nënshtrohet referendumit popullor. Por jo të ngrihet Edi Rama. Asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, është firmosur dhe pastaj të hidhet tutje dhe të ndryshojmë kushtetutën. Po e ndryshon kushtetutën me disa deputetë që nuk përfaqësojnë asgjë”, u shpreh ai në Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

Publikuar

-

Nga

Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fotos së publikuar në media, ku kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, shihen duke drekuar pas hapjes së bypass-it të Tepelenës.

Berisha nxjerr zbuluar Ramën, për të cilin thotë se ka vjedhur 22.8 milionë Euro dhe zbulon atë që ai e quan të vërtetën e fshehur.

Sipas Berishës, segmenti i rrugës që na është servirur, nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.

“Një gënjeshtër me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milionë Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypass-in e Tepelenës! Cila është e vërteta.

1-Segmenti i rrugës që serviret duke mashtruar si baypass nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.
2-ky segment është prokuruar si segment i rrugës Levan – Tepelenë që në vitin 2009
3-Traseja e tij përfshi këtu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjosë të një pjese të tij të shkurtër ka përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe këtë e dinë qindra e mijëra udhëtare që kanë bërë rrugën Levan – Tepelenë para dhe pas qershorit të vitit 2013. Kjo është një pafytyrësi por kur nuk ke fytyrë si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyrësinë ta quash të tillë.
4-Por ajo u përfundua plotësisht vetëm 7 vjet më vonë dhe vetëm e vetëm për të vjedhur 22,8 milionë euro në një kohë që ajo duhet të përfundonte brenda shumës së prokuruar të rrugës Levan – Tepelenë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Rama, qejf të jashtëzakonshëm edhe dy muaj 

LEXO EDHE:  Rama, qejf të jashtëzakonshëm edhe dy muaj 

Ish-kryetari i demokratëve pretendon se Rama dhe Peçi festuan për një segment që ka përfunduar 7 që në qershor të vitit 2013.

“Kjo është një vjedhje dhe një gënjeshtër e neveritshme. Në foto keni Edvin Hajdutin dhe Tërmet Peçin që festojnë përfundimin pas 7 vitesh të një segmenti rrugë 2,3 km me trase plotësisht të përfunduar para qershorit të vitit 2013.

Ps: Me këtë rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Baypass-it të Tepelenës ekziston dhe sipas atij projekti rruga kalonte me urë në anën tjetër të Vjosës dhe rikthehej në aksin e rrugës Tepelenë – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenës kundërshtuan me të drejtë pasi e dëmtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenës”, nënvizon Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE