Connect with Us

“Ta dëgjojnë mirë puçistët…”/ Meta: Populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve

Politikë

“Ta dëgjojnë mirë puçistët…”/ Meta: Populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa mori fjalën para protestuesve, tha se ulet në gjunjë vetëm para flamuri kuq e zi e popullit të shqiponjave.

“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave.

Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj.

LEXO EDHE:  Balla i përgjigjet Metës/ Rruga europiane e Shqipërisë nuk pengohet për interesa personale

Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parate e oligarkëve”, theksoi Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha braktis protestën/ Nuk pret të dëgjojë fjalimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Ish kryministri Sali Berisha ka braktisur protestën e thirrur nga presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

Berisha zbriti në Bulevard vetëm pak minuta para fillimit të protestës,por ka zgjedhur të largohet para se të merrte fjalën presidenti Meta.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha paralajmëroi se “sot shënohet fillimi i fundit të narkoshtetit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të të vdesin prindërit e të mos shkosh dot”/ Budina para protestuesve tregon ëndrrën e para 30 viteve

Publikuar

-

Nga

Regjisori Edmond Budina ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Budina u shpreh se edhe sot është e njëjta ëndërr e 30 vite më parë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa,

“30 vjet më parë ne kishim një ëndërr ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa. Mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë përsëri Shqipërinë si gjithë Europa për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re e cila mundohet ta përdhosë vendin. I vihem në krah presidentit për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që e kanë uzurpuar.
Nuk vij si përfaqësues i Metës apo i ndonjë partie politike, kam ardhur për të mbrojtur demokracinë”, u shpreh Budina.

Më tej ai ka treguar se ka qenë emigrant dhe e di ç’ do të thotë të të vdesin prindërit e të mos shkosh dot.

LEXO EDHE:  “Europa skeptike për negociatat”/ Lubonja akuza Ramës

LEXO EDHE:  “Meta merr pjesë në seancën e dhurimit të gjakut/ “Lumturi është më mirë të japësh, sesa të marrësh”

“Kur mos kesh per të ngrënë e të shohësh parlamentin e vendit tënd ku ata njerëz janë pasuruar në mënyrë të padrejtë në një kohë kur pensionistët s’ kanë para për ilaçet” , tha mes të tjerash Budina./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi veçohet nga Meta/ Proteston me Vasilin dhe Klajda Gjoshën

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në protestën e orgaanizuar nga Presidenti Ilir Meta pak minuta më parë.

Por ajo që vihet re është se Kryemadhi nuk ndodhet krah Metës, i cili është ngjitur në podium para Presidencës, por ndodhet në shesh bashkë me anëtarët e LSI-së.

Ajo shfaqet krah nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili dhe ish-deputetes Klajda Gjosha. Bashkëshortja e presidentit Meta ka dhënë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto nga manifestimi.

LEXO EDHE:  Meta zbardh bisedën me Lu/ Ja kur largohem nga politika  

LEXO EDHE:  Balla i përgjigjet Metës/ Rruga europiane e Shqipërisë nuk pengohet për interesa personale

“Sot të gjithë nën një flamur, flamurin Kombëtar”, shkruan ajo shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE