Connect with Us

Takimi i bujshëm me Çilin dhe konflikti i ashpër me presidentin/ Pse nuk po hesht Dvorani?!

Politikë

Takimi i bujshëm me Çilin dhe konflikti i ashpër me presidentin/ Pse nuk po hesht Dvorani?!

Publikuar

-

Largimi i Dvoranit/ Zbardhet shkresa e KLGJ-së

Neim (Henri) Çili, është në shtëpi! Pas 6 muaj hetimesh u arrestua vetëm për 24 orë dhe më pas u përcoll në shtëpi.

6 muaj hetime duke përdorur edhe mjetet proceduriale të posaçme, duket i mjaftuan prokurorit të Përmetit që të bindej që Çili i kishte futur në zotërim të gjitha sa i duheshin. Në periudhen dhjetor-janar, Çili mbylli të gjitha transaksionet e nevojshme që i takonin për ndërmjetësimin që kish marrë përsiper të kryente.

Pas 6 muajsh, prokurori i Përmetit e mësoi me siguri që Çili arriti te shtjerë në dorë një pasuri, në Cash dhe prona të paluajtshme në vlerën 750.000 euro.
Kaq është ajo për të cilën Prokurori u bind dhe kaq ju tha edhe opinionit publik.
Por ne na duhet të arsyetojmë pak për këtë pjesë!
Në momentet e para të shpërndarjes se lajmit u tha që në Shkurt u zhvillua një takim i Çilit me një gjyqtar të nivelit të lartë, takim në të cilin Çilit i ishte garantuar që hallet e të ndërmjetësuarve prej tij do trajtoheshin në 50 çështjet e para sapo Gjykata e Lartë të bëhej funksionale.

Menjëhere media, përfshirë Zërin e Amerikës hodhi dyshimin dhe shfaqi habinë se si ish e mundur që në një “veprimtari ndërmjetësimi” (sipas konceptit liberal të Çilit për ndërmjetesimin), arrestohet ai që ka ushtruar ndikimin e paligjshem por jo personi që është ndikuar në mënyrë të paligjshme!?
Hipoteza e parë në këtë rast do ishte që i vetmi rast kur arrestohet vetëm personi që ushtron ndikimin e paligjshëm, është rasti kur vetë zyrtari bën denoncimin për ndikimin e ushtruar.

Në të njëjten ditë kur arrestohej për ndikim të paligjshëm Çili, Komisioni i Ligjeve u vu në dispozicion të podiumit që i duhet po atë ditë Dvoranit.
Askush nuk kuptoi se ç’dreqin desh Dvorani në një Komision Hetimor për Presidentin, por të gjithë kuptuan që të gjithë gazetarët kishin identifikuar vetëm Dvoranin si gjyqtarin e vetëm të lartë që mund të ish ndikuar në mënyrë të paligjshme nga Çili. Dhe kjo jo për faj të tyre! Por për shkak se realisht askush tjetër veç Dvoranit, në harkun e 6 muajve që paskeshin zgjatur hetimet për Çilin, nuk premtonte dot për 50 dosjet që do futeshin me precedencë për shqyrtim.

Dvorani i përgatitur për atë pyetje tha që kishte muaj pa e takuar Çilin. Pra nuk mund të ishte ai i takuari dhe eventualisht i ndikuari prej Çilit në mes të Shkurtit.
Por sa gjasa ka që premtimi për ato 50 dosje të uruara të jetë dhënë në Shkurt?
Transaksionet për 750.000 euro kanë nisur në Dhjetor dhe janë përfunduar në Janar.
Ndaj angazhimet për ato transaksione mund të jenë marrë vetëm përpara Dhjetorit. Çili si ndërmjetës profesionist nuk mund të kishte pranuar dhe marrë një pagesë në vlere totale prej 750.000 euro, pa marrë më parë garancitë nga zyrtari tek i cili duhet të “ndërmjetësonte”. E kunderta nuk ka gjasë të ndodhë.

Hetimi ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020. Duke patur parasysh që në Janar, Henri alias Neim Çili, ka përmbyllur të gjitha transaksionet me pronat dhe pazarin për shifrën në euro, duhet të besojmë që ka një pasaktësi në atë që përhapi policia ditën e parë kur tha që takimi me zyrtarin e lartë të Drejtesise është bërë në fund.
Takimi me zyrtarin e lartë duhet të jetë bërë përpara transaksioneve, sepse premtimi për zgjidhjen duhet të jetë dhënë përpara se Henri të fillonte të arkëtonte.
Dje Top Channel (dmth Blushi) ndjeu detyrimin të hidhej në aksion e të sqaronte gabimin e deklaratës së polcisë. Në 15 Shkurt nuk kishte pasur takim midis Çilit dhe zyrtarit të lartë, por Çili na i kishte sqaruar në telefon se kunatit që kishte mbyllur një “ndermjetësim” për vendim gjyqësor me një gjyqtar të nivelit të lartë.

LEXO EDHE:  Rrëzimi i Fatmir Xhafajt/ Si dështoi plani Rama, Meta, Basha

Për të “mbyllur ndërmjetësimin” në fakt koha e duhur mund të ishte vetëm në Shkurt, pasi në Janar, Çili mori sa i duheshin. Ndaj vetëm në Shkurt mund të përcillte sa duhej atje ku duhet.

Por kthehemi pak përsëri në Nëntor me analizën tonë!

Konflikti publik midis presidentit Meta dhe Dvoranit u shpall në Nëntor.
Në daljen e tij të parë në Nentor, Presidenti deklaroi se kishte një video përvëluese dhe askush nuk e di se si subjekti i videos u spostua drejt ambasadorit të BE, sa kohë që qendra e konfliktit ishte Dvorani.

Për pak ditë në tavolina u aludua për Dvoranin por, pasi hipotezat u veshën me ngjyrë rozë, të gjithë buzëqeshën dhe e anuluan versionin “Dvorani” (urojmë që Dvorani tani mos ndjehet i fyer në sedrën burrërore për këtë).
Një ndërmjetësim i nisur në Shtator dhe pagesa të mbyllura në dhjetor, flet me siguri për takim të Çilit përpara Dhjetorit me gjyqtarin që kishte në dorë 35.000 dosjet e gjykatës së lartë.
Një betejë e Presidentit e shpallur në Nëntor, shoqëruar me premtimin e daljes së videove për KED dhe Dvoranin, mund të ketë patur si protagonis vetëm Dvoranin.

Por meqë edhe skraparllinjve po qëllon shpesh kohët e fundit që u modifikohet inati, më pas Blushi i Presidentit nxorri një film multiplikativ që e quajti video, dhe prokurori i Përmetit arrestoi vetëm Çilin për ndikim të paligjshëm.
Pastaj doli Blushi i Top-it që sqaroi që nuk kishte pasur fare takim, por kemi të bëjmë thjesht me një gënjeshtër të mundshme të Çilit për kunatin trafikant. Epo në fund të fundit një trafikant gënjeu! Për kaq nuk quhet burri gënjeshtar!
Ndërkohë me rradhë shpura e analistëve u hodhën në sulm në mbrojtje të Çilit e për ta mbrojtur, herë e benin me diabet herë si viktima e naivitetit të vet.

Askush nuk merret sot me vlerën prej 750.000 euro të kaluar per ndërmjetësimin. Askush nuk trajton marrëveshjet e bëra haptazi në mashtrim të ligjit. Sojit të analistëve që duan Shqipëri pa trafiqe, nuk i interesoi për çfarë dhe me kë mori përsipër të ndërmjetësojë Çili “i shkretë”, por fakti që Çili nuk merrte rrogë në shtet.
Sot Çili është në shtëpi! Me detyrim paraqitje do paraqitet rregullisht derisa të harxhojë çdo qindarkë që ka dalë në përgjimet 6 mujore të prokurorit të Përmetit.
Të atij prokurori që në rastin më të mirë është i paaftë sepse ka ndërprerë hetimin duke ngritur akuzën pa mbledhur provat për atë akuzë që ka formuluar vetë.

Po Dvorani!?

A ka ndonjë që na shpjegon, pse nuk po rri dot pa folur Dvorani?!
Në prononcimin për gazetaret tha: Nuk jam unë relatori i atyre 50 dosjeve. Jam relator i 35.000 dosjeve, (epo po mos ishin kaq shumë nuk do vlente 750.000 euro ndërmjetësimi për secilen prej tyre!!!).
Në prononcimin për gazetarët tha: Nuk kam autorizuar asnjë dosje (pra nuk jam ndikuar në mënyrë të paligjshme se nuk firmosa asgjë).
Në prononcimin për gazetarët tha: Kam muaj pa u takuar më Çilin, (Presidenti na kishte folur që në Nëntor për video me Dvoranin protagonist).

Në prononcimin me gazetarët tha: Unë jam thjesht i vetmi që kam mbetur gjallë në Gjykaten e Lartë.

Po sot???
Pse sot shkruajti dhe u personifikua me Gjykatën e Lartë? Se si i vetmi i gjallë i mbetur atje brenda, është i vetmi që mund të shkruajë!
Dhe ne këtë e dinim edhe pa dalë ky sqarimi i fundit nga Gjykata e Lartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Publikuar

-

Nga

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar. Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

LEXO EDHE:  “PS-ja e dh*erë, por krenare”/ Korab Lita: Meta i duhet Ramës për patericë

LEXO EDHE:  “Basha i marrë peng nga qeveria”/ Patozi: Meta i acaruar, LSI po humb terren

Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën. Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi një natë më parë se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe mbrëmjen e sotme, ku ka theksuar se Partia Demokratike i ka zhgënjyer disa herë.

Sipas tij, PD-ja i ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka qenë e ndershëm për të bashkëpunuar.

Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu. Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës.

Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës. Balli Kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne”, tha ai në emisionin “Arena”, në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dash Shehi kundër Bashës/ Jozefina Topalli nuk është vegël e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dash Shehi zbulon asin nën mëngë/ Ja plani i opozitës nëse hiqen koalicionet parazgjedhore

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë sot hapur kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe njëkohësisht aleatit të tij.

Ndryshe nga Basha dhe gazeta Rilindja Demokratike që e kanë cilësuar si tradhtare, Shehi tha Topalli nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se ajo nuk është vegël e Ramës.

Gjithashtu ai theksoi thirrjen që të gjithë të mblidhen brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm. Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës.

Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe. A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha”, nënvizoi kryetari i LZHK-së në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE